LIVE UPDATES
Politike

VOA: Hetimet për koncensionin e sterilizimeve s'kanë përfunduar ende! Në 'sitë' 2 ish-ministra

Hetimet janë përqëndruar mbi procedurat e dhënies së koncensionit prej 100 milionë eurosh për 10 vjet, pas dyshimeve për shpërdorim detyre, mashtrime dhe falsifikim dokumentash.

15 Mars 2024, 18:44 Nga h.k
VOA: Hetimet për koncensionin e sterilizimeve s'kanë
Foto ilustruese

TIRANË-I pyetur nga Zëri i Amerikës mbi ecurinë e hetimeve për sterilizimin, SPAK-u konfirmoi zyrtarisht se hetimet e kësaj çështjeje janë aktualisht drejt përfundimit, por ende vijojnë dhe nuk kanë përfunduar.

“Hetimet për koncensionin e sterilizimeve kirurgjikale në spitale nuk janë mbyllur ende, por janë drejt përfundimit”, tha sot për Zërin e Amerikës, Prokuroria e Posaçme.

Hetimet janë përqëndruar mbi procedurat e dhënies së koncensionit prej 100 milionë eurosh për 10 vjet, pas dyshimeve për shpërdorim detyre, mashtrime dhe falsifikim dokumentash.

SPAK-u ka arrestuar prej 7 muajsh zëvendës-ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, ndërsa mban si person nën hetim ish ministrin e shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Nga gushti i vitit të kaluar, kur arrestoi ish zëvendës ministrin Rrjepaj dhe biznemenin Rrapaj, SPAK-u po heton mbi shkeljet e dyshuara në procedurat e koncensionit për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale në spitalet shtetërorë, i cili iu dha kompanisë SaniService si fitues nga ministria e Shëndetësisë në dhjetor 2015, pra mbi 8 vjet më parë.

Rrjepaj dyshohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash në bashkëpunim, ndërsa Rrapaj, biznesmeni që fitoi koncensionin, u arrestua nën dyshimet pë mashtrim me pasoja të rënda.

Ndërsa 6 zyrtarë dhe ekspertë, edhe pjesëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave janë po ashtu nën të njëjtat akuza për falsifikime dokumentash dhe shpërdorim detyre.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e orientoi SPAK-un, që të zgjeronte hetimet edhe për ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, si dhe 4 zyrtarëve të tjerë, që kanë patur dijeni e lidhje për këtë koncension, nëse kanë kryer shkelje ligjore.

Person nën hetim për shpërdorim detyre është edhe ish ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili çdo të premte paraqitet në SPAK për pyetje dhe komunikime të tjera, ndërsa iu ndalua udhëtimi jashtë vendit.

Ai po hetohet për shpërdorim detyre, ndërsa Gjykata e Posaçme ka vlerësuar se ekziston dyshimi, bazuar në faktet penale, që zoti Beqaj ka konsumuar edhe elementë të falsifikimit të vulave dhe formularëve dhe se ai ka qenë në dijeni të plotë të gjithë procedurave dhe dokumentave, ku ka lejuar të pasqyrohen në studimin e fizibilitetit të dhëna të rreme lidhur me kostot e projektit dhe më pas u zgjodh koncensioni si procedurë më e favorshme se sa prokurimi publik.

Zoti Beqaj nuk i ka pranuar akuzat, ndërsa hetimet flasin për fryrje në llogaritjet e kostove të sterilizimit, për të cilat ai dyshohet se si ministër i ka toleruar dhe nuk ka ndërhyrë për t’i anulluar.

Ish ministri dyshohet se nuk mori masa për të vënë në punë Qendrën shtetërore të sterilizimit, as nuk vlerësoi nëse funksionimi i asaj qendre, pa ia kaluar koncensionarit, do të ishte më me leverdi ekonomike se sa kontrata e Partneritetit Publik-Privat, e cila parashikon sterilizim të personalizuar të pajisjeve kirurgjikale.

Zoti Beqaj dyshohet se nuk ka vepruar për të shmangur konfliktin e interesit mes zëvendësit të tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, të cilët kishin njohje prej një kohe të gjatë.

Prokuroria e Posaçme sekuestroi në shkurt disa pasuri të biznesmenit Ilir Rrapaj, 40 për qind të aksioneve të kompanisë SaniService, dy kompani ku ai është aksioner, dy llogari bankare, 13 automjete dhe një apartament banimi.

Ditët në vazhdim mbetet për t’u parë ecuria e hetimeve mbi çështjen, e cila fillimisht u regjistrua para tre vitesh nga SPAK-u si procedim mbi koncensionin e dhënë nga ministria e Shëndetësisë për sterilizimet mjekësore, që përfshin veprat penale “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim, si dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, disa nga të cilat nuk shihen deri tani në akuzat për të dyshuarit nën arrest./VOA

koncesionet

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet