LIVE UPDATES
Politike

Nga Shqipëria, Ballkani, Europa e deri në SHBA, si kufizohen deputetët për të qenë aktivë në biznes

Ky ligj përcakton rregullat për shmangien e situatave ku interesi privat i një zyrtari mund të ndikojë në vendimmarrjen e tij publike.

29 Mars 2025, 07:38 Nga M.B
Nga Shqipëria, Ballkani, Europa e deri në SHBA, si kufizohen
Foto ilustruese

TIRANA- Për deputetët në Shqipëri, ligji që rregullon konfliktin e interesit është Ligji Nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”, i ndryshuar. Ky ligj përcakton rregullat për shmangien e situatave ku interesi privat i një zyrtari mund të ndikojë në vendimmarrjen e tij publike.

Neni 28 i ligjit kufizon deputetin “të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, të noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën “a” të këtij neni dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër”.

Po ashtu deputeti “nuk mund të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg”. Neni 21 për kufizime për ushtrimin e funksioneve private gjatë mbajtjes së detyrës publike përcakton se deputeti nuk mund të ushtrojë njëkohësisht një funksion privat si administrator, anëtar bordi, menaxher ose drejtues në një shoqëri tregtare.

Neni gjithahstu parashikon nëse deputeti është aksioner ose zotëron kuota në një shoqëri tregtare, ai nuk mund të marrë vendime ose të ndikojë në procedurat publike që lidhen me atë shoqëri. Në rast se deputeti është aksioner në një kompani që përfiton nga fondet publike, ai duhet të heqë dorë nga ndikimi në proceset vendimmarrëse.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) është institucioni që mbikëqyr deklarimin e pasurisë dhe zbatimin e ligjeve mbi konfliktin e interesit. Deputetët janë të detyruar të dorëzojnë deklarata të pasurisë çdo vit, ku përfshihen të gjitha investimet, aksionet dhe interesat e tyre ekonomike. ILDKPKI ka të drejtë të hetojë dhe ndëshkojë shkeljet, duke përfshirë gjoba, shkarkime nga detyra ose referim të rasteve në Prokurori për korrupsion.

Në shtetet e rajonit, si Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia drejtuesit e bizneseve që hyjnë në politikë duhet të largohen nga drejtimi i kompanive të tyre ose t’i transferojnë ato për të shmangur ndikimin në vendimmarrje. Ligjet kërkojnë transparencë përmes deklarimit të pasurisë dhe interesave financiare, ndërsa agjencitë e posaçme kundër korrupsionit mbikëqyrin dhe ndëshkojnë shkeljet.

Në Kosovë ligji “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik” ndalon që zyrtarët publikë të jenë njëkohësisht drejtues të bizneseve private. Politikanët duhet të deklarojnë pasurinë dhe interesat e tyre financiare. Shkeljet monitorohen nga Agjencia Kundër Korrupsionit. Në Maqedonia e Veriut ligji “Për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave” ndalon zyrtarët publikë të marrin vendime që favorizojnë bizneset e tyre private.

Politikanët duhet të deklarojnë pasurinë dhe interesat e tyre financiare. Nëse një zyrtar ka aksione apo drejtim në një kompani, ai duhet t’i transferojë ose të heqë dorë nga çdo ndikim gjatë mandatit të tij. Monitorimi bëhet nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Ligji “Për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave” në Malin e Zi ndalon mbajtjen e pozitave drejtuese në kompani private nga zyrtarët publikë. Të gjithë zyrtarët janë të detyruar të deklarojnë interesat financiare dhe bizneset e tyre.

Nëse ndodhet në konflikt interesi, zyrtari duhet të largohet nga pozita drejtuese ose të vendosë biznesin nën administrim të pavarur. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe ndëshkimin e shkeljeve. Në Serbi ligji “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave” ndalon politikanët të mbajnë aksione shumicë ose pozita drejtuese në kompani private. Zyrtarët publikë duhet të dorëzojnë pasuritë dhe aksionet e tyre ose t’i kalojnë në një sistem “blind trust” (besim të verbër).

Ligji gjithashtu ndalon pjesëmarrjen e bizneseve të politikanëve në tenderë publikë. Agjencia Kundër Korrupsionit monitoron dhe ndëshkon shkeljet e ligjit. Në shtetet si Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia ligji për Konfliktin e Interesit ndalon që zyrtarët të mbajnë pozita në kompani private gjatë mandatit. Ata duhet të raportojnë të gjitha interesat financiare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbikëqyr zbatimin e ligjit në Bosnjë Hercegovinë. Në Kroaci është Komisioni për Konfliktin e Interesit që mbikëqyr zbatimin e ligjit.

Ligji për konfliktin e interesit, si në Europë dhe SHBA, synon të parandalojë ndikimin e interesave private në vendimmarrjen publike. Ai e ndalon ose kufizon veprimtarinë e drejtuesve të bizneseve që hyjnë në politikë përmes disa mekanizmave kryesorë. Në të dyja sistemet, sfida kryesore mbetet zbatimi i ligjit dhe shmangia e mënyrave të fshehta për të ndikuar politikën në favor të bizneseve private. Në shtete si Itali dhe Gjermani, biznesmenët që hyjnë në politikë duhet të ndjekin rregulla të rrepta për të shmangur konfliktin e interesit.

Ligjet kërkojnë që ata të heqin dorë nga drejtimi aktiv i bizneseve të tyre ose të ndjekin masa specifike për të shmangur përfitimet personale nga pozitat politike. Në Itali, ligji Nr. 215/2004 (Ligji Frattini) përcakton se biznesmenët që hyjnë në politikë duhet të transferojnë administrimin e kompanive të tyre te palë të treta ose të japin dorëheqje nga çdo funksion drejtues. Po ashtu nuk mund të marrin pjesë në tendera publikë apo të përfitojnë nga kontrata shtetërore gjatë mandatit. Në Itali inspektimi bëhet nga Autoriteti Kombëtar Kundër Korrupsionit (ANAC).

Në Gjermani, ligji Federal për Zyrtarët Publikë dhe Ligji për Ministrat Federalë kufizon çdo biznesmen që merr një post politik se duhet të deklarojë të gjitha interesat e tij financiare dhe të shmangë përfshirjen në vendimmarrje që lidhet me kompaninë e tij. Nëse një konflikt interesi është i qartë, ai duhet të largohet nga roli ekzekutiv ose të kalojë pronësinë në një “blind trust” (fond i menaxhuar nga palë të treta, pa ndërhyrjen e tij). Në rast të shkeljeve, Kodi Penal Gjerman parashikon gjoba ose burgim për korrupsion dhe përfitime të paligjshme.

Në të dy vendet, biznesmenët që hyjnë në politikë duhet të distancohen nga kompanitë e tyre, ose duke kaluar menaxhimin tek palë të treta, ose duke u larguar plotësisht nga vendimmarrja. Ndryshimi kryesor mes Italisë dhe Gjermanisë është se Italia ka një qasje më të rreptë, ndërsa Gjermania fokusohet më shumë në deklarimin e interesave dhe ndalimin e përfshirjes në çështje që mund të krijojnë konflikt interesi.

Në SHBA, ligji ndalon zyrtarët publikë të marrin vendime për politika që mund të ndikojnë financiarisht kompanitë ose asetet e tyre. Para dhe gjatë mandatit, politikanët duhet të raportojnë pasurinë dhe lidhjet e tyre me bizneset. Shumë zyrtarë janë të detyruar të vendosin pasuritë e tyre në një trust të menaxhuar nga një palë e tretë, pa mundësi ndikimi mbi to (Trusti i verbër). Shitja e aksioneve ose dorëheqja nga pozitat drejtuese. Në disa raste, ata duhet të shesin interesat e tyre, ose të japin dorëheqjen nga bordet e kompanive për të shmangur konfliktin./ Monitor

deputete politke

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj