Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai theksoi po ashtu se PD do ta kthejë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit, lirisë dhe begatisë.
TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij drejtuar simpatizantëve të mbledhur poshtë banesës, ku ai ndodhet në arrest shtëpie, ndër të tjera tha se pasojat e drogës së Edi Ramës shihen në rënien e eksporteve dhe të çmimet e larta të apartamenteve.
Ai theksoi po ashtu se PD do ta kthejë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit, lirisë dhe begatisë.
Sali Berisha: Miqtë e mi, droga është një helm i tmerrshëm jo vetëm për shëndetin e njeriut, por është një helm i tmerrshëm për qytetarët, për shoqërinë.
Do ju jap vetëm dy shembuj për pasojat e tmerrshme të drogës së Edi Ramës.
Dje u njoftua se eksportet nga Shqipëria në muajin shkurt ishin 16 përqind më pak se sa një muaj më parë.
A e dini se çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se sektori numër 1 i punësimit në Shqipëri, që janë eksportet, detyrohet të shkurtojë 16 përqind të të punësuarve. 16 përqind vende pune më pak.
Po pse kjo? Droga, droga dhe vetëm droga. Sepse droga zëvendësoi në këtë vend euron me narkoeuron. Sepse droga rrëzoi monedhën europianë. Sepse droga e uli në nivele katastrofale shkëmbimin e euros me lekun dhe bëri që sipërmarrjet e eksportit të falimentojnë njëra pas tjetrës, të largohen nga Shqipëria.
Dhe kjo vetëm e vetëm se narkoeurot vranë me kursin e këmbimit me lekun, sipërmarrjet e tyre.
Po droga, një efekt tjetër të tmerrshëm. Hidhni sytë te kulla, monumente të drogës dhe korrupsionit.
A e dini miq se në Tiranë janë çmimet më të larta të apartamenteve në Europë pas Mynihut dhe Parisit?
Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se asnjë i ri shqiptar nuk mund të ndërtojë, sado i aftë të jetë, ëndrrën e tij, folenë e tij në Tiranë.
I duhet të punojë, 60-80 gjer 100 vite për të blerë një apartament sepse droga dhe narkoeurot i mbajnë çmimet në stratosferë.
Këto janë rezultatet që prekin pra vendin e punës.
Prekin të ardhmen e çdo qytetari shqiptar.
Sado të rënda që duken këto zhvillime, ju garantoj se mundësitë e ndryshimit, e ndryshimit të shpejtë, janë 100 përqind të sigurta.
Në një kohë kur shkatërrohen dhjetëra mijëra vende pune, Edi Rama përdor buxhetin për të shndërruar në pasuri të tij përrallore portin e Durrësit.
Dhe nuk e përdor atë për fondin e eksporteve, për të shpëtuar dhjetëra mijëra vende pune.
Për të ndihmuar dhjetëra mijëra rrogëtarë.
Për të ndihmuar gjithë ekonominë.
Unë ju dhashë një shembull, por për çdo problem ne kemi zgjidhje, kemi zgjidhje të shpejtë, të sigurt.
Ne do kthejmë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit, në rrugën e lirisë, në rrugën e begatimit.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!
Foto ilustruese GREQI-Arrestimi i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro bën bujë edhe në mediat greke. P...
Foto ilustruese TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë me dije se ka zhvilluar një takim me në Nj&e...
TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ka folur në tubimin e sotëm përpara shtëpisë së tij. Berisha ka th&e...
Foto ilustruese TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ka folur në tubimin e sotëm përpara shtëpisë së...
Foto ilustruese TIRANË-Jorgo Goro, kryebashkiaku në detyrë i Himarës, i cili u arrestua sot me urdhër të SPAK, prej 3 mandat...
Foto ilustruese TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u shpreh se çështja e vulës së PD duhet të is...
Foto ilustruese TIRANË-Detaje të tjera janë bërë të ditura nga arrestimi i kryebashkiakut në detyrë të Himar&...
Foto ilustruese TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i grupit Parlamentar komentoi një episod ku Lulzim Basha, i ulur ngjitur me të drejton shikimin...
Foto ilustruese HIMARË-Jorgo Goro, Kryetari i Bashkisë së Himarës është arrestuar ditën e sotme me urdhër të ...
Foto ilustruese TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka njoftuar përmes një posti në X se...