Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në letrën e dëguar nga 21 deputetë të opozitës, argumentohej shkelja flagrante e MSA dhe ligjit të konkurrencës dhe ndihmës shtetërore, duke favorizuar sipas PD, haptazi Alabar.
Sundimi i ligjit, konkurrenca e transparenca, mbeten shqetësim madhor, jo vetëm për opozitën në Shqipëri, por edhe për Bashkimin Europian. Eurodeputeti David McAllister, i cili gjithashtu mban postin e kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, i është përgjigjur interesit të 21 deputetëve nga tre grupe parlamentare, në lidhje me procedurat e përshpejtuara e jo transparente të ndjekura nga qeveria dhe Parlamenti për miratimin e ligjit për Marrëveshjen e realizimit të projektit “Durrës Yachts & Marina". Shqetësimi i opozitës mbetet jo vetëm shkelja e legjislacionit aktual, afateve e procedurave, por edhe hapja rrugë dhe lehtësimi për dhënien e pasaportave të Arta për investitorët Strategjikë dhe blerësit e apartamenteve në këtë zonë. Sipas zyrtarit të BE, “investimet e huaja duhet të jenë në përputhje me rregullat e BE-së.”
“Faleminderit për ndarjen e letrës së tre grupeve parlamentare, duke tërhequr vëmendjen për shkeljet e mundshme të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Bashkimi Europian-Shqipëri. Sundimi i ligjit mbetet një parim udhëzues i procesit të zgjerimit dhe të gjitha akuzat për keqmenaxhim dhe korrupsion duhet të trajtohen si një çështje me rëndësi madhore. Transparenca, konkurrenca dhe masat mbrojtëse përkatëse janë thelbësore për të siguruar që investimet e huaja të jenë në përputhje me rregullat e BE-së dhe të kontribuojnë në transformimin socio-ekonomik të Shqipërisë”-shprehet McAllister.
Më tej, eurodeputeti shton se këto tema do të jenë subjekt i shqyrtimit të Parlamentit Europian. “Jini të sigurt se Parlamenti Europian do të vazhdojë të shqyrtojë nga afër procesin e anëtarësimit dhe reformat e Shqipërisë, duke përfshirë raportin vjetor për Shqipërinë, i cili do të paraqitet në Komisionin për Punët e Jashtme më 23 mars”, theksoi eurodeputeti, David McAllister.
Më poshtë letra e plotë e McAllister:
Faleminderit për ndarjen e letrës së tre grupeve parlamentare, duke tërhequr vëmendjen për shkeljet e mundshme të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Bashkimi Europian-Shqipëri. Sundimi i ligjit mbetet një parim udhëzues i procesit të zgjerimit dhe të gjitha akuzat për keqmenaxhim dhe korrupsion duhet të trajtohen si një çështje me rëndësi madhore. Transparenca, konkurrenca dhe masat mbrojtëse përkatëse janë thelbësore për të siguruar që investimet e huaja të jenë në përputhje me rregullat e BE-së dhe të kontribuojnë në transformimin socio-ekonomik të Shqipërisë. Jini të sigurt se Parlamenti Europian do të vazhdojë të shqyrtojë nga afër procesin e anëtarësimit dhe reformat e Shqipërisë, duke përfshirë raportin vjetor për Shqipërinë, i cili do të paraqitet në Komisionin për Punët e Jashtme më 23 mars.
Olta Xhaçka TIRANË- Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se është vendosur në dispozicion t&e...
KQZ TIRANË- Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë vendimin që të shqyrtojë ankimimin e depozituar nga Arlind Qori p&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se paga minimale e punonjësve në Shqipëri pritet të rritet deri n&eum...
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të d&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se koalicioni i tij me Partinë e Lirisë, drejtuar nga Ilir Meta është...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të mos i marrë n&eu...
Ilir Meta, Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në përfundim të takimit që pati me kreun e P...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dënuar atentatin e ndodhur një natë më parë në...
Ergys Mërtiri dhe Rudi Erebara TIRANË- Gazetari, shkrimtari dhe përkthyesi shqiptar Rudi Erebara dje bëri me dije se kishte marrë...
TIRANË- Deputeti dhe kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi është një ndër kandidatët e mundshëm të përfol...