LIVE UPDATES
Politike

'Non grata' nga DASH! Berisha nuk dorëzohet, paguan ish-këshilltarin e presidentit Bush, Charlie Black po lobon në SHBA

Duket se kryedemokrati po sheh një 'rreze drite' për të hapur çështjen e tij me zyrtarët në Uashington.

29 Prill 2023, 07:50 Nga k.m.
'Non grata' nga DASH! Berisha nuk dorëzohet, paguan
Sali Berisha

SHBA- Një lider i opozitës shqiptare dhe ish-kryeministër i është drejtuar "K Street" për të kërkuar një hetim lidhur mbi rrethanat që çuan në ndalimin e hyrjes në SHBA dy vite më parë. Nuk bëhet fjalë për asnjë tjetër veç kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në vitin 2021, Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi se do i ndalonte Berishës dhe familjes së tij të udhëtonte në SHBA, duke e akuzuar ish-udhëheqësin për përfshirje në “akte korruptive, të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike me qëllim pasurimin e aleatëve të tij politikë dhe anëtarëve të familjes së tij.

'Non grata' nga DASH! Berisha nuk dorëzohet, paguan
Charles R. Black Jr.

Por pas aktakuzës në janar të ish-zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, pjesërisht për marrëdhënie të supozuara me një ish-operativ të inteligjencës shqiptare (Agron Neza) dhe me kryeministrin aktual të Shqipërisë — i cili tani po përballet me akuzat e tij për korrupsion nga partia e Berishës —duket se kryedemokrati po sheh një 'rreze drite' për të hapur çështjen e tij me zyrtarët në Uashington.

Ai ka regjistruar Charlie Black të Prime Policy Group, një ish-këshilltar për fushatat presidenciale të Ronald Reagan, George HW Bush, George W. Bush dhe John McCain, si përfaqësuesin e tij në Uashington për të "negociuar" me Departamentin e Drejtësisë. 

Kjo pasi deri më tani Berisha mohon akuzat për korrupsion dhe aktualisht nuk është përballur me asnjë akuzë në Shqipëri. Ai fajëson akuzat pasardhësin e tij si kryeministër, Edi Rama se ka ndërhyrë tek ish-agjenti i FBI-së McGonigal për të hapur një hetim për një amerikan për partinë e Berishës. E gjitha duke u mbështetur në informacione që kishin ardhur nga zyra e Ramës. Kauza e Berishës ka zgjuar më parë interesin e republikanëve, ndaj dhe Black ka bërë me dije se ka në plan të bëjë presion ndaj anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit për të hetuar nëse ka ndonjë lidhje midis marrëdhënieve të McGonigal në Shqipëri dhe administratës së Bidenit.

"Ishte vendim “i gabuar” për të sanksionuar Berishën dhe familjen e tij,"- shton Black, i cili pretendon se nuk ka dijeni për asnjë provë. Ndërsa shtoi: Kongresi merr raporte të rregullta nga Departamenti i Shtetit për arsyet e shpalljes së një personi "non grata".

Por kjo nuk është hera e parë që Charles Black bashkëpunon me Berishën, pasi firma e tij përfaqësonte qeverinë shqiptare gjatë administratës së kryedemokratit, madje në një intervistë Black tha se ishte bërë mik me demokratin pasi të dy kishin mbajtur kontakte herë pas here.

"Mund të ketë informacione të klasifikuara diku që bien ndesh me atë që them, por nuk e di, kështu që dua që disa njerëz të përgjegjshëm ta shqyrtojnë këtë çështje,"- tha ai. Black, i cili vuri në dukje se Shqipëria u bashkua me NATO-n dhe BE nën qeverisjen e Berishës, u tall me pretendimet e fundit që Berisha mund të ishte në linjë me Kremlinin, duke këmbëngulur se: Asgjë nuk është më larg nga e vërteta.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Po i njëjti vendim u ndoq gati një vit më pas nga ana e Britanisë së Madhe. Deri më tani, në daljet e tij publike, Berisha është shprehur se nuk ka 'pajtuar' asnjë lobist, por duket se Black është lëvizja e tij e fundit. Por paralelisht ka kallëzuar penalisht edhe Blinken për vendimin e marrë. 

Marrë dhe përkthyer nga Politico.com për Dosja.al

sali berisha sali berisha non grata

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen