LIVE UPDATES
Politike

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Meta: Rama nuk do t’i shpëtojë drejtësisë popullore, fundi i tij si i akrepit

Meta theksoi se këto ndryshime cënojnë së pari sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë që vidhen në mënyrë të përbindshme nga sekti rilindas dhe nxit shpopullimin e Shqipërisë. 

18 Shkurt 2026, 16:21 Nga E. D
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Meta: Rama nuk do t’i
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka cilësuar ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, si një heqje maskash dhe sjellje tipike e diktatorëve afrikanë që pasi vjedhin çmendurisht pasuritë e popujve të tyre, duan të garantojnë përjetësinë e pushtetit. Duke folur në një intervistë për Syri.net, Meta theksoi se këto ndryshime cënojnë së pari sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë që vidhen në mënyrë të përbindshme nga sekti rilindas dhe nxit shpopullimin e Shqipërisë. 

Sa i përket pjesëmarrjet së Ramës në Bordin e Paqes, Meta tha se lidhja e eventeve të tilla formale me mbështetjen personale, është një abuzim i vazhdueshëm i Edi Ramës, i provuar se ka kogrruptuar edhe agjentin e larte të FBI, Charles McGonigal, për të përdorur drejtësinë amerikane dhe shqiptare si armë politike kundër opozitës.

Pjesë nga intervista: 

Z. Meta, si e vlerësoni iniciativën e fundit të Z. Rama për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale për të shmangur pezullimin e anëtarëve të Qeverisë nga shkarkimi?

Si një heqje maskash meqenëse festat e karnavaleve sapo kanë përfunduar. Si një sjellje tipike e diktatorëve afrikanë që pasi vjedhin çmendurisht pasuritë e popujve të tyre, duan të garantojnë përjetësinë e pushtetit të tyre më shumë se sa një mënyrë për të gëzuar pasuritë dhe diamantet e vjedhura për të garantuar paprekshmërinë nga drejtësia për veten dhe familjarët e tyre.

A besoni se këto ndryshime do e mbrojnë Ramën nga drejtësia?

Rama ka karakterin dhe do ketë fundin e akrepit. Cilido që ka bërë dhe do të bëjë bretkosën duke e ndihmuar për të shtyrë ditët e tij në pushtet, do ketë një fund të merituar për vete. Edhe nëse Rama do i kishte legjitime 84 votat për të ndryshuar Kodin Penal, ato jo vetëm do të ishin të njëanshme dhe në kundërshtim me frymën e ndryshimeve kushtetuese të 22 korrikut 2016, por edhe në kundërshtim me ndryshimet e vitit 2012 për të dobësuar imunitetin e të zgjedhurve dhe funksionarëve përpara drejtësisë.

Aq më tepër, të gjithë e dinë se një pjesë e madhe e mandateve të tij janë të vjedhura hapur edhe falë mosveprimit të drejtësisë, ndaj krimeve elektorale. Shikoni në Kosovë se sa komisionerë u proceduan dhe dënuan për ndërhyrje në procesin e numërimit? Po në Shqipëri? Ndaj jemi kaq larg demokracisë funksionale dhe llogaridhënies në raport me Kosovën, që dje festoi 18-vjetorin e Pavarësisë. Prandaj, vetëm në vitin e fundit kemi humbur 11 vende në renditjen botërore të Transparency Internacional lidhur me korrupsionin. Me këto ndryshime që kërkon të bëjë ai, jo vetëm që nuk do t’i shpëtojë drejtësisë popullore, por është vetëshpallur botërisht si kryehajduti i sektit rilindas që tani ka tmerr edhe nga drejtësia që kapi vetë në mënyrë antikushtetuese.

A mund të cënojë kjo integrimin europian të vendit?

Kjo cënon së pari sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë që vidhen në mënyrë të përbindshme nga sekti rilindas. Kjo nxit shpopullimin e Shqipërisë. Rama përherë ka qenë pengues dhe vonues i integrimit europian të vendit. Por tani, më i rëndësishëm se çdo qëllim tjetër është ndalimi i shpopullimit dhe shpërbërjes së kombit, shoqërisë dhe familjes shqiptare. Largimi i Edi Ramës zhbllokon automatikisht edhe integrimin europian të Shqipërisë. Ndaj të gjithë të thonë fjalën e tyre në 20 Shkurt.

Ndërkohë Edi Rama ka lajmëruar se në 19 Shkurt do të jetë i ftuar në Bordin e Paqes në Uashington. A e shikoni këtë si një mbështetje për të?

Edhe Z. Nano ka qenë si Kryeministër i Shqipërisë, bashkë me kolegë të tjerë në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të koalicionit për "Irakun e Lirë". Por pas disa muajsh kaloi në opozitë. Lidhja e eventeve të tilla formale me mbështetjen personale, është një abuzim i vazhdueshëm i Edi Ramës, i provuar se ka kogrruptuar edhe agjentin e larte të FBI, Charles McGonigal, për të përdorur drejtësinë amerikane dhe shqiptare si armë politike kundër opozitës. Në Shtëpinë e Bardhë ka hyrë edhe Z. Saimir Tahiri pak kohë para se të shkarkohej nga Ministër i Brendshëm. Ndaj opozita nuk duhet t’i kushtojë rëndësi shpërqëndrimeve që provokon Rama, por duhet të ngrejë frymën e revoltës kundër korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, i cili do ta tërheqë atë në fund të "pusetës" që nuk mbyllet dot më./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj