29 Prill 2023, 13:30
Nga a.l
Edi Rama
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral me qytetarët në Gjirokastër, ku shprehu bindjen se opozita nuk duhet të ketë më shansin për të qeverisur. Ai gjithashtu u shpreh para socialistëve se Bashkitë që drejtohen nga e djathta janë simbol i papastërtisë, ndërsa përmendi, Libohovën dhe Shkodrën. Kreu i qeverisë, mes të tjerash, u bëri thirrje demokratëve që të 'kalojnë gardhin' dhe të votojnë PS-në.
“Çfarë përbuzjesh pati nga ata që kërkojnë sot votën, që nuk duhet të kenë asnjë shans, jo sot por asnjëherë. Po bëjmë fushatë krejt ndrydhe nga të tjerët, me shumë më pak shpenzime për propagandën elektorale dhe një pjesë e shpenzimeve shkojnë për të mbjellë pemë. Më vjen mirë që në fund të kësaj fushate do të ngelen pemë. Kemi bërë rritjen të pagave, e cila sot ka nisur konkretisht. Nga prilli, deri në prillin e ardhshëm paga e mesatare do të jetë 900 euro, për të fuqizuar ekonominë. Ambicia jonë është paga minimale 60 mijë lekë.
Është koha e një kapërcimi të gardhit edhe për ata që janë mësuar të qëndrojnë në anën tjetër të gardhit, në emër të ndarjeve ideologjike, PS-PD. Nuk ka ‘ne-ata’ për të garantuar një fshat më të mirë apo për qytet kur bëhet fjala për vendin ku jetojmë. S’kemi pasur mundësi të drejtojmë Libohovën, ka qenë bastion i djathë. Bastion i djathtë do të thotë bastion i papastërtisë, i dembelizmit, i një klani, bastion ku plehrat rrinë dy-tre ditë, apo ku s’dihet ku shkojnë paratë. Shikoni Shkodrën, që në 20 e ca vite është e verbuar (bastion i djathtë). Shikojeni se sa e papastër është”, tha Rama.
Në fund të fjalës, kreu i qeverisë shtoi se në qarkun Gjirokastrës nuk e diskutojnë fitoren.
edi rama
Politike
29 Prill 2023, 12:55
k.m.
Kavajë
Bashkia e Kavajës është një nga zonat që ka kaluar nga një bastion i Partisë Demokratike në një th...
Politike
29 Prill 2023, 12:45
a.l
Ilir Meta
POGRADEC- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me personat me aftësi të kuf...
Politike
29 Prill 2023, 12:36
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë", Shefki ...
Politike
29 Prill 2023, 11:23
k.m.
Belind Këlliçi
5 prioritetet që sjellin ndryshimin në Tiranë, u diskutuan nga Belind Këlliçi me banorët e Lapr...
Politike
29 Prill 2023, 08:55
k.m.
Edi Rama dhe Agim Xhindoli
TIRANË- Sot është e shtunë, ditë kur edhe kryeministri Edi Rama nxjerr episodin e ri të podcastit ...
Politike
29 Prill 2023, 07:50
k.m.
Sali Berisha
SHBA- Një lider i opozitës shqiptare dhe ish-kryeministër i është drejtuar "K Street" për të kërkuar n...
Politike
28 Prill 2023, 23:25
k.m.
Edi Rama
GREQI- Kryeministri Edi Rama është pyetur në Athinë, teksa ka folur në Forumin Ekonomik të Delphit për gjuh&eum...
Politike
28 Prill 2023, 23:10
k.m.
Edi Rama në Greqi
GREQI- Kryeministri i vendit, Edi Rama mbrëmjen e sotme ndodhet në Greqi ku merr pjesë në Forumin Ekonomik &ldqu...
Politike
28 Prill 2023, 23:07
k.m.
Edi Rama
GREQI- Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në forumin e Delfit në Athinë, atje ku dha dhe një intervistë sa i takon...
Politike
28 Prill 2023, 22:48
Sondazhi i Euronews
85.3% e qytetarëve janë përgjigjur se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit dhe 13.5% e qytetarë...