LIVE UPDATES
Politike

Ahmetaj: SPAK nuk po më heton për Inceneratorët, me Mërtirin kam njohje

Në një intervistë për "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se nuk është pjesë e procedorës së inceneratorëve së Elbasanit dhe Fierit ndaj dhe nuk ka asnjë firmë. 

1 Shkurt 2024, 21:09 Nga I.A
Ahmetaj: SPAK nuk po më heton për Inceneratorët, me Mërtirin
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ai po hetohet nga SPAK për çdo gjë në jetën dhe familjen e tij, por vetëm për Inceneratorët jo. Në një intervistë për "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se nuk është pjesë e procedurës së inceneratorëve së Elbasanit dhe Fierit ndaj dhe nuk ka asnjë firmë. 

"Unë do të kursehem ta quaj afera e inceneratorëve, për një sekondë dhe do të them se, çështja e inceneratorëve u fokusua fillimisht tek Elbasani dhe Fieri, tek procedurat. Unë e kam deklaruar përpara shqiptarëve. Është e faktuar me letra. Mbase para 9 muajsh nuk më besonin, për arsye të emocionit, arsye të goditjes mediatike të paguar nga inceneratorët, për arsye të zellit të kryeministrit për të bërë prokurorin dhe gjykatësin ndaj meje, apo për të më zhveshur nga të gjitha funksionet politike, nuk po them qeveritare, të merituara. Të gjitha këto mua më kishin bindur që unë po vihesha përballë një goditje të organizuar, të pritshme dhe kur të gjithë aktorët e angazhuar kundër goditjes time, që në shtator të vitit 2021, mësuan me burimet e tyre të shumta se në finale ne e dimë kush e bën vetingun, kush merr në telefon, ne e dimë se kush dërgon mesazhe, se kush bën koordinatorin mes x dhe y. Kur morën vesh që në dosjen e Elbasanit dhe Fierit, unë nuk isha pjesë për shkak se unë nuk ka asnjë firmë në procedurë. Unë nuk kam marrë pjesë as në vlerësim, as në prokurim, as në përzgjedhje, tek asnjë prej inceneratorët. Më fal, Arben Ahmetajt po i hetohet e gjithë jeta, përveç inceneratorëve, gjithë jeta. Edhe marrëdhënia ime me partneren time, Eriolën, që kur ka nisur. Madje me kë kam pirë kafe, kam biseduar, kam ngrënë drekë dhe me kë kam udhëtuar. Por vetëm procedura e inceneratorëve jo, dhe inceneratorët. Pse? Sepse nuk jam pjesë e procedurës. Nuk jam pjesë. Të mos qenit pjesë e procedurës nuk e kam bërë as nga halli dhe as nga qejfi, por nuk kam pasur funksion të tillë, që të përfshihesha në procedurë, nuk kam qenë autoritet kontraktor. Madje, e kam thënë. Unë në funksionet e mia zyrtare nuk kam ndonjëherë mundësi, as të jap leje ndërtimi, as të bëj prokurim. A u bën 1.1 miliardë dollarë në rindërtim, gjithë prokurimet janë bërë nga palë të treta, autoritete nënkontratore të vendosura me ligj dhe vendime qeverie. Nuk po hetohem për inceneratorët, po hetohet jeta ime. Është interesante. Dyshimet në dosje janë e para për fshehje të ardhurash, e dyta korrupsion dhe e treta për pastrim parash," tha Ahmetaj.

Po ashtu, Ahmetaj ka theksuar se me Mirel Mërtirin ka njohje, pasi ai kishte nisur procedurat për Inceneratorin e Fierit. Po ashtu ai ka theksuar se nuk ka pirë kafe me ish-kryebashkiakun e Fierit Baftjar Zeqo për të ndihmuar njeri.

"Nuk është e vërtetë. Ju falënderoj që e bëtë pyetje. Bëhet fjalë për 2.7 milionë lekë të reja në total, për një pronë të familjes time të dikurshme për rikonstruksion që ka të bëjë për pllakat dhe tubat e ujit. Dhe ish-gruaja ime Albina ka kontraktuar, siç kontrakton rëndom si ti dhe çdo shqiptar, për të rregulluar dyshemenë, apo tubat një individ, i cili ka pasur marrëdhënie kontraktuale me ish-bashkëshorten time dhe ajo nuk ka asnjë lloj kontrate, asnjë lloj transaksioni me ITS. Nëse personi në fjalë ka punuar për shumë kompani dhe mund të ketë përdorur niptin gabimisht apo me qëllim të ndonjë kompanie, kjo nuk është puna e ish-bashkëshortes time. Ç’punë ka. Ka dhënë paratë për të paguar ndërrimin e tubave të ujit dhe kabllove elektrike. Jemi duke folur për 2.7 mln lekë të reja, në një pronë e cila është deklaruar që nga viti 2009, është gati një pronë prej 160 metrash. Po kthehemi, a e njihni Mirel Mërtirin? Po e kam njohur Mirel Mërtirin dhe dua të sqaroj se, kur unë e kam njohur Mirel Mërtirin, i kishte filluar punët dhe madje të verifikohet se kur e kishte filluar punën në Fier, ai apo grupi i tij, apo kompania e tij që nuk e di nga ana e ogjikës juridike se si mund ti ketë krijuar entitetet. Ka pas filluar punë. Sepse u hap se paskam pasur një mesazh kafeje me Baftjar Zeqon. Unë nuk kam pirë kafe me Baftjar Zeqon, për të ndihmuar kënd," tha Ahmetaj.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet