Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në datë 24 shkurt, gjyqtarja Nertina Kosova do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut, për të vendosur nëse do e zbusë atë apo do e lërë në fuqi.
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën e shqyrtimit të ankimimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Bëhet me dije se në datë 24 shkurt, gjyqtarja Nertina Kosova do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut, për të vendosur nëse do e zbusë atë apo do e lërë në fuqi.
Gjithashtu Apeli i Posaçëm do të vlerësojë nëse plotësohen kushtet dhe kriteret ligjore që Veliaj të lirohet nga qelia. Kërkesa e tij vjen pas vendimit për kalimin e çështjes për gjykim. Sipas mbrojtjes, në këtë fazë procedurale nuk ekziston më rreziku i prishjes apo manipulimit të provave, çka përbën një nga argumentet kryesore për lehtësimin e masës së sigurisë.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Jakup Krasniqi HAGË– Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaroi se çdo akuzë është vazhdi...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për dosjen “Sterilizimi”. Bëhet me dije se...
Jakup Krasniqi HAGË– Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniq...
Jakup Krasniqi HAGË– Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniq...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shoqëruar nga Kryetarja e Delegacionit të Kuvendit t&eu...
Rexhep Selimi HAGË– Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka deklaruar nga Haga se...
Rexhep Selimi HAGË– Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka deklaruar nga Haga se U&Cc...
Foto ilustruse HAGË- Ish kryeparlamentari, Kadri Veseli ka mbajtur fjalën e tij në seancën e fundit të deklaratave përmbyll&e...
Foto ilustruse HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se i vetmi pushteti që kishte, ishte pushteti i zë...
Foto ilustruse HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se i vetmi pushteti që kishte, ishte pushteti i zë...