LIVE UPDATES
Politike

Dule: Të jepet zgjidhja e "ngërçit" që dëmton qytetarët dhe zhvillimin e zonës së Himarës

Vangjel Dule tha se shkak kryesor është situata e krijuar me pronat në Himarë.

22 Dhjetor 2022, 21:58 Nga k.m.
Dule: Të jepet zgjidhja e "ngërçit" që
Vangjel Dule

Në një lidhje Skype për emisionin “Opinion” në Tv Klan, deputeti i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule u shpreh se marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë të mirë por sërish larg së dëshiruarës. I pyetur se a ka ndikuar raporti i mirë i kryeministrit të vendit Edi Rama me homologun e tij turk Tayip Erdogan në ftohjen e marrëdhënieve me shtetin grek, Dule tha se shkak kryesor është situata e krijuar me pronat në Himarë.

Vangjel Dule: Po është vizita e parë e një niveli të tillë, deri më sot kemi pasur vizitën e zëvëndës ministrit të jashtëm grek në Himarë, në një nivel të tillë ishte e para dhe jashtëzakonisht e rëndësishme.

Blendi Fevziu: Ndërkohë pse nuk u takua kryeministri i Greqisë me kryetarin e Bashkisë së Himarës dhe ai nuk doli as ta priste?

Vangjel Dule: Nëqoftëse do të shikoni të gjitha takimet nuk kanë pasur një protokoll strikt, kanë qenë kaq shumë takime me kaq shumë grupe shoqërore me përkatësi nga më të ndryshmet, nga ato që zoti Mitsotakis takoi. Të majtë, të djathtë…

Blendi Fevziu: Por jo kryetarin e bashkisë…

Vangjel Dule: Të gjithë ishin të ftuar, edhe unë nuk mund të merrja pjesë  në të gjitha takimet, zgjodha se ku do të isha. Besoj se ishte zgjedhja e zoti Goro të mos ishte i pranishëm, ai mund të shprehet.

Blendi Fevziu: Ore ne i çojmë mesazh tani, edhe e gjejmë se si shprehet. Ndërkohë kam dhe një pyetje tjetër zoti Dule, raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë në njohuritë tuaja në çfarë niveli janë?

Vangjel Dule: Janë në një nivel të mirë por larg të dëshiruarës dhe së mundshmes. Unë dëshiroj të theksoj duke ndjekur mesazhet sot të zotit Edi Rama, dakord jam dhe e mbështes politikën e tij të kohëve të fundit, për afrimin gjithnjë e më të madh dhe për forcimin e marrëdhënieve por a nuk duhet që Rama t’i japë një shpjegim qytetarëve të vet, klasës politike përse ishte ai shkaku i tensioneve të kontrolluara dhe pa arsye midis dy vendeve?

Sepse këto marrëdhënie janë jetike si për Shqipërinë, ashtu për Greqinë dhe për shoqëritë e të dyja vendeve. Këtu ku jemi sot mund të ishim vite më përpara.

Blendi Fevziu: Janë dy problematika zoti Dule, e para është për pronat në jug sidomos në zonën e Himarës, ku ka pasur tension dhe Mitsotakis ka rikonfirmuar mbrojtjen e tij. Ku natyrisht ka pasur dhe probleme me Ramën për ndërtimin e Lungomarës e shembjes së disa pronave. Dhe së dyti a ka një ftohje të marrëdhënieve për shkak të raporteve të mira të Ramës me Erdoganin?

Vangjel Dule: Në radhë të parë duhet ti thjeshtojmë pak mesazhet që përcjellim. Qevetria dhe strukturat e tyre duhet të ndërpresin fushatën e rrëmbimit të pronave në Himarë nga pronarët e ligjshëm dhe t’u japin frymëmarrje atyre procedurave ligjore të cilat vetë i ka vendosur qeveria.

T’i implementojë ato dhe të jepet zgjidhja e ngërçit që dëmton qytetarët dhe zhvillimit të tyre, pengon zhvillimin e zonës dhe në një situatë të tillë favorizohet aktivizimi i elementëve që synojnë ta shndërrojnë atë në një lavatriçe gjigande të të ardhurave të paligjshme./tvklan.al

vangjel dule

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet