All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Millanoviq anulon samitin e Bërdo-Brionit për shkak të Vuçiçit

Vuçiq u përgjigj se presidenti i Kroacisë nuk ka pasur nevojë që ta anulojë takimin për shkak të tij, por ka mundur që të ftojë “miqtë e tij nga Prishtina dhe Tirana”.

31 Mars 2026, 09:11 Nga D.S
All - Paragraf - 1

Millanoviq anulon samitin e Bërdo-Brionit për shkak të

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, e ka anuluar takimin e Procesit të Bërdo-Brionit, që ishte paraparë të mbahej në maj, duke theksuar se aktualisht nuk ekzistojnë kushtet për shkuarjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kroaci.

“Deklaratat dhe veprimet politike të presidentit të Serbisë, për të cilat kemi qenë dëshmitarë në ditët dhe javët e fundit, janë plotësisht në kundërshtim me qëllimin e Procesit të Bërdo-Brionit, dëmtojnë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore”, tha Millanoviq më 30 mars përmes një deklarate me shkrim.

Vuçiq u përgjigj se presidenti i Kroacisë nuk ka pasur nevojë që ta anulojë takimin për shkak të tij, por ka mundur që të ftojë “miqtë e tij nga Prishtina dhe Tirana”.

“Absolutisht ai ka të drejtë, unë nuk e kam vendin aty”, deklaroi Vuçiq, duke shtuar se askush nga Kroacia nuk do t’i tregojë atij se çfarë të thotë, ka raportuar agjencia Tanjug.

Procesi i Bërdo-Brionit është një nismë rajonale që mbledh liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është iniciuar në vitin 2013 me qëllim që të nxisë bashkëpunimin dhe të përshpejtojë integrimet evropiane të rajonit.

Vuçiqi, pas zgjedhjeve lokale në Serbi më 29 mars, deklaroi se do të “verifikojë raportet e agjencive të sigurisë për ndikimin e mundshëm të vendeve të huaja në procesin zgjedhor”, duke përmendur “mbështetjen logjistike të një shteti fqinj”.

“Na kanë goditur nga rajoni edhe sot. Mund të shihnit çfarë bënin nga Zagrebi dhe sa të mëdha ishin përpjekjet e tyre. Në Kula [komunë në veri të Serbisë] kishte më shumë targa nga Zagrebi sesa nga komunat përreth. Dhe, nuk po flas vetëm për logjistikën e transportit, por para së gjithash për atë mediatike”, tha presidenti serb.

Pas shpërthimit të protestave antiqeveritare për shkak të vdekjes së 16 personave në Novi Sad në fund të vitit 2024, autoritetet në Serbi kanë akuzuar disa herë shërbimet sekrete kroate për organizimin e demonstratave, akuza që zyrtarët në Zagreb i kanë mohuar ashpër.

Nga zyra e Millanoviqit është bërë e ditur se Kroacia dhe Sllovenia, si anëtare të Bashkimit Evropian, e kanë iniciuar Procesin e Bërdo-Brionit me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të vendeve të Evropës Juglindore.

Si bashkëkryesues i Bërdo-Brionit, Millanoviq i ka njoftuar krerët e shteteve pjesëmarrëse se ka vendosur të anulojë takimin e planifikuar në Kroaci.

Përveç presidentëve të Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë, në Procesin e Bërdo-Brionit marrin pjesë edhe udhëheqësit e Kosovës, Malit të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, deklaroi se nuk ka dijeni për vendimin e Millanoviqit për anulimin e samitit. Duke folur për deklaratat e Vuçiqit, ai tha se bëhet fjalë për “dy koncepte të rreme”.

“Njëra është se Kroacia po ndërhyn në zhvillimet e brendshme politike të Serbisë dhe se është një nga nxitësit ose bashkëorganizatorët e ‘revolucionit portokalli’. Tjetra, se [Kroacia] po krijon një aleancë ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën kundër Serbisë. Të dyja këto çështje janë plotësisht të pasakta”, deklaroi ai për gazetarët.

Kosova, Kroacia dhe Shqipëria kanë nënshkruar më 2025 një deklaratë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Serbia e ka cilësuar këtë bashkëpunim si aleancë sulmuese kundër saj dhe serbëve.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërlliq Radman, i ka hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë për ndërhyrje kroate në zgjedhjet lokale në atë vend, duke i cilësuar ato si “teori konspirative”.

“Më duket se qytetarët e Serbisë e kuptojnë se kjo nuk ka lidhje me Kroacinë”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ai shtoi se politikanët në Serbi nuk duhet të merren me “trillime”, por me reforma dhe përmbushjen e kritereve për përparim në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Tensionet e fundit mes Serbisë dhe Kroacisë u nxitën edhe pasi Beogradi bleu raketa nga Kina, gjë për të cilën Pllenkoviq tha më 13 mars se i kishte shkruar sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë e ka futur gjithashtu Kroacinë në listën e vendeve që duhen vizituar vetëm “në raste të domosdoshme”, duke përmendur si arsye “incidentet gjithnjë e më të shpeshta, tensionet dhe rrethanat e pafavorshme të sigurisë”, pa specifikuar se për cilat ngjarje bëhet fjalë./REL

zoran millanoviq aleksandar vuçiq

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet