LIVE UPDATES
Politike

Meta sqaron pretendimet për CEZ DIA dhe lobimin në SHBA: SMS-ja me 200 mijë euro, sajesë. Në SHBA vetëm 15 mijë dollarë janë paguar

Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka prekur çështjen 'CEZ-DIA' dhe pretendimet për një “SMS” me vlerë 200 mijë euro, të cilën ai e konsideron të manipuluar dhe pa asnjë provë konkrete. Sipas tij, në mesazhin e pretenduar nuk përmenden para, ndërsa shton se kompania DIA është regjistruar dhe ka lidhur marrëveshje me CEZ shumë muaj pas datës së pretenduar të mesazhit.

13 Maj 2026, 14:29 Nga I.A
Meta sqaron pretendimet për CEZ DIA dhe lobimin në SHBA: SMS-ja me 200
Ilir Meta

TIRANË- Ish-Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj prokurorëve të SPAK dhe qeverisë, duke i cilësuar hetimet ndaj tij si të fabrikuara dhe të ndikuara politikisht. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka prekur çështjen 'CEZ-DIA' dhe pretendimet për një “SMS” me vlerë 200 mijë euro, të cilën ai e konsideron të manipuluar dhe pa asnjë provë konkrete. Sipas tij, në mesazhin e pretenduar nuk përmenden para, ndërsa shton se kompania DIA është regjistruar dhe ka lidhur marrëveshje me CEZ shumë muaj pas datës së pretenduar të mesazhit.

Ish-presidenti deklaron se kërkesa e tij për transmetim live të gjyqit është bërë për transparencë publike, pasi mediat në vend kontrollohen nga qeveria dhe raportimet bëhen sipas “direktivave politike”. Në postim, Meta mohon edhe akuzat që lidhen me lobimin në SHBA përmes McKeon Group, duke deklaruar se SPAK ka pranuar se ekziston vetëm një pagesë ligjore prej 15 mijë dollarësh dhe jo shumat e pretenduara publikisht ndër vite.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama për dirigjim të propagandës dhe përdorim politik të drejtësisë, ndërsa shton se ndaj tij janë publikuar qindra lajme për arrestim apo arratisje, pa u provuar asnjë akuzë konkrete. Në fund të reagimit, Meta thekson se do të vazhdojë të kërkojë transparencë të plotë për procesin gjyqësor ndaj tij, duke deklaruar se ata që kanë shkelur ligjet kanë tmerr nga transparenca.

Postimi i Plotë:

Disa sqarime publike për gënjeshtrat e prokurorëve specialë që “helmuan” edhe gazetarin e nderuar, Z. Enton Abilekaj dhe jo vetëm

Duke patur konsideratë për objektivitetin dhe përgjegjshmërinë publike të Z. Enton Abilekaj, që sipas gjykimit tim është pjesë e pakicës së gazetarëve dhe analistëve të pavarur e ndoqa dje në një intervistë te Syri TV ku ndërthureshin disa tema të rëndësishme si ngrirja faktike e procesit të integrimit për shkak të ndikimit politik në gjyqësor kryesisht, roli i SPAK-ut për hetimet e korrupsionit 36-vjeçar, roli i tij për parandalimin e korrupsionit gjatë kohës së vetë SPAK-ut (pra nga 2019 e këtej), besueshmëria e hetimeve të deritanishme për çështjet e mëdha si Meta, Berisha, Veliaj, Ahmetaj, Balluku, etj., dua të bëj disa sqarime, jo për “replikë” në distancë, por për qartësime dhe saktësime të disa fakteve, “provave” dhe konkluzioneve. Arsyeja kryesore pse unë kam kërkuar që gjyqi ndaj meje të jetë live për të gjithë të interesuarit është jo vetëm i mbështetur në Kushtetutë, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe legjislacionin tonë, por sidomos në faktin se siç ju e dini më mirë se unë, mbi 90% e televizioneve dhe portaleve kontrollohen nga Qeveria Rama dhe gazetarët raportojnë pas gjyqit sipas direktivave të pronarëve, nën diktatin e zyrës së propagandës gëbelsiane të Edi Ramës, me qëllim çoroditjen e opinionit publik dhe shndërrimin e gënjeshtrave në “fakte” apo “prova” kundër opozitarëve, për të legjitimuar farsat gjyqësore, jo vetëm të urdhëruara nga Asambleja e PS-së, por edhe të iniciuara nga Edi Rama, që nga kallëzuesit e deri te hetimet, i cili siç dihet komandon edhe gjykatat. Ndaj edhe gjykata nuk e pranoi kërkesën tonë duke iu referuar një neni të Konventës Europiane, që nuk e lejon transmetimin live të gjykimit kur është kundër vetë i pandehuri. Ndërkohë, që rasti ynë, është krejt i kundërt sepse i pandehuri insiston dhe kjo ka bazë të qartë ligjore sepse asnjë nga çështjet nuk ka lidhje me sigurinë kombëtare. Dëgjova se edhe Z. Abilekaj përmendi një “sms” me 200 mijë euro, që gjoja është paraqitur nga prokurorët spas raportimeve për çështjen CEZ-DIA. I nderuar Z. Abilekaj, pa u thelluar si në aspektin ligjor apo procedurial se çfarë konsiderohet provë, se si merret, administrohet apo përdoret ajo, dua t’ju siguroj se “eurot” ekzistojnë vetëm në dëshirën dhe imagjinatën e prokurorëve, siç kemi provuar edhe gjatë gjykimit në seancën paraprake. Është e qartë se edhe në fabrikimin e një “sms” të tillë të pretenduar, nuk ka as euro, as dollarë, as lekë dhe as fletëpalosje, apo postera, meqënëse mesazhi i pretenduar koinçidon me Qershorin 2009 para zgjedhjeve parlamentare kur unë kam qenë thjesht një deputet opozitar dhe pa asnjë funksion qeveritar. Po kështu, çuditërisht nga pala marrëse e kësaj “sms” nuk ka asnjë përgjigje apo reagim (!!!) Ndërkohë që nuk ka asnjë garanci se kjo “sms” është dërguar nga unë. Nëse ju dëshironi unë mund të porosis dikë nga telefoni i burgut, po të më jepni numrin tuaj të telefonit, që në emrin tuaj dhe nga numri juaj t’i kërkohen për shembull Z. Baton Haxhiu 200 milionë lekë (të vjetra) pasi 200 mijë euro sot vlejnë shumë më pak për shkak të narkoeuros. E përmenda Z. Baton Haxhiu sepse ju ishit bashkë me të te emisioni i Z. Ylli Rakipi, ku debatua për këtë çështje. Jo vetëm kaq, por Z. Baton Haxhiu është bërë pjesë e hetimeve ndaj meje, jo nga unë, por nga SPAK-u dhe do kem fatin të çmallem me të në sallën e gjykimit. E siguroj Z. Baton Haxhiu se cilësia e hetimeve është edhe më e rëndë se cilësia e zbardhjes së dëshmisë së tij të publikuar nga SPAK-u dhe jo nga unë. Por ishte shumë e rëndë gjatë seancës paraprake kur prokurori pasi shpiku eurot te “prova”, që ne se kemi, e interpretuan si shpërblim për lidhjen e marrëveshjes CEZ-DIA. Ndërkohë që DIA është regjistuar në Shqipëri 14 muaj pas kësaj “sms”-je të fabrikuar, ndërsa marrëveshjen me CEZ-in e ka lidhur 15 muaj pas kësaj “sms”, ndërsa pagesat e para nga CEZ-I i ka marrë 17 muaj pas kësaj “sms”. Kjo lloj “sms” është bërë lajm që para 15 vitesh dhe e kanë marrë seriozisht vetëm ata që u ka “pëlqyer” për lojë politike. Ndoshta prokurorët më ngatërrojnë me Edi Ramën që shpall me firmën e tij fituese kompani që lindin vetëm 8 muaj më pas dhe dëmtojnë rëndë financat publike.

Se pse u lidh marrëveshja CEZ-DIA herën e parë në 1 shtator 2010, por edhe pse u lidh marrëveshja e 2 shkurt 2011, e ka shpjeguar shumë qartë krahu i djathtë i Z. Kastriot Ismailaj në drejtimin e DIA-s, por edhe si shef i negociatave të DIA-s me CEZ-in, Z. Elvis Mataj në 2 email-et e tij, në 9 dh 16 prill 2014 drejtuar avokatit të Z. Ismailaj në Vjenë.

Ato janë bërë publike nga Z. Tedi Blushi në media, por unë do t’i kërkoj t’ua dërgoj të plota edhe juve, Z. Baton Haxhiu, Z. Ylli Rakipi dhe padyshim edhe Z. Artan Hoxha, i cili sipas të dhënave të mia është prezantuar me Z. Elvis Mataj pas prillit të vitit 2014. Në këto e-maile do të gjeni edhe emrat e zyrtarëve çekë apo shqiptarë që sipas Elvisit u ishte premtuar ryshfet apo pagesë si shpërblim. Aty do të gjeni edhe nominalisht emrin edhe të një ministri të asaj kohe, i cili ka patur lidhje të afërt me Z. Ismailaj që në kohën kur punonin bashkë për Ministrinë e Punës Sociale. Po kështu, do i kërkoj Z. Blushi që t’ju dërgojë edhe juve personalisht, por edhe Z. Baton edhe Z. Artan Hoxha dëshminë e dhënë nën betim në 20 Dhjetor 2011, para Prokurorisë së Tiranës nga Z. Josef Hejsek se si është përzgjedhur DIA falë garancive të marra nga DIA e Uashingtonit, e cila kishte ofruar edhe garanci nga përvoja e kompanive amerikane që punonin në Çeki. Po kështu, meqenëse Z. Hoxha përmendi edhe Znj. Rebecca, do i kërkoj Z. Blushi t’ju dërgojë e-mailin që ajo i nis Z. Oligert Kume, Drejtor Rajonal i DIA-s, ku injoron shqetësimet e drejtuesve çekë që merreshin me Shqipërinë dhe e garanton se shefat kryesorë në Pragë të CEZ-it kishin mendim shumë të mirë për punën e DIA-s dhe se ajo do të blinte edhe në Shqipëri, por me çmimin që donte ajo dhe jo shefat e CEZ-it në Pragë. Por që të mos zgjatem te kjo çështje e stërgjykuar që nuk ka asnjë lidhje me mua dhe funksionet e mia, ju duhet ta keni të qartë se ajo “sms” e fabrikuar u rishpërnda nga mediat e regjimit për të fshehur të vërtetën që nuk duhet të buçasë dhe ulërijë, por të mbulohet me “gjethe fiku” dhe të fiket. Pra, faktin se edhe si në seancën paraprake, Prokurori edhe në seancën e fundit të gjykimit në themel, deklaroi me zë të ulur se nuk ekzistonte më akuza për korrupsion e pastrim parash, për lobimin me McKeon Group, pasi ishte vërtetuar se kishte vetëm një pagesë të ligjshme prej 15 mijë dollarësh, siç unë kam deklaruar që në vitin 2017, kur revista amerikane “Mother Jones” u hap me shpifjen se unë kisha paguar 1 milion dollarë për të bërë një foto “të pabërë” me Presidentin Tramp. Po kështu, në Maj 2022 gazeta bulevardeske austriake “Kronen Zeitung”, u hap në faqe të parë me këtë shpifje dhe foton time, ndërkohë që unë isha President i Republikës. Përmenda vetëm këto të dyja, sepse në Shqipëri ky lajm është shpërndarë dhe rishpërndarë me dhjetëra herë. Bazuar mbi këto media, na regjistrohet edhe një kallëzim nga një person i njohur si kontigjent policie dhe formulohet edhe një akuzë bombastike për të justifikuar rrëmbimin para zgjedhjeve. Por pas zgjedhjeve akuza rrëzohet, jo vetëm se ishte shpifje, por na dilnin edhe nja dy dëshmitarë të rremë ose me “demencë” siç ka dalë moda tani. Ju me të drejtë thatë dje se u ngarkua perceptimi për Metën shumë i madh dhe tani s’po gjejmë lekët. Po pse i dashur Enton, unë e pagova “Mother Jones” për të shpifur kundër meje? Apo “Kronen Zeitung” dhe dhjetëra media dhe portale në Shqipëri ? Po pse i dashur Enton, a mos kujtoni ju se kur unë u thirra në SPAK për këtë çështje, a nuk ua dhashë edhe provat se si e kisha denoncuar greko-amerikanin Fidetzis te Presidenti i McKeon Group pasi kishte regjistruar kontratë në emër të LSI në FARA, pa dijeninë dhe autorizimin tim dhe të LSI. Po rrëmbimi si do justifikohej? Të gjitha këto tymnaja propogandistike të dirigjuara nga Edi Rama shërbejnë për të spostuar vëmendjen nga afera e inceneratorit që ende nuk ekziston, por paguhet, sepse duhen paguar edhe b(analistët) për të përsëritur shpifjet, duhen paguar kallëzuesit e kështu me rradhë. Ato shërbejnë për të harruar mos-hetimin e aferave të McGonigalit në Shqipëri, që janë të hatashme. Ato shërbejnë për të harruar padinë e KLSH për Qeverinë e Ramës për faljen e 479 milionë eurove CEZ-it e kështu pa fund. Ndaj ashtu siç është detyra ime të jap llogari para drejtësisë, është detyrë e imja, por edhe e drejtësisë të garantojmë transparencën e plotë të gjykimit të publikut.

Unë do të insistoj pa rreshtur për të garantuar këtë transparencë. Nëse drejtësia kërkon t’i fshihet publikut dhe transparencës, kjo i thotë të gjitha.

Vetëm nga korriku 2023 deri në tetor 2024, janë botuar mbi 300 shkrime me burime nga SPAK-u se Meta do të arrestohet sot dhe do arrestohet nesër, se Meta u arratis në Austri dhe do arratiset ne Hungari, se erdhi letërporosia nga Çekia dhe erdhi edhe nga Anglia. Apo se erdhi nga Amerika, nga Qipro dhe Gjibraltari. Qytetarët kanë të drejtë, mendoj unë, që t’i shohin të gjitha këto letërporosi dhe nëse Ilir Metës i është gjetur ndonjë qindarkë e paligjshme. Mos harroni se veprimet hetimore zyrtarisht kundër Metës janë kryer që në 2018, pra para 8 vitesh dhe në vazhdimësi. Asnjë dëshmitar nuk është ankuar se ka patur ndonjë shqetësim nga unë as kur kam qenë President dhe as më vonë. Asnjë “provë” nuk mund të helmohet nga unë, pasi ato janë të gjitha në favorin tim. Problemi është se akuza është fabrikuar e gjitha në bazë montazhesh dhe në kundërshtim flagrant me provat e pafundme që gjenden në fashikujt. Ne nuk i bëmë publike ato më parë se respektuam ligjin.

Ata që kanë shkelur ligjet kanë tmerr nga TRANSPARENCA.

 

ilir meta

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë