Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një konference për mediat, Salla ka deklaruar se është hequr nafta falas për fermerët, por në këtë skemë ata do të kenë mundësi që të marrin mbështetje në të gjitha masat.
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe blegtorët. Gjatë një konference për mediat, Salla ka deklaruar se është hequr nafta falas për fermerët, por në këtë skemë ata do të kenë mundësi që të marrin mbështetje në të gjitha masat.
”Së pari, kemi miratuar dje me vendimin e Këshillit të Ministrave skemën kombëtare mbështetëse për fermerët për vitin 2026, e cila është një skemë ku ne kemi konsoliduar së bashku me fermerët në të gjithë territorin. Kemi pasur dëgjesa me ta në të gjithë takimet që kemi kryer, në 23 takime dhe në 12 qarqet e Shqipërisë. Është një skemë që do ta prezantojmë sot dhe kush janë pikat të cilat ne kemi vendosur së bashku me stafin për atë çfarë kemi dëgjuar realisht nga fermerët, duke e përshtatur atë në buxhetin i cili është akorduar nga qeveria shqiptare, një buxhet prej 5.2 miliardë lekë. Do të mbështesim të gjitha aplikimet apo projektet të cilat janë investimet në sera, pemë frutore, vreshta, stalla, mekanikë bujqësore, linja e përpunimit të produkteve, akuakulturë detare dhe agroturizëm. Skema e naftës është skemë për ulje kosto prodhimi dhe është mbështetur me buxhet të drejtpërdrejtë për fermerin, me skemën e re është gjithëpërfshirëse ku mbulohen të gjithë fermerët në uljen e kostos së prodhimit”, tha ai.
Ndërkohë ministri Salla tha se deri në datën 9 prill, Shqipëria do të paraqesë kërkesat në BE për të kërkuar hapjen e fondeve të IPARD.
“Kemi diskutuar në Bruksel për gjithë detyrat që kemi, brenda datës 9 prill do të depozitojmë kërkesat që na janë caktuar, presim më pas akreditimin e paketës së IPARD”, deklaroi ai.
I pyetur në lidhje me dëmshpërblimet për zjarret, përmbytjet apo për murtajën që ra mbi gjedhët, ai tha se për këtë të fundit brenda pak ditësh do të kalojnë paratë në llogaritë e familjeve që kanë pasur humbje.
“Përmbytjet ne i kemi dakordësuar me ministrinë e mbrojtjes. Me mbështetje nga qeveria jemi gati për aktin e radhës për të mbështetur fermerët, dhe që kanë kaluar situatën e zjarreve, i kanë kaluar bashkive nga qeveria. Të gjitha bashkitë kanë marrë në dhjetor mbështetjen nga qeveria dhe janë kaluar në ato familje që janë prekur. I kemi gati për të kaluar paratë për ata që fermerë që gjedhët e tyre janë prekur nga murtaja”, përfundoi Salla./Dosja.al
Skënder HIta TIRANË- Skënder Hita është betuar sot si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, theksoi se përzgjedhja e drejtuesit të ri ka kaluar në dis...
Albana Koçiu TIRANË- Sot u zhvillua ceremonia e betimit të Skënder Hitës si drejtori i ri i Policisë së Shtetit,...
Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, e ka anuluar takimin e Procesit të Bërdo-Brionit, që ishte paraparë të mbahej në m...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja, duke th...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi deklaroi se Ilir Proda është takuar me Suel Çel&e...
TIRANË- Pas javës së gjelbër, deputetët u rikthyen në Kuvend për seancën e rradhës, ku ngritën edh...
Erald Kapri TIRANË- Deputeti i Partisë “Mundësia” Erald Kapri deklaroi se e drejta e pronësisë në vend ësht&...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja Ina Zhupa ka deklaruar se projektligji i ri i Ministrisë së Arsimit synon t’i japë dorë një...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi u shpreh se Lushnjë ka mbaruar çdo gjë. L...