LIVE UPDATES
Politike

Një aferë familjare- KLP shton në Prokurorinë e Tiranës të afërmit e deputetes Ermonela Felaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të transferojë në Prokurorinë e Tiranës magjistraten Alma Felaj – e afërmja e tretë e deputetes Ermonela Felaj që emërohet në këtë prokurori në katër vitet e fundit – pas bashkëshortit prokuror dhe vëllait si oficer i Policisë Gjyqësore. KLP thotë se rasti nuk përfshihet në papajtueshmërinë ambientale.

29 Maj 2023, 22:36 Nga k.m.
Një aferë familjare- KLP shton në Prokurorinë e Tiranës
Foto ilustruese

Në mbledhjen plenare të së hënës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me 10 vota pro transferimin e prokurores Alma Felaj nga Durrësi në Prokurorinë e Tiranës, ku do të fillojë ta ushtrojë funksionin nga data 5 qershor.

Prokurorja Alma Felaj është kunata e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe e afërmja e tretë e saj që emërohet në Prokurorinë e Tiranës përgjatë katër viteve të fundit. Në mars të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të emërojë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e Felajt, Bledar Valikaj në Prokurorinë e Tiranës, pa kaluar më parë një proces vetingu. Vetëm pak muaj më vonë, në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës.

Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar në vitin 2016 si pjesë e reformës në drejtësi, i adresoi lidhjet nepotike në institucionet e drejtësisë në klauzolën e papajtueshmërisë ambientale – duke u bërë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të shmangnin lidhjet e ngushta mes magjistratëve.

“Papajtueshmëria ambientale, në kuptimin e këtij neni, krijohet për shkak të lidhjeve të ngushta familjare mes magjistratëve, që janë përkatësisht, bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ka ose të afërmit e tij deri në shkallë të dytë,” thuhet në nenin 8, pika 1 të ligjit.

I pyetur për transferimin e prokurores Alma Felaj, kreu i KLP-së, Alfred Balla, i cili mungonte në mbledhjen plenare të hënën, la të kuptohej se rasti në fjalë nuk bënte pjesë në rrethin e ndalimeve për shkak të papajtueshmërisë ambientale.

Balla tha se bazuar në pikën 5 të nenit 8, magjistratja Alma Felaj bashkë me kërkesën për transferim, ka paraqitur vetëdeklarimin ku deklaron se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë ambientale.

“Nuk i dimë dot gjendjet civile të OPGJ, prokurorëve,” tha Balla përmes aplikacionit Whatsapp. Edhe relatori i projektaktit për emërimin, Bujar Sheshi i tha BIRN se kandidatja Alma Felaj, ashtu si gjithë kandidatët e tjerë kishte paraqitur vetëdeklarim se nuk gjendej në kushtet e papajtueshmërisë ambientale në transferimin e saj nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës.

Ai shtoi se ndryshimet ligjore të vitit 2019, nuk e pengonin ushtrimin e detyrës së magjistratëve me lidhje krushqie, ndërsa me bashkëshortin Armando Felaj nuk mund të konsiderohej situatë e papajtueshmërisë ambientale, pasi ai është oficer i policisë gjyqësore dhe nuk e gëzon statusin e magjistratëve.

“Ligji përcakton për lidhjet e ngushta familjare për magjistratët,” tha Sheshi.

Drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela i tha BIRN se nuk mund të komentonte vendimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Ato kompetenca që kam unë kanë të bëjnë me ndarjen organizative brenda Prokurorisë së Tiranës. Patjetër që mbajmë dhe do mbajmë parasysh dhe shmangien e konfliktit të interesit,” theksoi Çela.

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi kërkesës për koment. Alma Felaj ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Fierit. Prej vitit 2012, ajo e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Rrethit Durrës. Ndërsa bashkëshorti i saj, Armando Felaj ka punuar si jurist për një kompani private përpara se të emërohej oficer i Policisë Gjyqësore./BIRN

alma felaj ermonela felaj keshilli i larte i prokurorise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj