LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ Cirk me projektet e Ministrisë së Kulturës

Për te vlerësuar projektet qe do pranoheshin, sipas ligjit parashikohej krijimi i nje kolegjiumi prej 5 anëtaresh te cilët do te përzgjidhnin se cilët prej këtyre projekteve do te financoheshin nga ministria e kulturës.

15 Mars 2024, 22:41 Nga I.A

VIDEO/ Cirk me projektet e Ministrisë së Kulturës

TIRANË- Në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE shpesh pyesim veten sesi ne mund të jemi pjesë e Europës, duke qenë vetvetja? Si mund të ruajmë origjinalitetin dhe identitetin tonë kulturor në një botë me kufij gjithnjë e më të papërfillshëm? Si mund të jemi konkurrues përtej këtyre kufijve? Për të mos folur për detyrimin për të përmbushur të gjitha hapat në rrugën e tejzgjatur të hapjes së negociatave të anëtarësimit.

Një nga kapitujt më integrues të procesit ‘Screening’, ku ne jemi aktualisht, dhe jo më pak angazhues për nga rëndësia është dhe Kapitulli 26: Arsimi dhe Kultura.

Në këtë kuadër, në vitin 2020 Ministria e Kulturës bëri thirrjen e pare për të gjithë organizatat dhe personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj që veprojnë në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore për të paraqitur projekt-propozimet e tyre nën moton: ‘E ardhmja është në origjinë’.

Për te vlerësuar projektet qe do pranoheshin, sipas ligjit parashikohej krijimi i nje kolegjiumi prej 5 anëtaresh te cilët do te përzgjidhnin se cilët prej këtyre projekteve do te financoheshin nga ministria e kulturës. Po cilët janë anëtarët e Kolegjiumit që përzgjedhin projektet fituese dhe a i plotësojnë ata kriteret për te qene pjese e vlerësimit?

Në përgjigjet me shkrim që morëm nga ministria e Kulturës, kuptojmë menjëherë se disa nga projektet e paraqitura janë në konflikt të thellë interesi, ku palët përfituese, janë njëkohësisht në rol vlerësues ose ne pozicione te tjera vendimmarrëse. Është disi e ngjashme me një provim ku nxënësi fillimisht përgjigjet përballë katedrës dhe më pas ulet në tavolinë dhe i vendos notën vetes së tij. Gjithashtu mes shumë projekt-propozimeve u ndeshëm disa herë me të njëjtat projekte përfituese të paraqitura nga të njëjtat OJF për çdo vit.

Pra, një lloj monopoli. Si ne rastin e projektit Albania Dance Meeting Festival i propozuar nga shoqata Albania Dance Meeting qe ishte shpallur fitues nga Ministria si në vitin 2021 për shumën 4 milion e 800 mije leke te vjetra, ne vitin 2022 me 5 milion, dhe gjithashtu në vitin 2023 duke përfituar 10 milion e 500 mije leke. Per tu bere konkretë, shoqata Albania Dance Meeting është themeluar me vendim 1814, datë 14.12.1998 me bashkë-themelues zotin Gjergj Prevazi.

Nëse shohim e ministrisë se Kulturës në të cilën janë publikuar emrat e anëtarëve të Kolegjiumit që do të vlerësonin dhe zgjidhnin projektet fituese për vitin 2023 kuptojmë se diçka nuk shkon. Mes emrave është edhe ai i zotit Gjergj Prevazi, përfituesit të projekteve te njëpasnjëshme nëpërmjet shoqatës qe ai drejton.

Në bazë të dokumentacionit të vënë në dispozicion nga Ministria e Kulturës, rezulton se për tre vite me radhë nga viti 2021, Albanian Dance Meeting ka përfituar në total një shumë prej rreth 21 milion lekësh. Të paktën në një rast, atë të vitit 2023 zoti Prevazi është në konflikt të hapur interesi, sepse njëkohësisht ka aplikuar me shoqatën e tij, dhe më pas ka miratuar projektin duke qenë anëtar i Kolegjiumit.

Njëkohësisht, edhe nëpërmjet një tjetër shoqate të quajtur Albanian Dance Theatre & Co, në të cilën zoti Prevazi është drejtues, ka fituar projekte të njëpasnjëshme nga thirrjet e Ministrisë. Le ta bejme më të qartë: Në një thirrje të vetme për projekte, ai fiton në të dy krahët.

Historia e këtyre Kolegjiumeve, na mëson se anëtarë zgjidhen studiuesit më të mirë dhe profesionistë që kryejnë kërkime në disiplinat e fushës së tyre të studimit. Padyshim që z. Prevazi, me eksperiencën e tij prej më shumë se 25-vite në krye të shoqatës Albania Dance Meeting, i plotëson këto kritere.

Për këtë nuk kemi asnjë pikëpyetje por a mund të vlerësojë dhe zgjedhë me paanësi anëtari i Kolegjiumit Gjergj Prevazi projektin fitues të paraqitur nga shoqata që ai prej më shumë se 25-vite ka themeluar dhe në të cilën vazhdon të jete drejtues?

Zotëria në fjalë përgjigjet se ka dhënë dorëheqje nga shoqata që në muajin Shkurt 2023, madje duke na dërguar një letër dorëheqjeje dhe një vërtetim nënshkrimi noterial. Letra pretendohet që të jetë firmosur në Janar 2023, ndërkohë që vërtetimi i nënshkrimit është bërë në muajin Gusht. Ndërsa vlerësimi i projekteve, mes të cilëve është shpallur fitues edhe ai i shoqatës së zotit Prevazi, është bërë në muajt Janar Shkurt, pra rreth 7 muaj përpara dorëheqjes zyrtare, e cila në realitet ende nuk është finalizuar në gjykatë.

Pra, në bazë të ligjit, ende sot e kësaj dite, drejtues i shoqatës Albanian Dance Meeting, njihet zoti Gjergj Prevazi. Çdo pretendim tjetër është ligjërisht i pabazuar.

Ky është rasti tipik i abuzimit grotesk me fondet publike nga funksionarë të lartë të institucioneve publike në Shqipëri. Kur sheh konfliktin e interesit me vlera të vogla dhe me fondet që jepen për afruar të Shqipërinë në komunitetin e Bashkimit Europian, çfarë mund te ndodhe në rastet e tjera?!

Marrë nga Syri.net

screening albanian dance theatre & co gjergj prevazi

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi