LIVE UPDATES
Politike

Nis rehabilitimi i nënstacionit elektrik të Pogradecit, Balluku: Plan investimesh në të gjitha qytetet turistike

Janë afro 40 mijë banorë të cilët do të përfitojnë nga ky investim, por edhe turistët e shumtë të cilët e vizitojnë Pogradecin gjatë gjithë vitit.

14 Shkurt 2024, 16:04 Nga M.B

 

Nis rehabilitimi i nënstacionit elektrik të Pogradecit, Balluku: Plan
Belinda Balluku

POGRADEC- Në qytetin e Pogradecit ka nisur puna për rehabilitimin e plotë të nënstacionit elektrik. Nënstacioni aktual është ndërtuar në vitin 1968, ndërsa i gjithë rrjeti elektrik ka një moshë mesatare 40-vjeçare. Me ndërhyrjen që tashmë ka nisur synohet modernizmi i këtij nënstacioni, duke rritur gjithashtu kapacitetin dhe fuqinë e tij për t’ju përgjigjur edhe zhvillimit të zonës. Janë afro 40 mijë banorë të cilët do të përfitojnë nga ky investim, por edhe turistët e shumtë të cilët e vizitojnë Pogradecin gjatë gjithë vitit. Në këtë ndërhyrje parashikohet zëvendësimi i të gjitha pajisjeve aktuale të nënstacionit, si dhe dy transformatorëve, me pajisje të reja. Punimet do të përfundojnë në fund të këtij viti. Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Administratorin e OSSH, Blendian Dalipi, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve.

“Ky rehabilitim që kemi nisur përbën një rikonfigurim total të nënstacionit. Do të kemi dy transformatorë të rinj nga 20 mega që minimalisht fuqia dhe kapaciteti i këtij nënstacioni trefishohet nga ajo që kemi sot. Sot kemi një fuqi prej 17 megash dhe në të ardhmen, pas një viti, do të kemi një nënstacion me 50 mega kapacitete të instaluara”, tha Dalipi.

Pas tre vitesh ndalim të investimeve, për shkak të tërmetit, pandemisë dhe krizës energjetike, tashmë OSHEE ka bërë gati planin dhe në shumë zona të vendit ka nisur zbatimi i projekteve për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike. Por, pavarësisht mungesës së investimeve, falë mirë menaxhimit, performanca e OSHEE ishte pozitive madje duke vijuar me uljen e humbjeve në rrjet. Investimet e nisura, bëri të ditur ministrja Balluku, kanë në fokus fillimisht zonat urbane dhe veçanërisht ato turistike, për t’u shtrirë më tej edhe në zonat rurale të vendit.

“Ky është viti i parë që ne, pas të gjitha krizave që filluan me tërmetin e 2019 dhe pasuan me pandeminë dhe krizën energjetike, kemi një plan të mirë investimesh. Duke pasur një prioritet për zonat urbane, siç janë qytetet, sigurisht prioritet kryesor mbajnë ato qytete të cilat kanë dhe kapacitete turistike, duke qenë se turizmi ka qenë në vitin 2023 një nga sektorët më të suksesshëm, me 10 milionë vizitorë gjatë vitit dhe presim në 2024 mbi 13 milionë dhe sigurisht këto zona janë në fokusin tonë, siç është Pogradeci, Durrësi, Vlora apo dhe Ksamili. Por, nga ana tjetër, sipas një liste prioritare dalëngadalë ne do të futemi edhe në zonat rurale”, tha Balluku.

Ulja e humbjeve në rrjet mbetet një prioritet. Modernizimi dhe inovacioni i sistemit është një element kyç në këtë drejtim, i cili ndikon edhe në performancën e vetë kompanisë.

“Ne kemi një target të qartë që është ulja e humbjeve teknike në rrjet. Askush nuk duhet ta harrojë që i kemi marrë këto humbje teknike në vitin 2013 në nivelin 45% dhe sot jemi më pak se 19%. Synojmë që ta ulim dhe i gjithë plani i punës, gjithë koordinimi që duhet të ketë midis njësive, qoftë të OSSH-së, ashtu dhe të OST-së, në terren është që ne të kontribuojmë për uljen e këtyre humbjeve. Nga ana tjetër edhe modernizimi dhe inovacioni që do të vijë brenda ndërmarrjes ka pikërisht për synim këtë. Sepse me uljen teknike që ne përmendim shpesh duhet pasur parasysh që fillojmë dhe shëndoshim financiarisht kompaninë, duke i dhënë mundësinë kështu për të investuar më tej, qoftë në incentivimin e punonjësve, ashtu siç kemi bërë këtë vit duke rritur pagat me 30%”, u shpreh Balluku.

Investimi në nënstacionin e Pogradecit prek të gjithë qytetin, si dhe zonat turistik Drilon dhe Tushemisht. Nga ana e OSHEEE po investohet me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike edhe në zona të tjera të vendit.

belinda balluku pogradec

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj