7 Nëntor 2022, 11:14
Nga F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Sovialiste Taulant Balla tha se duhet menduar votimi elektronik, por që nuk mund të përcaktojë qeveria zonat. Në një prononcim për mediat, Balla tha se shifra e kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 3 miliardë lekë, është kolosale. Por, ai shtoi se i takon KQZ-së të caktojë zonat pasi si proces ka rezultuar i sukseshëm.
Pjesë nga fjala e Ballës:
Është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria jo në 30 vitet e fundit, por më shumë se kaq. Konsiderohet mbështetja e atyre që përballen me vështirësitë e kësaj lufte. Është buxheti i rrijtes së pensioneve dhe të investimeve publike. Në kushtet e një lufte, ne kemi një buxhet me rritje dhe vazhdimin e mbështetjes buxhetore. Qeveria do të vazhdojë të subvencionojë 80% të faturës elektrike për qytetarët.
Ajo që unë po ju them është që Shqipëria nuk bën asnjë përjashtim nga vendet e tjera që përballet me inflacionin e luftës. Fokusi ynë kryesor është që të mos lëmë pa mbështetje familjet me ndihmë ekonomike. Do të kalojmë një ligj për këtë gjë, do të mbështesim indeksimin e pensioneve. Në vitin 2022 rritja ishte 10%, më e madhe se kurrë më parë. Kujtoj që 3 miliard lekë ose më pak se 30 milionë dollar edhe një shumë kolosale. Por kjo është një gjë që duhet të diskutohet. Votimi elektronik ka qenë diçka tepër positive dhe duhet marrë në konsideratë. KQZ ta konsiderojë se në cilën bashki duhet vendosur. Dy gjëra janë kryesore për të ardhmen depolitizimi i komisioneve zgjedhore dhe votimi elektronik. Edhe përsa i përket sulmeve kibernetike, këto janë të sigurta sepse janë offline.
taulant balla votimi elektronik
Politike
7 Nëntor 2022, 10:22
f.g
Arjan Hoxha, kandidat ne Primare
TIRANE- Arjan Hoxha, kryetari i degës së Partisë Demokratike në Kamëz ka njoftuar sot hyr...
Politike
7 Nëntor 2022, 10:19
a.l
Belind Kellici
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka dorëzuar sot në Gjykatën Penale padi...
Politike
6 Nëntor 2022, 22:43
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se Partia Socialiste për të është thjesht një ...
Politike
6 Nëntor 2022, 21:19
F.M
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka treguar se ai dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemad...
Politike
6 Nëntor 2022, 18:15
F.M
KOKOE
TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka vendosur që t...
Politike
6 Nëntor 2022, 17:32
a.l
foto ilustruese
MALIQ- Sot u zhvilluan zgjedhjet për kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas në Degën Maliq, me dy kandidate Eglantina...
Politike
6 Nëntor 2022, 17:10
a.l
foto ilustruese
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar nëj analizë të CNN për rezervat e gazit...
Politike
6 Nëntor 2022, 14:39
A.B
Linda Thomas-Greenfield
TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur në Shqipëri. Përmes n...
Politike
6 Nëntor 2022, 14:20
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rishpërndarë artikullin e DailyMail për shqiptarët, mirëpo është ndalur v...
Politike
6 Nëntor 2022, 12:58
A.B
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama i quan shpifje të opozitës se qeveria do të rrisë gjobat për biznesin e vogël. P&e...