29 Prill 2023, 12:55
Nga k.m.
Kavajë
Bashkia e Kavajës është një nga zonat që ka kaluar nga një bastion i Partisë Demokratike në një thuajse bastion të Partisë Socialiste. Në vitin 2007, kandidati demokrat Refik Rrugeja fitoi zgjedhjet me rezultatin e pabesueshëm prej 84% të votave për bashkinë e qytetit Kavajë. Katër vjet më vonë, Elvis Roshi, në atë kohë 36 vjeç, bëri surprizën e atyre zgjedhjeve, duke mposhtur Rrugenë me 54% të votave.
Roshi, i cili më vonë u bë sinonim i politikës së kriminalizimit të politikës në Shqipëri, fitoi me lehtësi një mandat të dytë më 2015, kur, në bashkinë e Kavajës, tashmë të shtuar me ish-komunat Synej, Luz i Vogël Golem dhe Helmas, mposhti kandidatin demokrat me 62% të votave. Roshit i ngeci fati te procesi i dekriminalizimit. Ai u shkarkua nga detyra dhe në vitin 2017, zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie i dhanë një fitore të ngushtë Isa Sakes, kandidat i PD-së.
Socialistët e rimorën bashkinë Kavajë në zgjedhjet pa garë të vitit 2019, por numri i votave që ata arritën të mobilizonin në ato zgjedhje nuk ishte shumë i lartë, vetëm 7500. Ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, në territorin e Bashkisë Kavajë socialistët dhe aleatët e tyre aktualë socialdemokratë, morën rreth 10,700 vota, rreth 500 më pak se sa kundërshtarët e tyre, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të marra së bashku.
Numri i votuesve në bashkinë Kavajë është rritur vazhdimisht dhe fort përgjatë viteve të fundit, duke reflektuar rritjen e popullsisë në regjistrin civil, ndërkohë që numri i votave të hedhura dhe pjesëmarrja në zgjedhje, ka rënë, duke reflektuar shkallën e emigrimit. Në vitin 2007, në territorin e bashkisë aktuale kishte 50 mijë votues në lista ndërsa më 2011, numri i votuesve arriti në mbi 66 mijë. Përkundrejt kësaj, numri i votuesve ka rënë, nga 27 mijë më 2011, në 23 mijë më 2021.
Banorët e Kavajës do të zgjedhin mes kryebashkiakut aktual Redjan Krali, i Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit opozitar Bashkë Fitojmë Fisnik Qosja. Në garë për 31 ndenjëset e këshillit bashkiak njëmbëdhjetë parti, në listat e mbyllura të së cilave gjenden 352 emra kandidatësh.
Bashkia e Kavajës shtrihet në Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë dhe ka një terren fushor dhe bregdetar. Bashkia aktuale përfshin, përveç qytetit të Kavajës, edhe ish-komunat Golem, Synej, Luz i Vogël dhe Helmas. Njësia administrative e Golemit gjendet në gjirin e Durrësit dhe gjatë dekadave të fundit ka zhvilluar shërbime turistike bregdetare. Komunat Synej dhe Luz i Vogël shtrihen në zonë fushore, ku Synej ka një segment bregdeti të pazhvilluar përgjatë Kepit të Turrës. Komuna Helmas është zonë kodrinore. Kavaja është një qytet me industri të ndryshme. Bashkia e Kavajës numëron rreth 600 të punësuar./BIRN
zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
29 Prill 2023, 12:45
a.l
Ilir Meta
POGRADEC- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me personat me aftësi të kuf...
Politike
29 Prill 2023, 12:36
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë", Shefki ...
Politike
29 Prill 2023, 11:23
k.m.
Belind Këlliçi
5 prioritetet që sjellin ndryshimin në Tiranë, u diskutuan nga Belind Këlliçi me banorët e Lapr...
Politike
29 Prill 2023, 08:55
k.m.
Edi Rama dhe Agim Xhindoli
TIRANË- Sot është e shtunë, ditë kur edhe kryeministri Edi Rama nxjerr episodin e ri të podcastit ...
Politike
29 Prill 2023, 07:50
k.m.
Sali Berisha
SHBA- Një lider i opozitës shqiptare dhe ish-kryeministër i është drejtuar "K Street" për të kërkuar n...
Politike
28 Prill 2023, 23:25
k.m.
Edi Rama
GREQI- Kryeministri Edi Rama është pyetur në Athinë, teksa ka folur në Forumin Ekonomik të Delphit për gjuh&eum...
Politike
28 Prill 2023, 23:10
k.m.
Edi Rama në Greqi
GREQI- Kryeministri i vendit, Edi Rama mbrëmjen e sotme ndodhet në Greqi ku merr pjesë në Forumin Ekonomik &ldqu...
Politike
28 Prill 2023, 23:07
k.m.
Edi Rama
GREQI- Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në forumin e Delfit në Athinë, atje ku dha dhe një intervistë sa i takon...
Politike
28 Prill 2023, 22:48
Sondazhi i Euronews
85.3% e qytetarëve janë përgjigjur se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit dhe 13.5% e qytetarë...
Politike
28 Prill 2023, 22:17
k.m.
Dashamir Shehu
TIRANË- Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehu ka folur për politikën në vendin to...