5 Nëntor 2024, 19:48
Nga M.B
Aleksandër Nikoloski
SHKUP- Arrestimi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vijon të komentohet jo vetëm në vend, por edhe në rajon. Ka qenë zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, njëherësh dhe numri dy i VMRO DPMNE-së, Aleksandër Nikoloski ai i cili në një intervistë për Alsat M., ka komentuar arrestimin e Metës duke thënë se një shtet demokratik nuk vepron në atë mënyrë me një ish-president.
Nikoloski ka shtuar se pamjet janë jo të denja për një vend demokratik në Europë. Gjithashtu ai tha se nëse dikush është i dyshuar, mund të ftohet.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Zoti Nikoloski, më datë 18 gusht publikuat një fotografi së bashku me kryeministrin në Ohër me Ilir Metën, për të cilin thoni se është mik i madh i Maqedonisë së Veriut, mik personal dhe mik i VMRO DPMNE. Më intereson një mendim për arrestimin e tij. Ai dyshohet për pastrim parash dhe korrupsion.
Nikoloski: Po kishim një takim, bëhet fjalë për kryetar të një subjekti politik, që bashkëpunonte dhe bashkëpunon me VMRO DPMNE-në. Bëhet fjalë për një person që ka qenë kryeministër, president, ministër i Jashtëm dhe kryetar i parlamentit të Shqipërisë.
Unë nuk mund të hyj në punët e brendshme të Shqipërisë dhe të komentoj nëse ka ndodhur diçka apo jo, ajo është punë e institucioneve të Shqipërisë dhe nuk mendoj se është e drejtë nga ana ime që të jap koment posaçërisht për punë që nuk i di, por njerëzisht mund të them diçka.
Qëndroj pas kësaj që do të them, atë që pamë në opinion, në televizione, më falni por nuk i ngjan asgjëje. Një shtet demokratik nuk vepron ashtu. Nëse dikush është i dyshuar, ka mënyra që të ftohet, të bisedohet. Ata janë pamje që nuk shihen në shtetet demokratike të Europës.
arrestimi i ilir metes
Politike
5 Nëntor 2024, 19:53
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar vetëcensurimin e mediave me licensë kombëtare të kontrolluara ng...
Politike
5 Nëntor 2024, 19:55
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se 57 miliardë eu...
Politike
5 Nëntor 2024, 19:40
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se këto ditë ka ardhur projektbuxheti në parlament dhe se ai ka ...
Politike
5 Nëntor 2024, 19:28
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se 90 përqind e m...
Politike
5 Nëntor 2024, 18:08
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar në Facebook një postim për ditën e 38 martirë...
Politike
5 Nëntor 2024, 17:19
ZH.LL
Donika Hoxha
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Donika Hoxhës, si ambasadore në Kroaci. Do...
Politike
5 Nëntor 2024, 15:55
ZH.LL
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i PD-së Dashnor Sula i ftuar në studion e News24, tha se opozita do të shkojë në parlament, po...
Politike
5 Nëntor 2024, 16:19
M.B
Jozefina Topalli
TIRANA- Partia Demokratike ka caktuar si drejtuese politike për diasporën për zgjedhjet e vitit 2025 Jozefina Topallin. Nd&...
Politike
5 Nëntor 2024, 15:36
M.B
Albana Vokshi dhe Fatmir Mediu në Kaliforni
SHBA- Deputetët e opozitës Fatmir Mediu dhe Albana Vokshi po vëzhgojnë nga af&eum...
Politike
5 Nëntor 2024, 14:46
N.F
Malaj
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj ka marrë pjesë ditëne sotme në Komisionin e Veprimtarisë prodhure...