LIVE UPDATES
Politike

“Ndëshkoni me votë ata që vjedhin”/ Belind Këlliçi prezanton para Demokristianëve 5 prioritetet për Tiranën 

Këlliçi u zotua edhe para demokristianëve, se pas 14 majit do të punojë për realizimin e premtimeve.

30 Prill 2023, 10:27 Nga A.B
“Ndëshkoni me votë ata që vjedhin”/ Belind
Belind Kellici

TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ishte i pranishëm në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokristiane, një ndër partitë formuese të këtij koalicionit.

Në takimin e zhvilluar me strukturat në kryeqytet, lideri i kësaj partie, Nard Ndoka, e cilësoi Belind Këlliçin një misionar, jo vetëm për të ndryshuar Tiranën por edhe një misionar politikë, për të sjellë një model të një politikani të ri dhe të suksesshëm në shërbim të qytetarëve. Nga ana tjetër, Këlliçi u zotua edhe para demokristianëve, se pas 14 majit do të punojë për realizimin e premtimeve. Një ndër to, është ai për transportin publik falas, që sipas Belind Këlliçit do t`u lehtësojë jetesën 200 mijë qytetarëve në ditë.

"Kjo që ndodh me Tiranën është e pafalshme. Ndaj premtimet e mija targetojnë sigurisht, uljen e kostove të jetesës në mënyrë të padiskutuesheme, duke filluar nga një masë që prek 200 mijë qytetarë në ditë. Ua them këtu, nga ky takim me Demokristianët, autobusi pas 14 majit do të jetë falas pa pagesë. Kjo është e realizueshme. A e dini çfarë benefiti është kjo për qytetarët? Janë 200 mijë qytetarë në ditë në Tiranë që përdorin shërbimin e autobusit. Për ato familjet që janë në kushte të vështira ekonomike, për ato familje që u duhet të marrin dy linja urbani në ditë për të shkuar në vendin e punës, kjo masë u kursen 52 mijë lekë në muaj”-tha Këlliçi.

“Ndëshkoni me votë ata që vjedhin”/ Belind
 
Para demokristianëve në Tiranë, Belind Këlliçi përsëriti dhe njëherë ftesën për rivalin e tij në këtë garë, kryebashkiakun aktual të Tiranës, Erion Veliaj, për të përballur platformat e tyre për drejtimin e kryeqytetit.

Dhe gjej rastin përsëri këtu nga platforma e Demokristianëve, t`i shtroi dorën për një ftesë Erion Veliajt, për të ardhur në debat publik, për të ardhur këtu me ju, për ta zgjedhur ai vendin, orën, mediat, platformën, pyetjet, çështjet për çfarë të dojë ai. Duke nisur nga edukimi ynë, për të vazhduar te problemet e Tiranës, për të folur për qytetarët”,-u shpreh Belind Këlliçi.

Në fund, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, pati dhe një apel drejtuar gjithë qytetarëve të Tiranës, duke u kërkuar të mos shesin votën apo të intimidohen për shkak të ruajtjes së vendit të punës. Belind Këlliçi tha se 14 maj është një ditë e rëndësishme për të ndëshkuar me votë këdo që vjedh apo tallet me qytetarët.
 
“Dhe i bëj një apel nga këtu të gjithë qytetarëve: marrëdhënia me votën duhet të jetë e shenjtë, mos u intimidoni. Unë e di që ka një presion të jashtëzakonshëm  ndaj administratës publike. Unë e di që ka një represion total ndaj atyre që janë në punë për të mos votuar Belind Këlliçin në datën 14 maj. Unë e di që Erion Veliaj po i këron me lista me nga 10 punonjës të gjithë drejtorëve  të tij në Bashkinë e Tiranës për të mbajtur vendin e punës. Po kur të shkoni te kutia e votimit jeni vetëm ju dhe Zoti, askush tjetër. Mos e shisni shpirtin për 50 mijë lekë apo për vendin e punës. Mendoni katër vitet e ardhshme, mendoni të ardhmen e këtij qyteti. I ndëshkoni me votë ato që tallen me ju, i ndëshkoni me votë ata që vjedhin çdo ditë. E nëse Belindi nuk mban premtimet pas 14 majit, ndëshkoni edhe Belind Këlliçin më vonë”-u shpreh Belind Këlliçi.
 
Belind Këlliçi prezantoi para anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokristiane, 5 prioritetet e tij për drejtimin e Tiranës, duke vënë theksin te: transporti publik falas, ulja e taksave për biznesin e vogël dhe të mesëm, hapja e nënkalimit te “Sheshi Skënderbej”, ndërtimi i 500 oazeve të gjelbërta apo dhe ndërtimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve në çdo njësi të Tiranës. Edhe në këtë takim, Belind Këlliçi përsëriti premtimin se Teatri Kombëtar do të ndërtohet në vendin ku ishte dhe siç ishte, ndërsa tha se veç tij, do të ndërtohet edhe një tjetër teatër në kryeqytet./Dosja.al

belind kellici


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj