LIVE UPDATES
Politike

Nga vjetërsia në punë, ilaçet dhe transporti falas/ Meta në Pogradec, shpalos programin për personat me aftësi të kufizuar

Ndër pikat kryesore që Meta premtoi se do të mundësojë për këta persona, ishin njohja e kujdestarisë, vjetërsia e punës, barnat, transporti falas, programet e edukimit dhe mësimit dhe terapitë e zhvillimit në Qendra të Dedikuara. 

29 Prill 2023, 12:45 Nga a.l
Nga vjetërsia në punë, ilaçet dhe transporti falas/ Meta
Ilir Meta

POGRADEC- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me personat me aftësi të kufizuara në Pogradec. Ai prezantoi programin e PL-së për personat me aftësi ndryshe. Ndër pikat kryesore që Meta premtoi se do të mundësojë për këta persona, ishin njohja e kujdestarisë, vjetërsia e punës, barnat, transporti falas, programet e edukimit dhe mësimit dhe terapitë e zhvillimit në Qendra të Dedikuara. 

FJALA E PLOTË: 

Fjala e plotë kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta në tryezën me personat me aftësi të kufizuar
- Ju falenderoj nga zemra që më ftuar të marr pjesë në këtë takim kombëtar të Shoqatës Shqiptare të Personave me Aftësi të Kufizuara, për të diskutuar së bashku për problematikat dhe shqetësimet tuaja.

- Sfidat me të cilat ju, dhe gjithë personat me aftësi të kufizuara përballen çdo ditë, janë të shumta dhe është detyrë e të gjithëve ne, të gjendemi pranë jush dhe t’ju mbështesim, duke bërë të pamundurën për të dhënë zgjidhje konkrete për to.

- Edhe pse Shqipëria ka ratifikuar Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, që në vitin 2012, ka shumë për të bërë në drejtim të përfshirjes reale të personave me aftësi të kufizuara dhe zgjidhjes së çështjeve të tyre.

- Ende kemi mbetur në nivelin e skemave të pagesave për shkak të aftësisë së kufizuar, por që ka problematika të mëdha, sepse nga një raport i fundit, që është bërë për personat me aftësi të kufizuar (Prill 2023), në Shqipëri ka rreth 140 mijë persona PAK dhe vetëm gjysma e tyre marrin ndihmë financiare dhe nga këta, vetëm 25% e tyre kanë një kujdestar.

- Ndërkohë në Shqipëri flitet shumë pak për punësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe mungon integrimi konkret dhe real në sfera të ndryshme, si në arsim, politikë, ekonomi etj.

- Edhe pse kemi një ligj për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara dhe kemi, po ashtu, një Ligj për Mbrojtjen nga Diskriminimi, vazhdojmë të kemi një përqindje të papërfillshme të punësimit të personave me aftësi të kufizuara.

- Sipas INSTAT, personat madhorë me aftësi të kufizuara në moshë pune, kanë 2 herë më tepër gjasa të jenë jashtë forcës së punës, sesa personat pa aftësi të kufizuar. Ndërkohë që PAK kanë nivel arsimor më të ulët, për shkak të mungesës së përshtatmërisë dhe ambienteve arsimore gjithëpërfshirëse.

- Mungesa e përshtatshmërisë në përgjithësi, në transport, teknologji, komunikim përbën një problem serioz për ta bërë punësimin të arritshëm, por edhe për të marrë shërbime të tjera të lidhura ngushtësisht me të, siç janë kurset e ndryshme të trajnimit apo formimit profesional.

- Sipas Eurostat, Shqipëria mban vendin e parë në Europë me përqindjen më të lartë të personave më aftësi të kufizuar, të cilët janë në rrezik të varfërisë apo përjashtimit social.

- Më shumë se 1 në 2 persona me aftësi të kufizuar në Shqipëri, ose 54,9% e tyre janë në rrezik varfërie, duke rezultuar shifra më e lartë mes vendeve të Bashkimit Europian. Ndërkohë mesatarja e BE-së llogaritet në 29.6%.

- Por çfarë bën qeveria jonë? Në vend të mbështesë punësimin e PAK dhe ta stimulojë atë me politika mbështetëse për biznesin privat, dhe veçanërisht të shtojë numrin e të punësuarve PAK në sektorin publik, ku ka edhe mundësi e akses të plotë, në buxhetin afatmesëm 2023-2025, qeveria parashikon të punësojë në sektorin publik, mesatarisht çdo vit, vetëm 70 persona nga grupet e pafavorizuara.

- Ndërkohë që fëmijët me aftësi të kufizuara në Shqipëri, sipas UNICEF, kanë akses të pamjaftueshëm në programet e identifikimit dhe ndërhyrjeve të hershme, të shërbimeve mbështetëse në komunitet, të kujdesit shëndetësor dhe arsimit të vërtetë gjithëpërfshirës. Ashtu si edhe familjet e tyre kanë një rrezik të lartë për të rënë në varfëri, pasi ju duhet të përballen me kostot e larta që sjell kujdesi ndaj fëmijëve PAK.

- Në Shqipëri ka shumë problematika dhe pakënaqësi nga persona PAK dhe familjarët e tyre, për vlerësimin e aftësive të individëve PAK nga Komisionet e Rivlerësimit të Aftësisë së Kufizuar, dhe për detyrimin e paraqitjes çdo vit përpara këtyre komisoneve, duke sjellë kosto të shtuara financiare për familjet dhe njëkohësisht ka mungesë të theksuar të shërbimeve rehabilituese apo riaftësuese.

- Partia e Lirisë, që në Konventën e saj të Parë Kombëtare në Tetor 2022, mori në konsideratë kërkesat e shoqatës suaj dhe të disa shoqatave të tjera të personave PAK, për mbështjen e qytetarët me dëmtime fizike e pluridifekte, që nuk mbulohen nga skema e sigurimeve shoqërore, duke përfshirë në programin e saj, si pagesën e sigurimeve shoqërore për kategorinë e ndihmësave të PAK dhe udhëtimin falas në sistemin e transportit ndër-qytetas me autobus dhe tren.

- Ndërkohë që Partia e Lirisë, gjatë kësaj periudhe, ka avancuar me propozime të tjera konkrete në ndihmë të kategorive PAK, qofshin ata fëmijë apo të rritur, siç janë: Kujdestaria; Terapitë e Zhvillimit në Qendra të Dedikuara; Programet e edukimit dhe mësimit; Trajtimi me barna, që dëshiroj t’jua bëj të ditur edhe juve.

1. Kujdestaria

Kujdestaria për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK) është një problem shumë delikat dhe që kërkon zgjidhje konkrete dhe të menjëhershme. Është fakt që pagesa për PAK dhe ndihmësit e tyre është mesatarisht 10,000 lek në muaj, një shumë që nuk ndihmon dot as për nevojat bazike të tyre. Ndërkohë që prindërit apo të afërm të tjerë, ju duhet të kujdesen në vazhdimësi për personat PAK, duke mos patur mundësi të punojnë dhe si rrjedhojë as të kenë vjetërsi punë.

Partia e Lirisë propozon njohjen e kujdestarisë dhe të vjetërsisë në punë për të gjitha kategoritë e Personave me Aftësi të Kufizuara, si dhe dyfishimin e pagesës mujore, si për PAK dhe për personat që kujdesen për ta.

2. Terapitë e Zhvillimit në Qendra të Dedikuara

Tirana sot ka vetëm 1 qendër të specializuar për PAK, ku shërbejnë specialistë të kësaj fushe e që financohet nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa 5 qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës janë multifunksionale, pra ju shërbejnë shumë problematikave si: shërbim mence, shërbime për nxitjen e punësimit, shërbime për parandalimin e riskut etj, problematika shumë të ndryshme nga specifikat e trajtimit të PAK dhe me kohë tepër të kufizuar dhe të pamjaftueshme për ta.


Partia e Lirisë merr angazhimin që me marrjen e drejtimit të Bashkisë së Tiranës dhe të Këshillit Bashkiak të planifikoj ndërtimin dhe shtimin e qendrave të dedikuara vetëm për Personat me Aftësi të Kufizuara, ku të bëhet, jo vetëm trajtimi i tyre, por në rradhë të parë diagnostikimi sa më i hershëm.

3. Programet e edukimit dhe mësimit

Programet e edukimit dhe të mësimit për fëmijët me çrregullime të spektrit autik dhe personave PAK kërkojnë infrastrukturë shkollore të përshtatëshme për ta. Për fat të keq, shkollat tona nuk ofrojnë realisht këto mundësi për edukimin dhe mësimin e këtyre fëmijëve.

-Partia e Lirisë angazhohet që do të marri masa të menjëhershme për krijimin e infrastrukturës së nevojshme, në kopështe e shkolla, për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke ofruar mjedise mësimore gjithëpërfshirëse dhe efektive.

-Partia e Lirisë angazhohet gjithashtu për shtimin e mësuesve mbështetës dhe specialistëve të dedikuar për fëmijët me aftësi të kufizuara, për të arritur raportin Një (1) mësues mbështetës/specialist të dedikuar për çdo fëmijë me aftësi të kufizuara.

4. Trajtimi me barna

Si pjesë e rëndësishme e trajtimit të personave PAK është edhe trajtimi me barna. Sot, për fat të keq, në Shqipëri rimbursimi i këtyre barnave është zero!

Partia e Lirisë angazhohet që të rimbursojë barnat që do të jepen nga mjeku për personat me aftësi të kufizuar, duke hequr kështu një barrë dhe kosto të lartë për familjet e këtyre personave.

5. Transporti publik falas

Ndërkohë i është dhënë përgjigje edhe një kërkese tjetër tuajës, që e gjithë kategoria PAK të ketë transportin publik falas. Kjo kërkesë është tashmë një premtim i kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, z. Belind Këlliçi, që do të bëhet realitet me marrjen e drejtimit të Bashkisë së Tiranës dhe të Këshillit Bashkiak.

6. Komisionet e Rivlerësimit të Aftësisë se Kufizuar

Për të lehtësuar kostot financiare të familjeve me PAK, por edhe për të siguruar një ndjekje të vazhdueshme e sa më të mirë të tyre, Partia e Lirisë propozon ndjekjen gjithëvjetore, nga ana e mjekut të familjes, sipas një protokolli të caktuar për këta persona në mënyrë që bën të mundur evitimin e daljes së përvitëshme përpara Komisonit të Rivlerësimit të Aftësisë se Kufizuar dhe duke mundësuar daljen përpara tyre një herë në 3 ose 5 vjet.

Rëndësia e angazhimeve tona do të sjellë një trajtim shumë më të plotë të gjithë kategorisë së Personave me Aftësi të Kufizuara, duke ju siguruar atyre një jetë më dinjitoze, përmirësim të dukshëm dhe natyrshëm një të ardhme shumë më të mirë.

Dëshiroj ta mbyll fjalën time më një thënië të njërit prej shkencëtarëve më të famshëm në botë, i cili ishte me aftësi të kufizuara, por që e kapërceu sëmundjen, për të paraqitur disa prej teorive shkencore më inovatore në shekujt e fundit, fizikanti britanik Stephen Haëking.

“Këshilla ime për njerëzit e tjerë me aftësi të kufizuara do të ishte, përqëndrohuni në gjërat që aftësia juaj nuk ju pengon të bëni mirë dhe mos ndjeni keqardhje për gjërat në të cilat ajo ndërhyn. Mos e kufizoni shpirtin tuaj nga gjendja juaj fizike”.

Ju faleminderit! 

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj