LIVE UPDATES
Politike

"Në Vaun e Dejës po blihen vota me paratë e ndihmës sociale"/ Bylykbashi: Banorët të denoncojnë abuzimet

PD denoncon se Këshilli Bashkiak Vau Dejës ka përfshirë në skemën e trajtimit me ndihmë ekonomike mbi 100 familje pa qenë aplikues në skemën kombëtare të pikëzimit dhe as në tre muajt e fundit.

13 Mars 2023, 14:16 Nga A.B
"Në Vaun e Dejës po blihen vota me paratë e ndihmës
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi denoncoi ditën e sotme se po vidhen paratë e ndihmës sociale nga Bashkia dhe Këshilli Bashkiak i Vaut të Dejës. Deputeti bën të ditur se PD ka administruar dhe verifikuar të gjitha vendimmarrjet e Këshillit Bashkiak Vau Dejës gjatë vitit 2022. Pas verifikimeve, është zbuluar se Këshilli Bashkiak Vau Dejës, me propozim të administratorëve shoqërorë, ka përfshirë në skemën e trajtimit me ndihmë ekonomike mbi 100 familje pa qenë aplikues në skemën kombëtare të pikëzimit dhe as në tre muajt e fundit.

DEKLARATA

Të Nderuar Qytetarë, Sot denoncojmë publikisht skemën e blerjes së votave me paratë e ndihmës sociale nga Bashkia dhe Këshilli Bashkiak i Vaut të Dejës. Siç dihet, një familje e varfër për të përfituar ndihmën ekonomike duhet të aplikojë në skemën e pikëzimit kombëtar. Më pas drejtoritë rajonale bëjnë përzgjedhjen sipas kritereve që përcaktohen me VKM 597. Familjet që mbeten jashtë sistemit të pikëzimit, mund të përfshihen nga Këshilli Bashkiak në skemën e ndihmës ekonomike nëpërmjet fondit 6%.

Por, çfarë ka ndodhur në Bashkinë Vau Dejës? Me vendimin nr. 1 të 26 janarit 2022, Këshilli Bashkiak Vau Dejës ka miratuar kriteret për trajtimin me ndihmë ekonomike nëpërmjet fondit 6%, familjet të cilat nuk janë shpallur përfituese në skemën kombëtare të pikëzimit.

[Prova 1 – Vendimi nr. 1, datë 26.01.2022 i Këshillit Bashkiak Vau Dejës]

Pra, detyrimisht familjet që do të trajtoheshin me ndihmë ekonomike nga Bashkia, duhet të ishin ndër familjet që kishin aplikuar në sistemin e pikëzimit dhe nuk ishin shpallur përfituese. VKM nr. 597, shkon edhe më tej, duke përcaktuar se këto familje duhet të kenë aplikuar tre muajt e fundit.

[Prova 2 – Vendimi nr. 597, datë 04.09.2019 i Këshillit të Ministrave]

Ligji dhe aktet nënligjore kanë përcaktuar dy kushte për t’u trajtuar me ndihmë ekonomike nga Bashkia: së pari, familje që kanë aplikuar, por nuk janë shpallur përfituese nga skema kombëtare; dhe së dyti, familje që kanë aplikuar në tre muajt e fundit. Kjo nuk ka ndodhur në Këshillin Bashkiak Vau Dejës, duke vepruar në shkelje flagrante të ligjit.

Nga ana jonë, janë administruar dhe verifikuar të gjitha vendimmarrjet e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Shkodër gjatë vitit 2022, nga të cilat rezultojnë familjet nga Bashkia Vau Dejës që kanë aplikuar në skemën kombëtare, por që nuk janë shpallur përfituese.

[Prova 3 – Vendimmarrjet e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror]

Më pas, kemi administruar dhe verifikuar të gjitha vendimmarrjet e Këshillit Bashkiak Vau Dejës gjatë vitit 2022. Nga ku na ka rezultuar se Këshilli Bashkiak Vau Dejës, me propozim të administratorëve shoqërorë, ka përfshirë në skemën e trajtimit me ndihmë ekonomike mbi 100 familje pa qenë aplikues në skemën kombëtare të pikëzimit dhe as në tre muajt e fundit.

[Prova nr. 4 – Vendimmarrjet e Këshillit Bashkiak Vau Dejës]

Kush janë këto familje përfituese? Të gjitha të lidhur me strukturat drejtuese dhe militantë të Partisë Socialiste. Pra, për të shpërblyer njerëzit e tyre, Këshilli Bashkiak, shkel haptazi ligjin. Madje, ka prej tyre që familjarisht jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë, që janë të punësuar në administratën e bashkisë apo janë familjarë të kryetarëve të fshatrave.

Ata nuk plotësojnë asnjë kriter ligjor, përveçse të qEnurit patronazhistë të PS-së.  

Të tjera fakte e bëjnë edhe më flagrante paligjshmërinë dhe pashpirtësinë e këtyre njerëzve. Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, e cila duhet të jetë garante e ligjshmërisë së pushtetit lokal, në të gjitha rastet është shprehur dakord për miratimin e këtyre akteve të Këshillit Bashkiak.

[Prova nr. 5 – Shprehjet e ligjshmërisë së Prefektes]

Kjo skemë që përfshin administratorët, kryetarin dhe sekretarin e Këshillit Bashkisë Vau Dejës dhe Prefekten e Qarkut të Shkodrës, ka vetëm një qëllim që nëpërmjet përdorimit të fondeve publike të blejnë votat e familjeve dhe qytetarëve në zgjedhjet e 14 Majit.

Po kujt i takon detyra e kontrollit të institucioneve shtetërore që mos të kryejnë abuzime të tilla në kurriz të qytetarëve. VKM nr. 512/2006 e përcakton shumë qartë se këtë detyrë e ka Inspektoriati i Ndihmës Ekonomikë, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale.

[Prova nr. 6 – Vendimi nr. 512, datë 31.05.2006 i Këshillit të Ministrave]

Por, edhe Inspektoriati, edhe Ministria duket që kanë mbyllur sytë përpara këtij rasti, duke u bërë bashkëpunëtorë, në një shkelje flagrante të ligjit.

Kjo skemë është një kambanë alarmi për institucionet e drejtësisë, të cilët duhet të dënojnë personat përgjegjës të këtij abuzimi me ndihmën ekonomike për Bashkinë Vau Dejës, duke filluar që nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, deri tek nëpunësit e ndihmës ekonomike të Bashkisë Vau Dejës, të Keshillit Bashkiak, si edhe te strukturave rajonale si Sherbimi Social dhe Prefektura Shkodër. 

Partia Demokratike e dënon këtë veprim kriminal i cili bëhet më edhe më i rëndë nga fakti, se ndihma ekonomike u hiqet familjeve ne nevoje për t’u kaluar militantëve të PS. Partia Demokratike, inkurajon të gjithë banorët që të sjellin denoncime dhe abuzime të pushtetit vendor.

oerd bylykbashi

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj