Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Këlliçi akuzoi ministren e Brendshme për mashtrime publike dhe për përpjekje për t’u shmangur nga përgjegjësia, ndërsa theksoi se arrestimi i një efektivi policie vetëm sa e vërteton këtë përgjegjësi institucionale.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se mazhoranca po injoron qëllimisht përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja. Gjatë seancës, Këlliçi akuzoi ministren e Brendshme për mashtrime publike dhe për përpjekje për t’u shmangur nga përgjegjësia, ndërsa theksoi se arrestimi i një efektivi policie vetëm sa e vërteton këtë përgjegjësi institucionale.
Në fjalën e tij, Këlliçi denoncoi gjithashtu qëndrimin e qeverisë si hipokrit, duke iu referuar edhe përpjekjeve për rehabilitimin e figurave të diktaturës dhe sjelljes arrogante të disa ministrave në raport me opozitën.
"Është absurde kjo që bëni, ndërkohë që dëgjoni dhe kaloni në lupë çdo fjalë të opozitës, ndërsa nuk dëgjoni mashtrimet, shpifjet, fyerjet e ministres së Brendshme, e cila mishëron më së miri modelin tuaj, duke nisur nga propaganda. Po flasim për një ministre, e cila aktin e parë të saj në zyrë e ka pasur shkarkimin e zëvendësministrit sepse piu duhan. Ndërkohë, ajo refuzon të thotë një fjalë për gjyqtarin... E njëjta ministre refuzon të mbajë përgjegjësi për vrasjen e një gjyqtari në sallë të gjyqit e padëgjuar në botë.
Sapo gënjeu sërish. Tha se nëse do të kishte përgjegjësi një punonjës i Policisë së Shtetit, do të kishte pasur arrestim. I ka parë lajmet e djeshme? Një polic roje është arrestuar dje. Sërish ka gënjyer. E nisëm me një ndjesë për atë tentativë që bëtë për rehabilitimin e figurës së Enver Hoxhës, që në fakt mishëron kulturën politike të njeriut rilindas, që e mishëruan këta që folën pak më parë, me në krye ministrin e Drejtësisë një militant të cilit për herë të parë iu dha mundësia për të folur, dhe u pa qasja, sjellja, kërcitja e dhëmbëve dhe presioni që ushtronte," tha Këlliçi./Dosja.al
Albana Koçiu TIRANË- Ministrja e Brendshme Albana Koçiu është përplasur ditën e sotme me deputetin demokra...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi ministren e Brendshme, Albana Koçiu se mashtroi publikisht kur tha...
Kuvendi TIRANË- Debatet e shumta në Kuvend kanë vazhduar ditën e sotme. Për shkak të debateve, kreu i grupit socialist T...
Albana Koçiu TIRANË- Ministrja e Brendshme Albana Koçiu iu është përgjigjur akuzave për rastin e vra...
Klevis Balliu TIRANË- Deputet i Partisë Demokratike Klevis Balliu u shpreh se ngjarja tragjike e ndodhur në ambientet e Gjykat&eum...
Flamur Noka TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar Policinë e Shteti se ka shoqëruar Suel Çelë...
Avokati TIRANË- Gjykata caktoi sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtar...
TIRANË - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha Kushtetua e detyron kryeministrin Rama të japë...
Foto ilustruse TIRANË- Kryebashkiaku i New York Eric Adams lajmëroi të mërkurën se po nxit një fluturim direkt për n&eum...
TIRANË- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u takua me Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies V...