LIVE UPDATES
Politike

Nga ulja e taksave te kreditë e buta/ Berisha: Impakti i paketës kundër shpopullimit është 265 milionë euro në një vit

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se tatimi mbi të ardhurat personale, mbi pagën dhe nënat me tre fëmijë përjashtohen nga ky tatim.

10 Dhjetor 2025, 13:05 Nga E.d
Nga ulja e taksave te kreditë e buta/ Berisha: Impakti i paketës
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se impakti i paketës kundër shpopullimit është 265 milionë euro në një vit. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se tatimi mbi të ardhurat personale, mbi pagën dhe nënat me tre fëmijë përjashtohen nga ky tatim.

Ai tha se edhe baballarët me katër fëmijë, përjashtohen nga ky tatim, ndërsa shteti paguan në këtë rast 25 milionë euro. Lideri demokrat, deklaroi se kjo paketë siguron zero taksë mbi tokën bujqësore, me kushtin që ajo të punohet. Berisha tha se për ata, të cilët rikthehen nga jashtë të punojnë në fshat, do të ketë zero taksa dhe tarifa për 5 vitet e para.

"Leje lindje me pagesë të plotë për 365 ditë. Të paktën për 30 mijë nëna në vit shuma është 80 milionë euro. Tatimi mbi të ardhurat personale mbi pagën, nënat me tre fëmijë përjashtohen nga ky tatim. Nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat personale. Baballarët me katër fëmijë, përjashtohen nga ky tatim. Shteti paguan në këtë rast 25 milionë euro. Të rinjtë, deri në moshën 25-vjeçare, të përjashtohen nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat mbi pagën. Janë rreth 200 mijë të rinj dhe shuma është rreth 10 milionë euro. Kredi të butë, interesa kreditore të subvencionuara nga buxheti i shtetit për 5 mijë çifte të reja në vit. Kredi gjer në 100 mijë euro. Shuma vjetore 15 milionë euro. Bonus rindërtimi. Shtëpi ekzistuese, çiftet e reja, për banesat urbane, 8 mijë euro për banesat rurale. Shuma 10 milionë euro. Subvencion deri në masën e një të tretës së vlerës shtesë që familja duhet të paguajë për banesë më të madhe, si pasojë e shtimit të numrit të personave në familje, lindje të reja, por jo më shumë se 30 mijë euro.


Në total, të paktën 500 përfitues çdo vit, kjo arrin vlerën 15 milionë euro. Zero taksë mbi tokën bujqësore, me kushtin që ajo të punohet. Shuma 1 milion euro. Përgjysmim i tatimit mbi të ardhurat personale dhe përgjysmim mbi taksë, tatim, tarifë vendore dhe qendrore për ata që punojnë tokën. Shuma 5 milionë euro. Për ata që rikthehen nga jashtë të punojnë në fshat, zero taksa, tarifa për 5 vitet e para. Shuma 10 milionë euro. Linjat e prodhimit, financim 50 përqind i çdo linje prodhimi, por jo më shumë se 30 mijë euro për çdo linjë. Për ata që vijnë nga emigrimi, financimi do jetë 70 përqind, jo më shumë se 40 mijë euro për çdo linjë prodhimi. Në total përllogariten 8 milionë euro. Përgjysmim të çdo takse, tarife, tatimi për gratë sipërmarrëse që do hapin biznese në një nga tre qarqet më të varfa apo që punësojnë të paktën 50 përqind gra në sipërmarrjet e tyre. Shuma 5 milionë euro. Tokë publike falas për ndërtime për strehim. Tokë publike me 1 euro për 99 vite për qëllime biznesi. Impakti në buxheti e këtij viti është 265 milionë euro. Impakti në buxhetin gjer në vitin 2040, shkon gjithsej 4 miliardë euro." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha taksa 265 milionë euro

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj