Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai u bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të nisin hetimet, ndërkohë që shton se Nënë Liza e banorët e tjerë nuk kanë bërë asnjë kompromis me kryebashkiakun Veliaj dhe janë ende pa banesa.
TIRANË- Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci shkruan se lejet për ndërtime në zonën e 5 Majit”, ku dhjetëra banorë mbetën pa shtëpi, u janë dhënë trafikantëve të drogës, njerëz të dënuar në Angli e Spanjë. Në një postim në Facebook, teksa hedh poshtë deklaratën e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili këmbëngul se Liza Marku që u bë e njohur si Nënë Liza në protestat e mbajtura ka marrë 500 metra katrorë tokë, Goci shton se ndaj trafikantëve të drogës që po ndërtojnë aty, nuk është marrë asnjë masë. Ai u bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të nisin hetimet, ndërkohë që shton se Nënë Liza e banorët e tjerë nuk kanë bërë asnjë kompromis me kryebashkiakun Veliaj dhe janë ende pa banesa.
Çfarë thuhet në video?
Erion Veliaj më 5 nëntor 2011: Ja po ju sfidoj sot, shkoni pyesni Nënë Lizën, ikona e Partisë Demokratike bashkë me çunat e vet të OFL-së që u rreshtuan me 20 'Range River'-a, kanë firmosur dhe kanë 500 metra katrorë tokë te Stefano Boeri tek '5 Maji', sepse e kuptuan që nuk e ndalon dot zhvillimin e Tiranës.
Liza Marku më 6 nëntor 2011: As kam firmos, as bonus, as kontratë, asnjë metër s'kam marrë. I OFL-së është Erion Veliaj bashkë me Ramën, unë nuk kam marrë asgjë.
Postimi:
Kryetari me mandat njepartiak, pa zgjedhje te verteta te lira, siç ka mandatin ashtu dhe sillet. I zhytur deri gryke ne llumin e paligjshmerise, me lidhje kriminale me mafian e ndertimit, dhe i dyshuar per pastrim parash, mashtron qytetaret e Tiranes, duke u perpjekur te mbuloje mutsihanet me artileri genjeshtrash dhe manipulime faktesh sipas nevojes se vet. Per te mbuluar zullumet te "5 Maji", genjen per te disaten here qe banoret atje, me specifikisht Nene Liza, megjithese kane refuzuar me dinjitet dhe trimeri qe te ndyhen me parate dhe pasurite e nyta qe ai u propozon, vazhdon dhe thote se ata jane pajtuar me gjellen e vet te prishur qe mban ere deri ne Hene. Per te disaten here, shume banore dhe Nene Liza, me specifikisht dje, ka pergenjeshtruar mashtrimin se ajo ka rene ne kompromis me Bashkine per shtepine. Imagjinoni, te keni per te zgjedhur mes nje te dyshuari per pastrim parash dhe Nene Lizes, se ke do te besonit, besoj se zgjedhja eshte e thjeshte. Ajo qe dihet me siguri qe shume nga lejet qe jane dhene te zona e "5 Maji", u jane dhene trafikanteve te droges, njerez me emer dhe mbiemer, te arrestuar, ne Angli, Spanje dhe gjetke. Asnje mase konfiskimi ndaj tyre, megjithese pronaret jane ne burg. Asnje hetim per kryetarin e bashkise, per te cilin sot duhet hetuar per te gjetur ndonje leje te ligjshme, se te paligjshmet jane sheshit. SPAK ka mbyll hunde, veshe, sy e goje, eshte bere si polikanet, ia kendon premtimeve. Do bejme namin thone. Ne fakt namin po e ben tjeterkush, aq sa i ka dale nami i zi, por SPAK e ka merak qe te ruaje namin e OJF-je e bitisur nga ata qe drejtesine e bejne vete, me gjuhen e hurit dhe te litarit. Do mjaftonte vetem nje hap minimal qe Nene Liza ta kalonte pleqerine e qete, dhe ata qindra te persekutuar me pa te drejte te gjenin drejtesi. Ata nuk dorezohen, sepse jane pjesa me e gjalle e shoqerise, nje jete e ndertuar mes sakrificash, nuk lihet te ta rrembej nje rrondokop rilindas.
Edi Rama SHIJAK- Kryeministri Edi Rama është shprehur në dorëzimin e çëlesave për shtëpitë e rindërtuar...
Evdar Kodheli TIRANË- Një tjetër kandidaturë është bërë zyrtare për primaret në Partinë Demokratike....
Lea Ypi dhe gazetaret LONDER- Autorja Lea Ypi ka debatuar në studion e Good Morning Britain në lidhje me fluksin e emigrantëve shqiptarë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka kërkua shqiptarëve që të mos votojnë për Opozitën e Bashkuar, duke i ko...
Bajram Begaj takim me Linda Thomas-Greenfield TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një tak...
Edi Rama SHIJAK- Elton Arbana është kryebashkiaku i radhës që rikonfirmohet nga kryeministri Edi Rama për të rikandiduar n&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama dhe autoritetet e Portit të Durrësit si t&...
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti vendimin e Sindikatës së Pedagogë...
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është duke e kthyer në ...
Taulant Balla, kryetar i grupit TIRANE- Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike deklaroi se qeveria nuk ësht&eum...