Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pasi, Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës si dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet.
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ditën e sotme dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pasi, Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës si dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet.
Në vendim thuhet se Gjykata Kushtetuese vendosi njezëri të kalojë për gjykim padinë e depozituar nga Veliaj. Seanca e parë do të mbahet më datë 31 tetor.
"Gjykata Kushtetuese vendosi njezëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë," thuhet në njoftimin e GJK-së.
Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Ndërsa më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.
Tashmë Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Vlora, Berati, Mati, Cërriku dhe Tepelena. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË - Partia Demokratike e Shqipërisë ka shprehur urimet e saj, mbi rënien dakord nga Izraeli dhe Hamasi për zba...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se Partia Socialiste po te...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se është e dokumentuar dhe e provuar, se kryeministri Edi Rama mban kontakte me kartelet e drog...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ia ka faturuar opozitës mbyljen e Kuvendit sot. Në fjalën e t...
Sali Berisha TIRANË- Kryetar i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se seanca plenare është mbyllur ditën e sotme, pas denonc...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet se refuzimi për interpelancën për Arubën, është një tregu...
Niko Peleshi TIRANË- Kryeparlamentari Niko Peleshi ka mbyllur seancën plenare ditën e sotme pas debateve të shumta. Pas kërkes&eum...
Niko Peleshi TIRANË- Një moment përplasje ka ndodhur në seancën e sotme plenare mes socialistëve. Ka qenë kreu i grupit ...
Belind Kellici TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se mazhoranca po injoron qëllimisht përgjeg...
Albana Koçiu TIRANË- Ministrja e Brendshme Albana Koçiu është përplasur ditën e sotme me deputetin demokra...