LIVE UPDATES
Politike

Protesta e opozitës, Berisha thirrje policisë: Mos prekni protestues paqësor, nuk mund të imagjinoni ato që do të pësoni

Berisha fjalën e tij e nisi me një falënderim dhe mirënjohje për ata që ishin të pranishëm në protestë ndërsa shtoi se mbrëmë pas një dekade Shqipëria ka fjetur e buzëqeshur.

21 Shkurt 2024, 18:55 Nga N.F

Protesta e opozitës, Berisha thirrje policisë: Mos prekni protestues

Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur sot para mbështësve të tij ka komentuar protestën e zhvilluar dje pranë Kryeministrisë. Berisha fjalën e tij e nisi me një falënderim dhe mirënjohje për ata që ishin të pranishëm në protestë ndërsa shtoi se mbrëmë pas një dekade Shqipëria ka fjetur e buzëqeshur.

Berisha më tej gjatë fjalës së tij iu drejtua dhe policisë ku kërkoi lirimin e protestuesve të arrestuar mbrëmë dukë iu bërë thirrje të mos zbatojnë urdhra të ministrave kriminale.

Fjala e plotë:


Mbrëmë luani u zgjua, mbrëmë pas një dekade e përlotur, nëna Shqipëri ka fjetur e buzëqeshur.
Këtë buzëqeshje ia dhuruat ju. I mbaj mend ditët e para të janarit, fjalët e para të thëna këtu.
Më kujtohet se jam shprehur para jush, sa herë ju shoh nga kjo dritare ndjeja se frynte era e ndryshimit. Është thuajse hyjnore të shohësh se në vetëm 50 ditë, një erë, ajo erë mbrëmë ishte kthyer në një uragan të pandalshëm ndryshimi. Me guximin tuaj, sakrificën tuaj, fjalimet tuaja të zjarrta, plotë patos, frymëzuese, ju rrugën e Shpresës e shndërruat në uraganin e Shpresës, bulevardin, Tiranën, Shqipërinë e shpresës.


Prandaj dhe sonte dua të nis fjalën time me një falënderim dhe mirënjohje të pakufishme ndaj jush. Një falënderim për të gjithë ju guximtarë që në ditët më të vështira për opozitën nuk u trembët, qëndruat të palëkundur për kauzën e drejtë që ju besoni. Një falënderim për të gjithë ju, që dhe në ditët më të vështira qëndruat këtu, në çadra, pa çadra, në shi, acar, për të vrarë frikën tek shqiptarët. Një falënderim sonte nga ju atyre qindra e mijëra shqiptarëve, që mbrëmë si shqiptarë të vërtetë mbushën bulevardin e kombit në një kohë që kundra tyre ishte tentuar çdo lloj forme presioni, frike dhe intimidimi. Si shqiptarë të vërtetë ju nuk u mashtruat, nuk u frikësuat, por ju mbrëmë qëndruat dhe dhatë të qartë mesazhin për Shqipërinë dhe botën se jemi këtu, në këmbë, se jemi në misionin tonë në betejë pa kthim, për votën e lirë, dinjitetin tonë, pluralizmin, demokracinë, për veten, familjet tona, për të ardhmen e rinisë dhe Shqipërisë.


Faleminderit shumë miq, mirënjohje të pakufishme të të gjithëve ju që me guximin, entuziazmin, energjinë vullkanike e bëtë më të bukur, më madhështore se kurrë, kryeqendrën e vendit, inauguruat për qytetarët shqiptarë misionin shenjtë të kthimit të votës së lirë tek shqiptarët dhe fitoren plebishitare të opozitës. Një vlerësim të veçantë kam për drejtuesit qendror dhe lokalë të PD dhe të gjithë organizatorët e uraganit që në 20 shkurt, ktheu Shqipërinë në rrugën e fitores.
Për të gjithë anëtarët, simpatizantët, mbështetësit tanë që u mblodhën dje në Tiranë, se bashku me popullin opozitar dhe ndryshuan historinë.


Një vlerësim të veçantë për deputetët e PD që nisën të parët betejën pa kthim në parlament dhe të mosbindjes civile dhe me një akt përgjegjësie të lartë, vendosën të bashkohen në diversitet, nën çatinë e shtëpisë së tyre, rigjallëruan gjithë familjen tonë të madhe dhe jo vetëm.
Bashkimi në diversitet i deputetëve të PD, ka futur tashmë politikën dhe demokracinë shqiptare në një epokë të re, frytet e së cilës do ti shihni taman, kur ne të kthehemi në pushtet.
Një mirënjohje të veçantë për të gjithë aleatët tanë opozitarë për kontributin e tyre.
Bashkimi ynë është fitorja e Shqipërisë.

Të dashur miq! Unë në emrin tuaj dua të ju dërgoj një përshëndetje dhe ti përqafoj të gjithë ata qëndrestarë të cilët u arrestuan barbarisht dhe u keqtrajtuan nga banditë me uniformë dhe tu them se, të gjithë ne jemi me ju dhe të paralajmëroj banditët, mos prekni protestues paqësor sepse do të ndaheni shumë keq. Mos prekni protestues paqësor se nuk mund të imagjinoni ato që do të pësoni. Mosbindja civile nuk njeh forcë dhe kufi që nuk mposht. Mos zbatoni urdhra të ministrave kriminale që mbrojnë krimet e tyre. Lironi menjëherë protestuesit paqësor.

berisha protesta e opozites

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri