LIVE UPDATES
Politike

Zbardhet takimi mes presidentit Begaj dhe Ambasadores në OKB: Bashkëpunimi, një substancë me vlerë për 100 vitet e ardhshme

Presidenti Begaj theksoi se Shtetet e Bashkuara janë partneri kryesor strategjik i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe në këtë kuadër vlerësoi vullnetin e përbashkët për ta forcuar e thelluar më tej dialogun midis dy vendeve.

7 Nëntor 2022, 12:46 Nga a.l
Zbardhet takimi mes presidentit Begaj dhe Ambasadores në OKB:
Bajram Begaj takim me Linda Thomas-Greenfield

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me ambasadoren Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Vizitën në Tiranë të Ambasadores Linda Thomas-Greenfield, Begaj e cilësoi mjaft domethënëse në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Presidenti Begaj theksoi se Shtetet e Bashkuara janë partneri kryesor strategjik i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe në këtë kuadër vlerësoi vullnetin e përbashkët për ta forcuar e thelluar më tej dialogun midis dy vendeve. “Bashkëpunimi në fushat e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, energjisë dhe transportit, por jo vetëm, i kanë dhënë këtyre marrëdhënieve një substancë shumë domethënëse dhe për 100 vitet e ardhshme” – u shpreh Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e pakursyer që Ambasadorja Greenfield dhe bashkëpunëtorët e saj po i japin Misionit shqiptar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Duke përshëndetur besimin e Shteteve të Bashkuara tek Shqipëria, si një aleate besnike dhe të qëndrueshme, si në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, ashtu edhe në kuadër të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Presidenti Begaj nënvizoi se “ndjehemi të nderuar e të vlerësuar kur Shtetet e Bashkuara e shikojnë Shqipërinë si një pikë të rëndësishme referimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Presidenti Begaj shprehu gjithashtu mirënjohjen për ndihmën e madhe që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë për ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe të institucioneve demokratike, ndihmë që ka kulmuar me reformën e thellë të sistemit dhe institucioneve të drejtësisë.

"Falë edhe mbështetjes së gjithanshme e domethënëse të Shteteve të Bashkuara, sot kemi një sistem të ri drejtësie, i cili po fillon të funksionojë dhe është vendimtar për procesin e integrimit evropian të vendit” – u shpreh Presidenti Begaj.

Më pas Presidenti Begaj u ndal në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku vlerësoi në mënyrë të veçantë angazhimin dhe rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si një kontribut shumë i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në rajon. Në këtë kuadër, Presidenti Begaj përshëndeti pozicionin e Shteteve të Bashkuara dhe rolin personal të Ambasadores Greenfield për rishikimin tërësor të rolit dhe statusit të UNMIK në Kosovës.
Mirënjohje Presidenti Begaj shprehu edhe për ndihmën e dhënë në kapërcimin e pasojave të sulmeve kibernetike nga aktorë të lidhur me agjenci shtetërore iraniane. Duke iu referuar pasojave të këtyre sulmeve, si dhe masave të marra nga institucionet shqiptare, Kreu i Shtetit shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë gjithmonë krah Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm.

bajram begaj linda thomas-greenfield

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet