LIVE UPDATES
Politike

"Nuk bëhem kokë turku për Edi Ramën"/ Ahmetaj: Nuk kërcënohem dot me burg, do vdes një ditë

Gjithashtu Ahmetaj deklaroi se ka informuar disa muaj më parë, ish-ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi se persona të paidentifikuar e ndjekin nga pas, por sipas tij ai i kishte thënë se mund të janë agjentë të SPAK, pasi ishte nën hetim.

1 Shkurt 2024, 22:44 Nga I.A
"Nuk bëhem kokë turku për Edi Ramën"/ Ahmetaj: Nuk
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është shprehur se nuk do të bëhet kokë turku për kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se ai nuk kërcënohet dot me burg dhe as jashtë burgut. Po ashtu ai ka theksuar se SPAK i ka bllokuar çdo llogari dhe se ai nuk financon dot jetët e fëmijëve të tij. Gjithashtu Ahmetaj deklaroi se ka informuar disa muaj më parë, ish-ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi se persona të paidentifikuar e ndjekin nga pas, por sipas tij ai i kishte thënë se mund të janë agjentë të SPAK, pasi ishte nën hetim.

"Pra rasti im z. Peka është shumë i rëndësishëm për reformën në drejtësi. Është tentuar të bëhet statistikë politiko-juridike. Është ndërtuar një narrativë e tërë që ky është njeriu që duhet ta hajë. Ky të vejë në të s’ëmës. Nuk bëhem unë kokë turku për Ed Ramën. Nuk bëhem për askënd, jo për Ed Ramën. Unë do të mbaj kryqin që më takon në kurriz. Por nuk mbaj kryqin e askujt tjetër dhe unë nuk jam krijesë që mund të kërcënohem, as nga Robespierët, as nga kriminelët, as nga burgu, as nga jashtë burgut. Jam ndonjë trim, jo, njeri normal jam. Kam frikë, sigurisht kam frikë si çdo njeri. Kam frikë nga vdekja, sigurisht, do të vdesim një ditë, sigurisht. Por nuk jam krijesë që mund të kërcënohem. Kjo është e sigurtë. Unë nuk jam pjesë e kësaj dhe të vërtetën nuk e kam unë detyrë ta zbuloj. Unë me këto që po kërkoj, po shtyj drejt të vërtetës. Gjithë diskutimi është që, kur unë kam thënë ndjek paranë, pse Robespieri preferon të merret me familjen time.

E di ti se fëmija im 3 vjeç nuk ka më shtëpi në Shqipëri sot, se i është sekuestruar. E mban mend OFL. OFL sekuestronte, ata që goditeshin, jetonin në shtëpitë e tyre. A e di ti se gjykata e SPAK ka vendosur që të mos përdoret shtëpia as nga fëmija, as nga Eriola as nga familja e saj. A e di ti se gjykata speciale ka vendosur kundër vendimit të divorcit, që unë të financoj Kejsin, më kanë bllokuar llogaritë, nuk financoj dot gocën tim të dytë, është 18 vjeç. Unë nuk kontribuoj në rritjen e fëmijës tim, të Kejsi. Aa ka bërë korrupsion. Çfarë është kjo shkelje, kjo urrejtje. A e di se unë e kam lajmëruar ministrin Çuçi se po më ndjekin njerëz nga pas. Me siguri do të jetë SPAK. Duhet të merrte leje SPAK, thashë. D.m.th qenka përmbysur sistemi, SPAK mbi gjykatën dhe mbi të drejtat e qytetarëve. Po cilat janë dy parimet kryesore të drejtësisë.

Parimi i parë është pavarësia dhe nuk i takon të thotë; nuk ka të paprekshëm. Prokurori nuk flet, vepron dhe kur veprat e tij janë në kundërshtim me ligjin është shumë e rrezikshme për demokracinë dhe drejtësinë. Prandaj reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme dhe çështja ime është shumë e rëndësishme për reformën e vërtetë në drejtësi. E di çfarë thotë një diplomat shumë i nderuar; që SPAK është një nga gjërat më të rëndësishme që kemi bërë ne në Shqipëri. Jo, më e rëndësishmja në Shqipëri është demokracia, futja në NATO, liberalizimi i vizave, të drejtat e njeriut, zhvillimi ekonomik, nuk mund të jetë një instrument. Është reforma në drejtësi e gjitha që bazohet tek pavarësia nga politika dhe nga prezumimi i pafajësisë. Si ka mundësi që 60% e të burgosurve nën hetim janë në paraburgim. Është mesjetare. Numërova gjithë ato emra. As armikut që më ka zënë derën e shtëpisë nuk ja uroj burgun," tha Ahmetaj.

arben ahmetaj edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj