LIVE UPDATES
Politike

"Nata e mbrëmshme ka ndryshuar fatet e Shqipërisë," Berisha: Si do të ketë fytyrë Edi Rama të mbajë ende peng me gjykatat e tij vulën e PD-së për Lul Bravën

Berisha fjalën e tij u shpreh se nata e mbrëmshme ka ndryshuar fatet e Shqipërisë dhe se kryeministri, Edi Rama nuk do të thojë dot më se opozita është e dobët pas uraganit të djeshëm.

21 Shkurt 2024, 19:10 Nga N.F
"Nata e mbrëmshme ka ndryshuar fatet e Shqipërisë,"
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur sot para mbështësve të tij ka komentuar protestën e zhvilluar dje pranë Kryeministrisë. Berisha fjalën e tij u shpreh se nata e mbrëmshme ka ndryshuar fatet e Shqipërisë dhe se kryeministri, Edi Rama nuk do të thojë dot më se opozita është e dobët pas uraganit të djeshëm.

Ai më tej në fjalën e tij u shpreh se si do të ketë fytyrë Edi Rama, të mbajë ende peng me gjykatat e tij vulën e PD-së për Lulzim Bashën. Berisha tha se çdo mashtrim në të cilin Rama e bazonte luftën e tij kundër opozitës është shembur mbrëmë dhe se me shembjen e këtyre mashtrimeve ka nisur dizintegrimi i klanit kriminal të rilindjes.

Fjala e plotë:

Nata e mbrëmshme ka ndryshuar fatet e Shqipërisë. Katër arritje kryesore shënoi uragani i 20 shkurtit. E para; ju mbrëmë me uraganin tuaj shembët piramidën e mashtrimit të Edi Ramës dhe ja dogjët të gjitha ata miliona euro që kishte shpenzuar në luftën kundër opozitës. Pas natës së djeshme, Edi Rama nuk mashtron dot as njerëzit e tij më të afërt e jo më shqiptarët. Me ç’fytyrë do të ju thotë ai shqiptarëve, pas uraganit të djeshëm se opozita është e dobët, se Sali Berisha është i izoluar. Me ç’fytyrë do tu thotë Edi Rama shqiptarëve, se shqiptarët e duan, ndërkohë që ata dolën në uraganin më të madh që mbahet mend, pikërisht kundër aleancës së qelbësirave me në krye Edi Ramën. Si do të ketë fytyrë Edi Rama, të mbajë ende peng me gjykatat e tij vulën e PD-së për Lul Bravën.


Çdo mashtrim në të cilin Edi Rama e bazonte luftën e tij kundër opozitës, mbrëmë është shembur dhe me shembjen e këtyre mashtrimeve ka nisur dizintegrimi i klanit kriminal të rilindjes, i sektit kriminal të rilindjes. Do ta shihni shpejt, socialistët e ndershëm do të zgjohen dhe do të kuptojnë se Edi Rama dhe rilindja ua ktheu partinë e tyre në një shpellë krimi. Miq mbajeni mend këto fjalë. Do ta shihni se si në fund, rilindja do të reduktohet në vetëm dy njerëz. Në dy njerëz, Edi Rama dhe Lulzim Brava. A e dini pse? Sepse janë të vetmit që edhe në fund besojnë në mashtrimet e tyre. Rama beson se e duan shqiptarët, ndërsa Brava beson se i takojnë fondet publike të PD-së për ti përdorur për qëllimet e tij. Arritja e dy e madhe e uraganit të 20 shkurtit, është jehon ndërkombëtare e jashtëzakonshme e tij.


Vlerat e kësaj jehone janë të shumëfishta. Nga njëra anë, secili nga pjesëmarrësit, secili nga ju, është parë nga publiku i vendeve të lira, SHBA, Gjermani, Italisë, Francë, Spanjë, Japonisë, Australisë, vendeve veriore si një luftëtari i votës së lirë, i pluralizmit, i antikorrupsionit, pra si qëndrestar i kauza të drejta. Nga ana tjetër kjo jehonë paraqiti para gjithë botës Edi Ramën, si njeriu që dhunon zgjedhjet e qytetarëve shqiptarë, që arreston për motive politike, pa asnjë provë, fakt, dokument njëlloj si në Rusi dhe Teheran, Ugandë apo Tunizi, kryetarin e opozitës nga frika apo tmerri se ai kurrë nuk i fiton dot më zgjedhjet në këtë vend.


Por nga ana tjetër, kjo jehonë e jashtëzakonshme e uraganit të 20 shkurtit, u faktoi qytetarëve, parlamentarëve, qeverive në mbarë botë, se Edi Rama u mohon të drejtat kushtetuese parlamentarë të opozitës, nuk lejon krijimin e komisioneve hetimore parlamentare, për të hetuar vjedhjet e tij të mëdha me djegësat, sterilizatorët, PPP-të, portin e Durrësit, parkun e Butrintit.
Për të hetuar 140 udhëtimet e tij në 18 muaj me avion taksi që niset nga Rinasi jashtë çdo kontrolli dhe me të cilin thuhet se transportohen me baule diplomatike, qindra ton drogë dhe qindra milionë euro të vjedhura shqiptarëve, dhe qindra milionë narko euro të klaneve të tij narkotrafikante. Ai nuk lejon hetimin e tij sepse është i zhytur kokë e këmbë në krime monstruoze.

berisha edi rama pd protesta e opozites

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj