LIVE UPDATES
Politike

“Terrorizëm politik, ka kaluar në fazën e degradimit të plotë “, Boçi i përgjigjet Ramës: Dikur dilte si qaraman, sot hedh baltë vetë

Boçi komentoi dhe deklaratat e fundit të kryeministrit gjatë fushatës se nuk do mbështesë financiarisht bashkitë që fitohen nga opozita, duke thënë se ky është terrorizëm politik dhe se ai ka detyrim ligjor që të ndihmojë financiarisht këto institucione.

29 Prill 2023, 18:48 Nga I.A
“Terrorizëm politik, ka kaluar në fazën e degradimit
Luçiano Boçi

TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi ka folur në lidhje me fushatën elektorale deri më tani. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Boçi u shpreh se kërkon që të operojë me projekte konkrete. Po ashtu u shpreh se kërkon të fikë inceneratorin e Elbasanit, i cili sipas tij po funksionon si grumbullues i madh plehrash dhe kontaminon zonën përreth.

Boçi komentoi dhe deklaratat e fundit të kryeministrit gjatë fushatës se nuk do mbështesë financiarisht bashkitë që fitohen nga opozita, duke thënë se ky është terrorizëm politik dhe se ai ka detyrim ligjor që të ndihmojë financiarisht këto institucione.

“Politika deri tani ka operuar me premtime shabllone për qytetarët, ne duam të operojmë me projekte konkrete. Ne e ndërtojmë komunikimin me qytetarët në mënyrë që paradite të jemi derë më derë, ndërsa pasdite vijojmë me takime publike. Platforma ka shumë rëndësi për kandidaturën. Bashkia duhet të jetë jo vetëm shërbyese, por edhe promotorë e qytetit si një atraksion turistik dhe pjesë e trekëndëshit ekonomik Tiranë-Durrës-Elbasan. Unë dua ta fik inceneratorin e Elbasanit pasi funksionon si grumbullues i madh plehrash. Menaxhimi i tyre duhet bërë sipas standardeve të BE-së. Incenerimi si është sot në vend është teknologji e vjetruar që përdorej në Evropë para 30 vitesh. Elbasani ka një pamje jo të duhur pasi bashkia kujdeset për territorin e saj dhe grumbullon gjithë mbetjet e bashkive të tjera të qarkut. Inceneratori jo vetëm që helmon, por është kundër asaj për të cilën u premtua se do funksiononte. Sot kemi një mal me plehra që kontaminon zonën përreth. Taksat po i ulim sepse sipas bilanceve bashkia performon më mirë. Shqetësuese mbeten rrugët që janë të pashtruara prej vitesh. Në ish-komunat situata është katastrofale. Rreth gjysma e rrugëve dytësore nuk janë trajtuar. Nuk ka kanalizime për ujërat e zeza. ndriçimi i rrugëve mbetet problematik.

Si ka mundësi që një kryeministër që merr votën siç pretendohet bën deklarata të tilla që nuk do mbështesë bashkitë. Dikush tha që është terrorizëm politik, nuk mund të përdoret ky fjalor. Terrorizmi politik në vend aplikohet në disa forma, ka kërcënime për fondet, mënyra e sjelljes me administratën, etj. Kryeministri ka detyrim ligjor që pjesën e taksave të qytetarëve t’ua kthejë në formë grantesh. Pjesa tjetër është performanca e bashkisë. Kryeministri bën autogolin e vetë me këtë deklaratë. Nuk ka logjikë politike e nuk ka moral njerëzor. Nëse vazhdon me fjalorin e tij normal ka dhe rrugë ligjore. Nuk është në kulturën time politike dhe etike që të kthehem në të njëjtën formë për deklaratat e këtij kryeministri. Ishte ky kryeministër që dilte si qaraman në vitin 2013 dhe thoshte se ndaj tij është hedhur aq baltë sa familjarët e tij janë fshehur dhe më është dhimbsur me të vërtetë. Më vjen keq që është po ky që këtë pasojë të tijën për baltën e shndërron dhe bëhet në rolin e hedhësit të baltës. Vërtetë jemi politikanë, por edhe unë kam familjen dhe integritetin tim. Kjo është fazë e degradimit të tij të plotë. Ai që kërcënon shqiptarët se nuk do i financojë ka marrë fund, rrëzimi i tij do jetë pa kthim”, u shpreh ai.

luçiano boçi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj