LIVE UPDATES
Politike

“Nikolla ishte dakordësuar me Alibeajn”/ Bylykbashi sqaron shkresën për përjashtimin e deputetëve të PD-së (FOTOT)

Oerd Bylykbashi tha se vetëm deputeti e vendos vetë nëse ikën nga grupi parlamentar dhe nuk mund të përjashtohet.

22 Dhjetor 2022, 23:02 Nga k.m.
“Nikolla ishte dakordësuar me Alibeajn”/ Bylykbashi sqaron
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nxorri një shkresë të datës 15 janar 2022 ku me firmën e Enkelejd Alibeajt ishin përjashtuar nga grupi i Partisë Demokratike, 4 deputetë të saj, me akuzën se kishin marrë pjesë në përplasjen mes palëve të selia e PD-së më 8 janar. Bëhet fjalë për deputetët: Albana Vokshi, Edmond Spaho, Flamur Noka dhe Luan Baçi. Oerd Bylykbashi, deputeti i PD-së tha për emisionin “Të Paekspozuarit” se ajo shkresë pa vulë është e jashtligjshme, siç janë vetë përjashtimet, sepse vetëm deputeti e vendos vetë nëse ikën nga grupi parlamentar dhe nuk mund të përjashtohet.

“Nikolla ishte dakordësuar me Alibeajn”/ Bylykbashi sqaron

“Përplasja në PD dje erdhi pasi ne i kërkuam kryetares së Kuvendit pse 5 deputetë të PD-së, Sali Berisha, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Flamur Noka dhe Luan Baçi ishin përjashtuar nga grupi i PD-së. Është kërkesë që ka filluar që në 10 shtator 2021 e bërë prej meje për procedurë, ka vijuar prej meje dhe të tjerëve për të kërkuar llogari pse janë përjashtuar në kundërshtim me kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe Rregulloren e Parlamentit dhe është kryetarja e Kuvendit që i referohet rregullores së Kuvendit dhe grupit parlamentar të PD-së. Kryetarja, me akordin e Alibeajt, nxorri një shkresë për herë të parë. Pamë që me firmën e z. Alibeaj, pra ditën që kishte dhënë dorëheqjen Alfred Rushaj si kryetar i grupit parlamentar të PD-së dhe ishte emëruar z. Alibeaj si kryetar grupi me procedura krejt të paligjshme, pra po atë ditë z. Alibeaj kishte firmosur për përjashtimin nga grupi parlamentar të 4 deputetëve Albana Vokshi, Edmond Spaho, Flamur Noka dhe Luan Baçi, ndërkohë që z. Berisha me shkresën e z.Basha më 11 shtator 2021 ishte lënë jashtë grupit parlamentar. Kushtetuta e ndalon mandatin imperativ, pra askush nuk mund të urdhërojë dhe të vendosë mbi mandatin e një deputeti pasi ai zgjidhet. Kodi Zgjedhor thotë se mbasi depozitohet lista e kandidatëve, një parti nuk i ndryshon dot ata. Pra kush zgjidhet për PD-në, apo një tjetër, është deputet i asaj partie dhe KQZ ka deklaruar listën me të gjithë deputetët. Mbas kësaj i lind e drejta deputetëve të një partie që nëse duan të largohen nga PD-ja, vetëm ata e vendosin nëse ikin apo jo. Rregullorja e Kuvendit detyron mënyrën e krijimit të grupeve parlamentare, ose grupe partiake që dalin nga zgjedhjet, me deputetë të një force, ose grupe me afilacion politik, ku deputetë të larguar nga grupet apo të pavarur mund të krijojnë një grup me një emër të caktuar, siç ka të tillë në Kuvend. Përtej kësaj, as kryetari i Kuvendit, as shumica e Kuvendit, as kryetari i grupit, as grupi parlament, as kryetari i partisë nuk mund të vendosë për një deputet të një partie. Akti i Lulzim Bashës është i paligjshëm, vendimi i Alibeajt edhe pa vulë është i paligjshëm. Janë dy shkresa, të dyja me firma të Alibeajt që përdoren nga Edi Rama për të mbajtur peng PD-në: Padia e paligjshme në gjykatë dhe kjo shkresë për përjashtimin e deputetëve nga grupi parlamentar”-tha Bylykbashi.

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj