LIVE UPDATES
Politike

PD denoncon “kandidatin e inkriminuar” në listën e PS-së në Durrës: KQZ të bëjë detyrën për Munir Koneshën

Nga selia e Partisë Demokratike, Jona Hysaj denoncon kandidatin e inkriminuar në listën e Këshillit Bashkiak të Durrësit, Munir Konesha, për të cilin i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë detyrën.

29 Prill 2023, 14:42 Nga k.m.
PD denoncon “kandidatin e inkriminuar” në listën e
Jola Hysaj

TIRANË- Sekretarja e Marrëdhënieve, Jola Hysaj denoncoi skandalin e përfshirjes së personave të inkriminuar në listat e anëtarëve për Këshillat Bashkiakë nga ana e Partisë Socialiste. Nga selia e Partisw Demokratike, Jona Hysaj denoncon kandidatin e inkriminuar në listën e Këshillit Bashkiak të Durrësit, Munir Konesha, për të cilin i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë detyrën. Sipas PD, Konesha është pjesë dosjes hetimore të Bulqizës së ish-kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla. 

"Partia Socialiste ka treguar se lidhjet me personat e inkriminuar nuk i shkëput dot asnjëherë, as kur ishte e vetme në zgjedhjet e kaluara vendore, por as tani. Rezulton se personi i renditur i pesti në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Bashkiak në bashkinë e Durrësit, Munir Konesha është pjesë dosjes hetimore të Bulqizës ku i dënuar është edhe Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla që ndodhet aktualisht në burg. Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, i cili është vënë në pranga është arrestuar nga SPAK në një lokal me Aqif Koneshën dhe Lefter Allën, ndërsa kanë faktuar dhe udhëtimet e tyre jashtë vendit. Nga hetimet rezulton se “2AF” kompania e Aqif Koneshës është skualifikuar fillimisht nga gara, dhe pas disa kohësh rezulton se ka bërë bashkim kompanish, duke u shpallur dhe fituese për të realizuar punimet në ujësjellësin e Bulqizës dhe rrjedhimisht, duke fituar tenderin 3 milionë eurosh,"-tha Hysaj. 

PJESË NGA DENONCIMI: 

Partia Socialiste ka treguar se lidhjet me personat e inkriminuar nuk i shkëput dot asnjëherë, as kur ishte e vetme në zgjedhjet e kaluara vendore, por as tani. Rezulton se personi i renditur i pesti në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Bashkiak në bashkinë e Durrësit, Munir Konesha është pjesë dosjes hetimore të Bulqizës ku i dënuar është edhe Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla që ndodhet aktualisht në burg. Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, i cili është vënë në pranga është arrestuar nga SPAK në një lokal me Aqif Koneshën dhe Lefter Allën, ndërsa kanë faktuar dhe udhëtimet e tyre jashtë vendit.

Nga hetimet rezulton se “2AF” kompania e Aqif Koneshës është skualifikuar fillimisht nga gara, dhe pas disa kohësh rezulton se ka bërë bashkim kompanish, duke u shpallur dhe fituese për të realizuar punimet në ujësjellësin e Bulqizës dhe rrjedhimisht, duke fituar tenderin 3 milionë eurosh. Në dosje thuhet se Lefter Alla përdorte dhe makinat e Koneshës për të udhëtuar, një prej të cilave ishte e markës “Range Rover” me targa AA009XH.

Kompania “2 AF ALBANIA GROUP” është në pronësi të Munir Konesha 80% të aksioneve dhe Aqif Konesha me 20 % të aksioneve. Kjo faktohet nga të dhënat e regjistruar të biznesit në QKB. Referuar të dhënave zyrtare të Open Corporates.al rezulton se:

I. Ortak themelues i shoqërisë është Aqif Konesha me 100% të kapitalit.

II. Më datë 11.06.2016, me anë të kontratës së dhurimit, Aqif Konesha dhuron 80% të kuotave në favor të ortakut të ri, Munir Konesha. Aqif Konesha mbetet me 20% të kuotave.

III. Më datë 21.07.2016, me anë të kontratës se dhurimit, Munir Konesha dhuron 49% te kuotave ne favor te shoqerise “Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqize” (ish Tenestia). Pas dhurimit të kuotave, Munir Konesha bëhet ortak me 31% te kapitalit.

IV. Më datë 04.08.2021, me anë të kontratës së dhurimit, shoqëria “Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë” (ish Tenestia) dhuron 49% të kapitalit në favor të Munir Konesha. Pas dhurimit të kuotave, largohet ortaku shoqëria “Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë” (ish Tenestia), ndërsa Munir Konesha bëhet ortak me 80% të kapitalit.

Nga hetimet rezulton se Lefter Alla, në 16 prill 2021, ka udhëtuar jashtë vendit me makinën e kompanisë “2 AF ALBANIA GROUP”. Në 9 mars 2020, Alla ka udhëtuar jashtë vendit bashkë me Aqif Koneshën, me makinën e këtij të fundit. Pra, dokumentet tregojnë se si një person i përfshirë në një dosje në hetim është kandidat për anëtar të këshillit bashkiak në qytetin e Durrësit, nën logon e Partisë Socialiste. Jo vetëm kaq, por të dhënat nga dega e thesarit tregojnë se kjo kompani ka përfituar tendera nga bashkia e Durrësit, por edhe në Tiranë. Në total rezulton se janë kryer 118 transaksione në vlerën 182,929,434.00. Dy transaksionet e fundit janë kryer në datën 22 shkurt të këtij viti. Pra lidhjet dhe përfitimet e kësaj kompanie, ku 80% të aksioneve e ka në zotërim Munir Konesha ka përfituar para nga taksat e shqiptarëve prej kohësh, ndërsa tani kërkon një karrige ne këshillin bashkiak të qytetit bregdetar. I bëjmë thirrje KQZ të bëjë detyrën dhe të kontrollojë statusin juridik të Koneshës. Kandidatët që po hetohen nga drejtësia duhet të terhiqen nga gara, ose të përjashtohen nga gara derisa të sqarojnë raportin e tyre me ligjin”, deklaroi Jola Hysaj.

jola hysaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023 munir konesha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj