3 Tetor 2023, 20:56
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- NATO duhet të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës ose të përballet me dhunën e vazhdueshme midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve në rajon. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në një intervistë për “The Financial Times”, ku e quajti situatën në Kosovë një pikë të nxehtë.
“Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve veriu i Kosovës është bërë toka e askujt, ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”, tha Rama.
NATO tha se do të vendoste sa më shumë trupa paqeruajtëse të nevojshme për të stabilizuar situatën, ndërsa Gjermania dhe Britania e Madhe tashmë kanë premtuar dislokimin e qindra ushtarëve në krye të forcës ekzistuese prej 4 500 trupash për të mbajtur rajonin nën kontroll. Rama përkrahu një konferencë të nivelit të lartë që përfshinte liderët e Francës dhe Gjermanisë dhe riangazhimin e SHBA-së.
“Kjo është mënyra më e mirë për të dalë nga kjo çmenduri e pafund”, tha ai.
Kryeministri u shpreh se ai kishte tërhequr tashmë vëmendjen për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Kosovë gjatë një samiti të NATO-s, në korrik.
“Qëllimi ishte njohja e plotë e Kosovës në BE dhe në Kombet e Bashkuara. Nuk është e lehtë të ndryshosh rrjedhën e historisë, kjo kërkon lidership”, tha ai.
Por, duke pasur parasysh kërcënimin në rritje të sigurisë jo vetëm për shqiptarët në Kosovë, por edhe për rajonin në tërësi, Rama tha se gjërat duhen thënë troç.
“Paqëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor i shërben interesave të Moskës. Kremlini do të dëshironte gjithashtu të shihte një Donbas të vogël në Kosovë dhe të ndizte një zjarr separatizmi në mes të Evropës”, tha Rama.
Ndërsa ai nuk dha asnjë provë për përfshirjen ruse në shpërthimin e fundit të tensioneve, Rama tha se ndërhyrja e Kremlinit ishte deduktimi më i thjeshtë që mund të bënte.
“Ata e bëjnë këtë në të gjithë botën, nga Afrika në Lindjen e Mesme, kështu që sigurisht që do të provojnë edhe në Evropë. . . Kosova ka qenë gjithashtu një mjet për rusët”, theksoi Rama.
nato edi rama the financial times tensione në veri të kosovës
Politike
3 Tetor 2023, 19:03
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka bërë thirrje SPAK që t...
Politike
3 Tetor 2023, 18:21
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse vazhdojmë me këto ritme deri në dhjetor, në Shqipëri mu...
Politike
3 Tetor 2023, 17:09
I.A
Ambasada Amerikane
TIRANË- Ambasada Amerikane ka komentuar raportin e OSBE/ODIHT për zgjedhjet e 14 majit. Me anë të një postimi n...
Politike
3 Tetor 2023, 15:20
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka bërë thirrje Lulzim Bashë...
Politike
3 Tetor 2023, 15:20
h.k
Gazmend Bardhi
TIRANË-Gazmend Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka dal paraditen e sotme pas mbledhjes së deput...
Politike
3 Tetor 2023, 15:03
r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur pas takimit të deputetëve të opozitës zhvilluar dit...
Politike
3 Tetor 2023, 14:56
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Sali Berisha Kryetari I Partisë Demokratike ka folur paraditen e sotme për mediat, pas mbledhjes së Grupit P...
Politike
3 Tetor 2023, 13:31
A.B
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ngriti shqetësimin për rendin dhe sigurinë në vend. Gj...
Politike
3 Tetor 2023, 12:02
r.ll
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka deklaruar se Komisioni i Ligjeve do të marrë sot në shqyrtim propozimin e Partis&...
Politike
3 Tetor 2023, 11:52
r.ll
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve është votuar nga deputetët në parim projektligji q&eu...