LIVE UPDATES
Politike

14 maji/ SFIDA e Berishës për Ramën: Hajde përballemi në studio, merr ç’të kesh për mua

Kryedemokrati ka sfiduar edhe njëherë kryeministrin Edi Rama për t'u përballur në një debat televiziv.

29 Prill 2023, 12:36 Nga k.m.
14 maji/ SFIDA e Berishës për Ramën: Hajde përballemi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë", Shefki Çota për Bashkinë e Librazhdit. Nga takimi me qytetarët, kryedemokrati ka sfiduar edhe njëherë kryeministrin Edi Rama për t'u përballur në një debat televiziv.

"I them Edi Ramës hajde dalim bashkë në studio dhe merr ç’të kesh për Sali Berishën dhe unë ç’kam për ty. Nuk ia mban, jo vetëm nuk del vetë, por nuk le asnjë prej kandidatëve të tij. Nuk ia mban se i dalin qindra milionë euro të fshehura offshorë, i dalin qindra tendera të baxhanakut, thjeshtrës, i del vëllai i implikuar në shumë afera. I del firma e tij në 420 milionë euro për djegësat, i del firma për Durrësin. Më ka thënë njëherë një avokat i famshëm amerikan: kam pasur shumë klientë që kishin vjedhur nga 1 miliard dhe duhej t’i mbroja, por secili ishte i gatshëm të vidhte edhe 1 miliard tjetër. Ua thashë këtë sepse këta nuk kanë të ngopur në asgjë,"-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Le të marrim realitetin si është sot! Ne jemi vendi me rrogat më të ulëta në rajon. Sot ne jemi vendi me varfërinë më të dhimbshme në rajon. Por ama në vitin 2013 ishim vendi me rrogat më të larta në rajon. Ato rriteshin vit pas viti dhe me rritjen e tyre, rritej shpresa. Kurse sot, ndaj them ju votoni për veten tuaj, sot ndodhi që rrogat u ngrinë, por çmimet nuk u ngrinë. Çmimet në kushte tregu nuk i ngrin dot njeriu. Çmimet u rritën nga viti në vit dhe sot është shumë e dhimbshme. Vetëm nga rritja e çmimeve vitin e kaluar, çdo pensionist ka lënë dy pensione për ushqime më shumë se dy vite më parë. Ka shpenzuar, sipas ekonomistëve të pavarur, 430 mijë lekë ushqime më shumë. Sepse është dyfishuar çmimi i djathit, qumështit, mishit, zarzavateve, etj. Çdo qytetar ka lënë një rrogë më shumë. A ju kujtohet ju premtimi i Edi Ramës për rrogën e 13-të. Jo vetëm që nuk ua dha rrogën e 13-të, por u mori edhe rrogën e 12-të. Të mbështesësh më 14 maj përfaqësuesit e Edi Ramës, mbshtet varfërinë! Çdo qytetar me integritet voton për veten e tij. Sepse ne shqiptarët, më shumë se çdo komb tjetër, e dimë se ç’do të thotë pushtet i përqendruar në një dorë. Çfarëdo qoftë ajo që përqendron pushteti, diktator komunist, diktator teokrat, diktator ushtarak, diktator bandit siç është rasti në Shqipëri, ai vetëm të këqija krijon për shtetasit e tij. Po sot, cili është ai që më thotë se Edi Rama nuk ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij. Në disa aspekte, absolutisht më shumë se vetë Enver Hoxha. Ju mund të thoni pse krahasoni? Shiko, Edi Rama nuk ka skuadra pushkatimi, nuk ka kampe përqendrimi, por Edi Rama ka përzënien nga Shqipëria. Edi Rama po përzë shqiptarët nga Shqipëria me politikat që ndjek. Po i përzë vetëm se e di që nuk e votojnë! Ky njeri që ka të gjitha pushtetet, si u soll me ju? Së pari dyfishoi taksat e biznesit. Së dyti, çfarë bëri për fermerët e fshatit? Ekziston një shprehje e studiuesve të diktaturave dhe ata thonë se diktaturat ndalojnë kohën në kuptimin e moszhvillimit. Librazhdi po ta shohësh është një rreth me pyje, me ujë, me gjelbërim shumë të fuqishëm. Nuk ka rreth më të bekuar se Librazhdi sepse pasuria e pasurive është uji. Çfarë ka ndodhur me ujin? Ka 10 vite në pushtet. Më thoni pak, si është furnizimi me ujë i Librazhdit? Keq e më keq. Si është i Tiranës? Si e më zi. Çarë ndodh, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Unë mendoj se çdo qytetar duhet të votojë për veten e tij. Edi Rama nuk e meriton votën kurrë në këto zgjedhje. Për shkak të dyfishimit të taksave, ai ka inkasuar në arkën e shtetit, 5.8 miliardë euro në vit. Në vitin 2013, me gjysmën e taksave kemi inkasuar 3.8 miliardë. Pra, dy miliardë euro më shumë në vit ka marrë nga taksat. Ku shkuan ato? Deri në vitin 2013, rrogat u dyfishuan, dolëm në krye të vendeve të rajonit. Po pse dolëm? Sepse qytetarët e meritojnë sepse Shqipëria është një vend shumë i pasur. Dhe përsëri me ato 3.8 miliardë u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, qindra ujësjellësa, 1300 objekte arsimore. Por prapë u dyfishuan rrogat dhe pensionet. Ku shkojnë këto para? Këto vetëm vidhen. Ndërtohet rruga me 24 milionë euro kilometri, ndërkohë kur në të gjithë Europën, ajo ndërtohet me 2 maksimumi 3 milionë euro. Ju e dini autostradën Elbasan-Tiranë dhe e dini që u inaugurua në vitin 2013 përveç një segmenti 7 kilometra Ibë-Farkë. Rruga u prokurua e tëra për t’u dorëzuar përfundimisht me 255 milionë euro, përfshi tunelin. Rruga ka shkuar 430 milionë euro. Ato 7 kilometra kanë kushtuar 180 milionë euro. Pra, ndokush që mendon se ato nuk janë paratë tona, gabon fatalist. Ato janë vetëm tuajat. Qeveria nuk prodhon para, ajo mbledh taksat tuaja, mundin tuaj, djersën tuaj dhe është e detyruar ta kthejë në rrugë, shkolla, ujësjellësa, kanalizime. Ju votoni për veten tuaj, vota për Edi Ramën është një votë për t’u vjedhur më shumë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, ish-kreu se ai do ikë me siguri, deklaron se ka mbjellë 1 milion fidane. Parku i madh i Tiranës ka gjithsej 32 mijë pemë. Është 57 hektarë. 1 milionë hektarë duan një sipërfaqe nga 600 deri në 900 hektarë. Ka vjedhur me faturën e fidaneve. Ka blerë fidane me 5500 euro një pishë. I them Edi Ramës hajde dalim bashkë në studio dhe merr ç’të kesh për Sali Berishën dhe unë ç’kam për ty. Nuk ia mban, jo vetëm nuk del vetë, por nuk le asnjë prej kandidatëve të tij. Nuk ia mban se i dalin qindra milionë euro të fshehura offshorë, i dalin qindra tendera të baxhanakut, thjeshtrës, i del vëllai i implikuar në shumë afera. I del firma e tij në 420 milionë euro për djegësat, i del firma për Durrësin. Më ka thënë njëherë një avokat i famshëm amerikan: kam pasur shumë klientë që kishin vjedhur nga 1 miliard dhe duhej t’i mbroja, por secili ishte i gatshëm të vidhte edhe 1 miliard tjetër. Ua thashë këtë sepse këta nuk kanë të ngopur në asgjë. Tani duhet të bashkohemi. Të votojmë Shefki Çotën. Ai është një përfaqësues i denjë i juaj, një menaxher i shkëlqyer, një familjar shembullor, një njeri i aftë, një qeveritar i vërtetë. Por edhe një qytetar njëlloj si ju. Vërtet ju votoni për veten tuaj dhe në këto zgjedhje, të votosh Edi Ramën, do të thotë të votoni për thellimin e varfërisë, për dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Por përsëri, qeverisja vendore ka shumë në dorë të ndryshojë për mbarë jetën tuaj. Ka shumë në dorë të nxisë lulëzimin e biznesit, të përgjysmojë taksat. Kjo do të thotë dyfishim punësimi. Të bëjë gjithçka për ndarjen e drejtë të buxhetit deri në zonat më të largëta. Çfarë bën ky para jush, në vend që të paraqesë se çfarë ka bërë për Librazhdin në 10 vite në pushtet, ky vjen me zorin qorre në gojë dhe kërkon t’u mashtrojë ju. Ai le ta mbajë për veten e vet, po këtu një njeri normal vjen dhe jep llogari. Qytetarët presin se çfarë ke bërë ti dhe çfarë do bësh për vitet e ardhshme. Duke pasur si trashëgimi vjedhjen e tmerrshme të qytetarëve, dëbimin e 1 milion shqiptarëve në tetë vite, duke pasur si trashëgimi arrestimin e 38 mijë shqiptarëve për një vit, ai nuk del dot përpara jush. I bëri premtimet, ju kujtohet. Ujë 24 orë dhe legalizime brenda mandatit. Ja ku është uji, ja ku janë legalizimet. Vetëm mashtrime. Tani përpiqet që të gjithë kërkesën e llogarisë që çdo njeri ia bën atij, ta bllokojë me banalitet, me vulgaritet. Ndaj ne ta lëmë atë me atë në gojë dhe të votojmë për veten tonë, të votojmë për Shefki Çotën.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para