5 Nëntor 2024, 19:28
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se 90 përqind e mediave në Shqipëri i thurin lavde narkodiktatorit dhe censurojnë rrënimin dhe braktisjen e Shqipërisë. Berisha tha gjithashtu se këto media censurojnë gjendjen dramatike të shqiptarëve në spitale. Më tej ai tha se mediat e kontrolluara nga qeveria që 90% të emisioneve informative, programeve të tjera ia kushtojnë dizinformimit të shqiptarëve, në mbrojtje të qeverisë së krimit, tejkalojnë disa aspekte edhe mediat e diktaturave të tjera, përveç Koresë së veriut
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen me të pakufishme për guximtare dhe guximtarëve, qëndrestareve dhe qëndrestarëve të kauzës së drejtë. Të rinj të reja, burra, gra të pamposhtur, që mbroni lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve, mbroni interesin kombëtar të çdo shqiptari. Të dashur miq! Shqipëria nën diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së qytetarëve shqiptarë është Shqipëria e censurës monstruoze, e vellos së zezë të censurës monstruoze, që mediat e kontrolluara nga Edi Rama kanë vendosur mbi shqiptarët.
Sot këto media shndërruar në altoparlamente të diktaturës, në 90% të të gjitha lajmeve, në 90% të të gjitha programeve, i thurin lavde narkodiktatorit, i thurin lavde diktaturës, censurojnë në amoralitet të plotë vjedhjen e tmerrshme që ju shqiptarëve, qeveritarët e sotëm. Censurojnë gjendjen dramatike të shqiptarëve në spitale. Censurojnë rrënimin katastrofal të cilësisë së mësimit. Ndërkohë që japin orë të tëra dhe ritransmetojnë e takimet Edi Ramës me administratën e tij jashtë shtetit, dhe disa emigrantë.
Ata censurojnë boshatisjen e Shqipërisë. Censurojnë dëbimin e shqiptarëve nga varfëria, mjerimi, pasiguria dhe mungesa e drejtësisë. Mediat e kontrolluara nga qeveria që 90% të emisioneve informative, programeve të tjera ia kushtojnë dizinformimit të shqiptarëve, në mbrojtje të qeverisë së krimit, tejkalojnë disa aspekte edhe mediat e diktaturave të tjera, përveç Koresë së veriut," tha Berisha.
sali berisha
Politike
5 Nëntor 2024, 18:08
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar në Facebook një postim për ditën e 38 martirë...
Politike
5 Nëntor 2024, 17:19
ZH.LL
Donika Hoxha
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Donika Hoxhës, si ambasadore në Kroaci. Do...
Politike
5 Nëntor 2024, 15:55
ZH.LL
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i PD-së Dashnor Sula i ftuar në studion e News24, tha se opozita do të shkojë në parlament, po...
Politike
5 Nëntor 2024, 16:19
M.B
Jozefina Topalli
TIRANA- Partia Demokratike ka caktuar si drejtuese politike për diasporën për zgjedhjet e vitit 2025 Jozefina Topallin. Nd&...
Politike
5 Nëntor 2024, 15:36
M.B
Albana Vokshi dhe Fatmir Mediu në Kaliforni
SHBA- Deputetët e opozitës Fatmir Mediu dhe Albana Vokshi po vëzhgojnë nga af&eum...
Politike
5 Nëntor 2024, 14:46
N.F
Malaj
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj ka marrë pjesë ditëne sotme në Komisionin e Veprimtarisë prodhure...
Politike
5 Nëntor 2024, 14:35
r.ll
ervin hoxha
TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit për Sigurinë Kombëtare ka raportuar ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ku deklar...
Politike
5 Nëntor 2024, 14:25
N.F
petrit malaj
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj ka marrë pjesë ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë prodhures&e...
Politike
5 Nëntor 2024, 14:15
r.ll
erion brace
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë po diskutohet projektbuxheti i vitit 2025, nga ku 12.6 mi...
Politike
5 Nëntor 2024, 13:57
r.ll
albana koçiu
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, ka dëshmuar m...