Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
USAGM pati vendosur që të ndërpresë grantin për Radion Evropa e Lirë më 15 mars, disa orë pas një urdhri ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka bërë thirrje për shkurtime në shtatë agjenci përfshirë USAGM-in në “shkallë maksimale, në përputhje me ligjet”.
KOSOVË - Radio Evropa e Lirë (REL) është duke vazhduar procedurat ligjore kundër Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM) për t'i siguruar fondet që i janë miratuar nga Kongresi deri në fund të vitit fiskal, në fund të shtatorit.
USAGM mbikëqyr Radion Evropa e Lirë dhe media tjera ndërkombëtare. USAGM pati vendosur që të ndërpresë grantin për Radion Evropa e Lirë më 15 mars, disa orë pas një urdhri ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka bërë thirrje për shkurtime në shtatë agjenci përfshirë USAGM-in në “shkallë maksimale, në përputhje me ligjet”.
Më 26 mars, USAGM i ka shkruar Radios Evropa e Lirë për t’i treguar se është duke u tërhequr nga njoftimi për ndërprerje granti, por “pa paragjykuar autoritetin e USAGM-it për të ndërprerë grantin”.
Në padinë e Radios Evropa e Lirë vlerësohet që USAGM nuk ka autoritet, meqë granti i është ndarë me vendim të Kongresit.
Në komunikatën e lëshuar nga Radio Evropa e Lirë më 27 mars është thënë se “REL-i është në pritje të një konfirmimi zyrtar prej USAGM-it për lëshim të grantit”.
Në komunikatën e 28 marsit, kompania e ka bërë të qartë se diçka e tillë nuk ka ndodhur, që granti nuk është lëshuar.
“Ne jemi në pritje të fondeve që Kongresi i ka ndarë për ne përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Media Globale. Deri atëherë, ne do t’i shfrytëzojmë të gjithë hapat ligjorë për t’u siguruar që respektohet vendimi i Kongresit”, është thënë në komunikatë.
Në komunikatë është thënë edhe se “përkushtimi i Radios Evropa e Lirë për audiencat tona dhe mandatin e dhënë nga Kongresi, mbetet i palëkundur”.
Më 25 mars, një gjykatë në SHBA e ka miratuar kërkesën e REL-it për një urdhër të përkohshëm ndalimi ndaj vendimit të USAGM-it, duke thënë se kjo e fundit ka vepruar “në mënyrë arbitrare dhe kapriçioze” kur e ka shkëputur grantin për REL-in.
Gjyqtari Royce Lamberth ka shkruar në një vendim prej 10 faqesh se, urdhri i përkohshëm i ndalimit është vendim i nevojshëm për të parandaluar mbylljen e kompanisë, meqë duket se ka gjasa të ftojë rastin në seancë gjyqësore, dhe që nëse do të lejoheshin hapat tjerë të USAGM-it derisa të merret një vendim përfundimtar për fondet e REL-it, transmetuesit do t’i shkaktohej “një dëm i pariparueshëm”.
Vendimi është arsyetuar dhe për faktin se është në të mirë të interesit publik.
Ndërprerja e grantit për REL-in është komunikuar përmes një letre të nënshkruar nga Kari Lake, e cila e ka përshkruar veten si “Këshilltare e Lartë e ushtruesit të detyrës së udhëheqësit të USAGM-it, me autoritet të deleguar nga ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të USAGM-it”.
Edhe pas dërgimit të letrës drejt REL-it më 26 mars, Lake ka vazhduar t’i kritikojë entitetet e USAGM-it.
“Pyetja për popullin amerikan është nëse dëshironi që taksat e dollarëve tuaj të fituar me shumë vështirësi të shkojnë në këtë lloj propagande? Jam duke luftuar në USAGM dhe do të jetë betejë”, ka thënë ajo për rrjetin televiziv Newsmax.
Në një intervistë dhënë për kanalin televiziv amerikan, One America News, Lake ka thënë se ajo nuk ka pasur kohë që të analizojë gazetarinë e entiteteve të USAGM-it. “As që e kam shikuar përmbajtjen e tyre”, ka thënë ajo./REL
Erisa Xhixho TIRANA- Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, foli sot lidhur me zgjedhjet e 11 majit dhe kand...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tryezën për drejtësi...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë të premte në një trye...
Sali Berisha Pjesë nga fjala e Berishës E treta, po kaq e rëndësishme.Është zhdukur në këtë sistem prezumimi ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë të premte në një tryezë...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë të premte në një tryez&eum...
Foto nga iftari TIRANA- Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda shtruan iftar këtë të premte në...
Albin Kurti, Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko KOSOVA - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot një...
Takimi TIRANË - E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka mirëpritur këtë të premte në ambasad&eu...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama shtroi iftar këtë pasdite në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Gjatë fjalës s&e...