Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo sepse sipas Ramës në këtë situatë të krijuar është Kosova ajo që po dëmtohet ndërkombëtarisht, por po lëndohen edhe ushtarët e KFOR.
TIRANË-Kryeministri Edi Rama pas situatës në veri të Kosovës, ku ka pasur përplasje mes KFOR dhe protestuesve serbë. Përmes një postimi në Tëitter, Rama ndër reshta shkruan që homologu i tij Albin Kurti ti bindet ndërkombëtarëve që të mos futen më thellë në këtë shteg të rrezikshëm. Kjo sepse sipas Ramës në këtë situatë të krijuar është Kosova ajo që po dëmtohet ndërkombëtarisht, por po lëndohen edhe ushtarët e KFOR.
"Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova! Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm! Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare!,"-shkruan Rama ndër të tjera.
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.
Olta Xhaçka TIRANË- Ministrja e Jashtme në vend Olta Xhaçka ka komentuar tensionet e përshkallëzuara në veri t&...
Niko Peleshi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije në faqen e tij zyrtare në Facebook shqetësimin p&eum...
Foto ilustruese Qeveria ka nisur procesin e zëvendësimit të disa ambasadorëve të cilëve u ka mbaruar mandati, apo janë d...
Lulzim Basha DURRËS- Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në një takim me të rinj në qytet...
Edi Rama KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur turin e tij të falenderimeve në qarkun e Korçës. Gjatë fjal&eu...
Lulzim Basha DURRËS- Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është përballur me një "kundërshtar". Teksa bisedonte ...
Katalin Novák TIRANË- Presidentja e Hungarisë, Katalin Novák do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqip...
Vajza nga Korça KORÇË- Një e re nga Korça nuk është druajtur për asnjë sekondë për të shp...
Kas TIRANË- Kutia numër 15 në Kurbin, u 'inspektua' ditën e sotme në mbledhjen e radhës të Komisionit të Ankimimeve...
numerimi i votave TIRANE- Rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit prodhoi një sërë ankimimesh nga partitë politike. Shumica prej tyre ...