LIVE UPDATES
Politike

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit/ Instituti Demokratik i Kosovës e cilëson "të paarsyeshme" kërkesën e Osmanit ndaj Gjykatës Kushtetuese

Presidentja Osmani një ditë më parë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për sqarime se cilat janë pasojat juridike nëse deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin deri më 26 korrik – afat i vendosur nga Kushtetuesja.

23 Korrik 2025, 19:24 Nga r.ll
Ngërçi për konstituimin e Kuvendit/ Instituti Demokratik i
kuvendi i kosoves

KOSOVË- Instituti Demokratik i Kosovës tha se pavarësisht se e vlerëson veprimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të kërkuar sqarime nga Gjykata Kushtetuese, kjo organizatë ka disa vërejtje për këtë çështje.

Presidentja Osmani një ditë më parë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për sqarime se cilat janë pasojat juridike nëse deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin deri më 26 korrik – afat i vendosur nga Kushtetuesja.

E para e shtetit po ashtu kërkoi vendosjen e një mase të përkohshme, që do të pezullonte këtë afat deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një reagimi, KDI tha se kërkesa e Osmanit e paraqitur vetëm pak ditë para përfundimit të afatit 30-ditor, ngre disa dilema.

"Fillimisht, është e paqartë se ku qëndron pretendimi për ‘konflikt të kompetencave’ mes Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë në këtë moment, përderisa afati ende nuk ka përfunduar, dhe Kuvendi ka ende hapësirë për të përmbushur detyrimin e tij për konstituim. Në këtë kuptim, kërkesa duket se paragjykon rezultatin e ditëve të mbetura dhe dobëson pritshmërinë që deputetët ta përmbushin përgjegjësinë e tyre”, u tha në reagim.

Duke folur për kërkesën për masë të përkohshme, KDI tha se një kërkesë e tillë duket “e paarsyeshme”, duke argumentuar se një masë e tillë iu mundëson “komoditet” për mosveprim subjekteve parlamentare dhe deputetëve.

“KDI konsideron që aktgjykimi i 26 qershorit është i qartë dhe ka përcaktuar afatin 30-ditor si detyrues dhe substancial për subjektet parlamentare, respektivisht deputetët. Në fakt, mosrespektimi i afatit përbën një dështim për të përmbushur një detyrim themelor kushtetues”, u tha në reagim.

KDI sërish u bëri thirrje deputetëve që të respektojnë Kushtetutën dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të përmbushur detyrimet e tyre brenda afateve.

“Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese mund të qartësojë pasojat e skadimit të afatit, por nuk mund të shërbejë si mekanizëm për të pezulluar përgjegjësinë politike”, tha kjo organizatë.

Reagimi i KDI-së vjen pasi më herët gjatë 23 korrikut u ndërpre seanca konstituive, që ka nisur më 15 prill. Seanca e radhës është caktuar për të premten.

Deputetët nuk po bien dakord për formën e votimit për kryeparlamentarin e ri. Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të shkurtit, po kërkon votim të fshehtë, por partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, po e kundërshtojnë një formë të tillë të votimit.

Teksa po afrohet afati i 26 korrikut, LVV-ja dhe Nisma Socialdemokrate po negociojnë për të arritur deri te tejkalimi i ngërçit politik.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kreu i LVV-së, ka deklaruar se këtë fundjavë pritet të shihet nëse do të ketë marrëveshje për formimin e institucioneve.

Ai ka pohuar se Vetëvendosje është e gatshme për bashkëqeverisje me Nismën e Limajt, të cilës ka thënë se i ka bërë edhe ofertë konkrete.

Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate, tha pas seancës se kërkesa e presidentes drejtuar Gjykatës Kushtetuese e ndihmon procesin jo vetëm për konstituimin e Kuvendit, por edhe për të ardhmen.

"Është edhe në interesin e partive politike që të pritet vendimi i Gjykatës në të dyja drejtimet, por edhe t'u jepet mundësia atyre që në këtë kohë - nëse ka masë të përkohshme - të gjendet një zgjidhje dhe të vihet te një shumicë parlamentare", tha Limaj./REL

vjosa osmani instituti demokratik i kosoves kriza politike ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj