LIVE UPDATES
Politike

Nga Blendi Fevziu tek Çim Peka, Rama komenton gazetarët: Sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel

I pyetur për Grida Duma dhe Erla Mëhilli, Rama tha se ato janë dy gjëra të ndryshme, duke shtuar me humor se Erlën e kishte kushërirë të largët. Ndërsa, për Arjan Çani përdori termin “thashethemeqar”, ndërsa komentet më të forta i rezervoi për Andi Bushati.

13 Maj 2026, 20:46 Nga E. D
Nga Blendi Fevziu tek Çim Peka, Rama komenton gazetarët: Sa më
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar disa nga figurat më të njohura të medias shqiptare, disa prej të cilëve edhe i ironizoi dhe thumboi. I ftuar në një intervistë në gazetën "Koha Jonë", Rama zgjodhi të përdorë termin  “udhëtar” për Blendi Fevziun, ndërsa për Ylli Rakipin tha shkurt: “Muhabetqar”, ndërsa Mero Bazën e etiketoi si “Sqepar”.

I pyetur për Grida Duma dhe Erla Mëhilli, Rama tha se ato janë dy gjëra të ndryshme, duke shtuar me humor se Erlën e kishte kushërirë të largët. Ndërsa, për Arjan Çani përdori termin “thashethemeqar”, ndërsa komentet më të forta i rezervoi për Andi Bushati.

Në fund nuk mungoi as ironia ndaj Çim Peka, për të cilin Rama tha se po të ishte në kohën e gazetës ‘Koha Jonë’, do e mbanin "shofer të makinës së bardhë”, duke shtuar më tej: “Sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel.”

NTERVISTA E PLOTË:

Edi Rama, duke mos falënderuar që tani po pak më vonë pyetja e fundit krejt, po nuk e di nëse do përgjigjesh: Më portretizo në pak sekonda këto emra të medias. Vura syzet se nuk shoh fort nga afër.

Blendi Fevziu me 10 sekonda

Kryeministri Edi Rama: Udhëtar

-Ylli Rakipi.

Kryeministri Edi Rama: Muhabetqar

Mero Baze

Kryeministri Edi Rama: Sqepar

-Grida Duma. Po të bashkangjis me Erla Mhillin që t’i kesh dy femrat bashkë.

Kryeministri Edi Rama: Janë dy gjëra të ndryshme.

- Që do të thotë?

Kryeministri Edi Rama: Erlën e kam kushërirë.

- Nga të doli kushërirë mo?

Kryeministri Edi Rama: Po, të largët, por pyete

-Po ashtu dalim edhe ne kushëri si katolikë që jemi.

Kryeministri Edi Rama : Jo jo, ty të kam kushëri të afërt. Atë e kam kushëri të largët.

-E kuptova. Arjan Çani.

Kryeministri Edi Rama: Thashethemeqar.

-Andi Bushati. Kujdes, se përgjigjet egër Bushati. Mendohu mirë në përgjigje. Se është i pamëshirshëm Bushati dhe është ndër gazetarët më të mirë që ka pasur ‘’Koha jonë.’’

Kryeministri Edi Rama : Po po, atë nuk e diskutoj fare.

Po jo, mo nuk e diskutoj fare që po është e vërtetë dhe ta thashë.

- Madje madje, edhe kur ndalim ndonjëherë para me Sandrin, se vinte thesi i parave...

Kryeministri Edi Rama: Ai, shiko, ai ishte i vogël edhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim. Regjim s'ka edhe zvogëlohet përditë. Ça t'i bëjmë atij?

-Frok Çupi.

Kryeministri Edi Rama: Tani Andi Bushatin e deshe apo jo?

-Po Bushatin e the pak a shumë.

Kryeministri Edi Rama: Telendar.

- Frok Çupi se edhe dy emra keni.

Kryeministri Edi Rama: Frrok Çupi? Mirditor.

-Anila Basha.

Kryeministri Edi Rama: Anila Basha, jo për Anilën nuk dua të bëj humor sepse kam shumë respekt për faktin..

- Ka qenë gazetare e “Koha jonë ‘’

Kryeministri Edi Rama: Jo, për atë po, po kam respekt për faktin që është një person luftarak edhe bën çmos që të mbijetojë në një xhungël që nuk është e lehtë edhe si grua ,e respektoj.

-Baton Haxhiu.

Kryeministri Edi Rama :Kështu që maksimumin që mund të them për për Anila Bashën, është anëtare e kryesisë së Federatës së Futbollit.

-Baton Haxhiu

Kryeministri Edi Rama :Kosovar

-Dhe ëmbëlsira në fund, Çim Peka.

Kryeministri Edi Rama: Ku punon ky?

-Ky punon që të vjen hakut vazhdimisht në emision.

Kryeministri Edi Rama: Po të ishte shiko, po të ishte në kohën e ‘’Kohës tonë’’ do ishte një nga ata të makinës së bardhë. Po po, jo, jo, jo.. po e sigurtë do ishte një nga ata të makinës bardhë...

-Jo, jo, ai është një nga gazetarët opozitarë të nivelit të  lartë ...

Kryeministri Edi Rama: por do e mbanin për shofer, nuk do dilte këtu.

- Jo, jo Çimi është gazetar opozitar i nivelit të lartë

Kryeministri Edi Rama: Po ra, është ajo që të thashë, sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj