LIVE UPDATES
Politike

Noka: Për t'ju blerë votat dibranëve, Edi Rama u lidhi krejt burrave pension invaliditeti

Ai tha se në një Dibër që shpopullohet, zhytet në skamje, dhe ku është përgjysmuar popullsia, këta dyfishojnë numrin e të punësuarve dhe të atyre që marrin ndihmë ekonomike.

24 Mars 2024, 11:52 Nga r.ll
Noka: Për t'ju blerë votat dibranëve, Edi Rama u lidhi krejt
flamur noka

DIBËR- Sekretari i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha gjatë takimit me demokratët në Dibër se dibranët jetojnë varfëri dhe kushte të mjerueshme. Sipas tij kjo është si pasojë e vjedhjeve të kryeministrit Edi Rama dhe qeveritarëve. 

Noka tha se në zgjedhjet e 14 majit, Rama ka pajisur me pension invaliditeti, të gjithë burrat dibranë, në këmbim të votës.

Ai tha se në një Dibër që shpopullohet, zhytet në skamje, dhe ku është përgjysmuar popullsia, këta dyfishojnë numrin e të punësuarve dhe të atyre që marrin ndihmë ekonomike.

PJESË NGA FJALA E NOKËS: 

Jemi këtu sot sepse mund të ju themi nga Dibra, se Edi Rama dhe banda e tij që quhet qeveri, jetojnë në një realitet krejt tjetër nga ai që jetojnë dibranët dhe shqiptarët e thjeshtë të këtij vendi.

Ata propagandojnë, luks, mirëqënie, ekonomi, përparim, sepse ata në familjet e tyre, me taksat dhe paratë që kanë vjedhur Dibrës dhe dibranëve, ata janë shndërruar në derra të dhjamosur dhe as nuk duan të ja dinë fare që shqiptarët janë duke vuajtur dhe janë në kushte të mjerueshme, sa dhe Migjeni po të ishte gjallë do të bënte një epope më të madhe se e asaj kohe për varfërinë.

Kjo është situata reale ku dibranët jetojnë. Kur po vinim, në Melan takuam një pensionist që po shiste mollë. E pyeta si po shkojnë. Më tha: Flamur, a e di se kam tentuar gjatë periudhës së vjeshtës kur vilnim mollët, kam tentuar të gjejë punëtor të rinj për mollët. Thashë 30, 40 mijë lekë të vjetra dhe nuk erdhi asnjë njeri. Asnjë i ri nuk është në Melan.

U detyruam të vjelim mollët pensionistët e fshatit, të hynim në pemë dhe të bëjmë çdo shërbim. Është braktisur dhe shpopulluar nga rinia ky vend. Ky është realiteti që Edi Rama dhe organizata kriminale që ai drejton ja fsheh Dibrës dhe shqiptarëve. Kjo është dhurata që i ka bërë Dibrës dhe shqiptarëve Edi Rama në 10 vite te qeverisjes së tij.

Në një Dibër që shpopullohet, rrudhet, që zhytet në skamje dhe mjerin, në një Dibër ku absolutisht është përgjysmuar popullsia, këta dyfishojnë numrin e të punësuarve dhe të atyre që marrin ndihmë ekonomike.

Ku ndodh në një vend tjetër normal ku përgjysmohet popullsia dhe të dyfishohet numri i administratës. Ku ndodh në një vend tjetër normal ku përgjysmohet popullsia dhe ti reklamosh me të madhe në tam-tamet qeveritare se ke rritur ekononimë, ndërkohë që ti dyfishon numrin e atyre që u jep ndihmë ekonomike.

Këtu në Dibër ka ndodhur edhe çudia. Në zgjedhjet lokale të 14 majit, po hulumtonim në një njoftimet e qeverisë, mirë ndihma ekonomike, por sipas Edi Ramës dhe Belindës, numri i invalidëve ishte i barabartë me numrin e individëve madhor në këtë bashki. Numri i të rriturve nuk janë më shumë se 10 mijë, aq ishte dhe numri i invalidëve, sepse duhej të blinte me paratë e taksave tuaja, votën.

Ne shohim që në mënyrë të frikshme që Edi Rama asnjëherë nuk ka punuar në këto 11 vite dhe nuk punon për të zhvilluar Dibrën dhe as për të rritur familjet e dibranëve. Ai ka punuar dhe punon së bashku me bandën e tij që vetëm të vjedhë, që pasi të ua ketë shtrënguar lakun të fyt të ju blejë votën. Ky është realiteti.

flamur noka diber pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj