LIVE UPDATES
Politike

"Nuk duam keqardhje, por veprim"/ Gjyqtarët në deklaratë: Astrit Kalaja të shpallet dëshmor atdheu

Në deklaratën e përbashkët, gjyqtarët theksojnë se kjo nuk është vetëm humbja e një njeriu të drejtësisë, por është një plagë për gjithë sistemin, një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe një sulm ndaj pavarësisë së gjyqësorit.

9 Tetor 2025, 15:19 Nga E. D
"Nuk duam keqardhje, por veprim"/ Gjyqtarët në
Astrit Kalaja

TIRANË- Gjyqtarët pas mbledhjes kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë më shumë siguri për gjyqtarët. Në deklaratën e përbashkët, gjyqtarët theksojnë se kjo nuk është vetëm humbja e një njeriu të drejtësisë, por është një plagë për gjithë sistemin, një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe një sulm ndaj pavarësisë së gjyqësorit.

Gjithashtu gjyqtarët theksojnë se asnjë akt dhune, kërcënimi apo fushatë urrejtjeje nuk do ta ndalë gjyqtarin shqiptar nga përmbushja e detyrës së tij kushtetuese. Ata shprehen ndër të tjera se gjyqtarët e Republikës, nuk do të lejojnë më që heshtja të interpretohet si dobësi. 

DEKLARATA E GJYQTARËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në këtë ditë të rëndë për drejtësinë shqiptare, gjyqtarët e Republikës, të bashkuar në një zë, shprehin dhimbjen e thellë, tronditjen njerëzore dhe indinjatën institucionale për ngjarjen tragjike që i mori jetën kolegut tonë, gjyqtarit Astrit Kalaja.

Kjo nuk është vetëm humbja e një njeriu të drejtësisë — është një plagë për gjithë sistemin, një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe një sulm ndaj pavarësisë së gjyqësorit. Vrasja e një gjyqtari në sallen e gjykimit është kufiri i fundit i cenimit të sigurisë dhe dinjitetit të drejtësisë.

Në këtë moment dhimbjeje e reflektimi, ne deklarojmë me vendosmëri:
Drejtësia nuk do të përkulet.

Asnjë akt dhune, kërcënimi apo fushatë urrejtjeje nuk do ta ndalë gjyqtarin shqiptar nga përmbushja e detyrës së tij kushtetuese. Pavarësia e gjyqësorit nuk është privilegj, por garanci për çdo qytetar që kërkon mbrojtje përmes ligjit.

Ngjarja e rëndë është pasojë e një klime të helmuar fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj gjyqtarëve, e ushqyer nga gjuha e urrejtjes dhe ndërhyrjet e papërgjegjshme që kanë minuar besimin publik. Kjo klimë duhet të marrë fund.

Ne, gjyqtarët e Republikës, nuk do të lejojmë më që heshtja të interpretohet si dobësi. Do të reagojmë me dinjitet dhe përgjegjësi. Nuk kërkojmë privilegje — kërkojmë siguri, respekt dhe kushte për ushtrimin e ndershëm të detyrës.

Kjo ngjarje është një thirrje për veprim institucional. Sistemi gjyqësor po përballet me mungesë sigurie, godina të amortizuara, ngarkesë të papërballueshme pune dhe mungesë mbështetjeje. Drejtësia ka nevojë për forcim, për kushte të sigurta dhe për institucione që veprojnë, jo që heshtin.

Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të reagojë me forcë, përgjegjësi dhe guxim institucional. Kjo nuk është thirrje për konflikt, por për përgjegjësi.

Po kështu, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet të marrin përgjegjësinë për gjendjen ku ndodhet sot drejtësia. Shteti nuk mund të kërkojë drejtësi të pavarur, nëse nuk garanton kushtet minimale për ushtrimin e saj. Siguria në gjykata është kusht për ekzistencën e shtetit të së drejtës.
Në këtë frymë reflektimi dhe uniteti Mbledhja e Gjyqtareve të RSH shpreh vullentin e qartë mbi këto angazhime:

Siguria gjyqësore

– Krijimi i një Grupi Ndërinstitucional me përfaqësim nga KLGJ, KLP, MD, MB, Polica e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për organizimin e një Forumi Kombëtar për Sigurinë Gjyqësore.
– Hartimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë e Gjyqtarëve dhe Gjykatave.
– Vendosja e një force të posaçme sigurie në gjykata dhe ndërtimi i protokolleve të reagimit ndaj incidenteve.
-Hartimi dhe zbatimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë Gjyqësore.
-Miratimi dhe zbatimi i menjëhershëm i masave konkrete për garantimin e sigurisë fizike në gjykatë dhe kushteve të ushtrimit të funksionit gjyqësor.
Ndërhyrje të menjëhershme në ligjet ose aktet nënligjore që rregullojnë sistemin gjyqësor për të garantuar siguri fizike, jetësore, shëndetësore dhe pasurore për gjyqtarët dhe stafin e gjykatave.
-Miratimin e një strategjie kombëtare për ndërtimin e godinave të gjykatave në të gjithë territorin e RSH.
-Inspektim kombëtar i gjykatave për siguri, akses dhe kushte pune. Standardizim i procedurave të sigurisë dhe trajnime për menaxhimin e krizave. Pajisja e të gjitha gjykatave
me skaner dhe dedektor për garantimin e sigurisë në gjykata.

2. Përfaqësimi institucional dhe organizimi i brendshëm
– Krijimi i dy grupeve të përhershme pune pranë Këshilit të Lartë Gjyqësor për ideimin e nismës për ndryshime të akteve ligjore dhe nënligjore në lidhje me statusin e magjistratëve dhe për organizimin e sistemit gjyqësor.
– Ndërgjegjësimi publik dhe bashkëpunimi me median.

– Promovim i një komunikimi profesional që shmang gjuhën denigruese. Refuzim i gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe kërcënimeve si normalitet në diskursin publik dhe politik ndaj gjyqtarëve.

– Përgjegjësi dhe veprim institucional
– Nxitje për KLGJ që të ushtrojë me forcë mandatin kushtetues.
– Kërkesë që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa konkrete për përmirësimin e kushteve të punës në gjykata.
– Angazhime morale e profesionale të gjyqtarëve
– Përkushtim për gjykim në kohë, vendime të arsyetuara dhe qëndrueshmëri në jurisprudencë.
– Pranim i përgjegjësisë për forcimin e brendshëm të sistemit si themel i autoritetit moral të drejtësisë.

8. Në kujtim të gjytarit të rënë në krye të detyrës, Astrit Kalaja
-Njohja e statusit “ Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit Astrit Kalaja.
-Salla e Mbledhjeve të Gjyqtarëve pranë godinës së KLGJ të marrë emrin e të ndjerit gjyqtar Astrit Kalaja.

Ngjarja e 6 Tetori nuk duhet të mbetet kujtesë e dhimbshme, por moment zgjimi kombëtar për drejtësinë shqiptare.
Ne nuk kërkojmë keqardhje — kërkojmë veprim
Sepse një gjyqtar i pambrojtur është një drejtësi e pambrojtur, dhe një drejtësi e pambrojtur është një qytetar pa shpresë.
Ne angazhohemi solemnish që, pavarësisht tronditjes, të vijojmë të gjykojmë me paanshmëri, ndershmëri dhe kurajë.
Drejtësia shqiptare nuk dorëzohet — ajo ringrihet.
Drejtësia nuk do të ndalet.
Ajo do të vazhdojë të veprojë me guxim, për të mbrojtur lirinë, të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar./Dosja.al

astrit kalaja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj