LIVE UPDATES
Politike

"Nuk e kam pritur që PS të merrte kaq shumë deputetë," Qori: Rezultati ishte minimal, nxorëm një deputet! Meritonim më shumë por ishim në kushtet të një gare të pabarabartë

Ai më tej theksoi se edhe marrja e një mandati është një arritje teksa theksoi se partitë e reja garuan në kushte jo të barabarta si nga ana ekonomike dhe hapësira mediatike.

15 Maj 2025, 22:17 Nga N.F
"Nuk e kam pritur që PS të merrte kaq shumë
Qori

TIRANË- Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Qori i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" tha se Lëvizja Bashkë ka marrë minimumin e pritshmërive që kishte, një mandat. Ai më tej theksoi se edhe marrja e një mandati është një arritje teksa theksoi se partitë e reja garuan në kushte jo të barabarta si nga ana ekonomike dhe hapësira mediatike.

Qori komentoi edhe rezultatin e thellë që arriti PS teksa theksoi se është habitur dhe se nuk e priste që Partia Socialiste të merrte aq shumë deputetë. Ai theksoi se partitë e reja kanë marrë një rezultat që nuk kanë ekzistuar më parë. Sipas tij 10% e qytetarëve kërkojnë ndryshim. Por në pjesën tjetër është krijuar një ndjenjë e thellë pesimizmit. Qori theksoi se para se të hapeshin kutitë për të mësuar rezultatet ka marrë shumë solidaritet në rrugë dhe se më pas u pasqyrua edhe në vota.

"Kam patur shumë ftesa televizive, zgjedhjet mbaruan dhe nuk ka më rrezik. Nuk ka ngelur TV që më ka marrë, për një qëndrim, por u thoja do të mbarojë procesi, do të jem një qëndrim dhe pastaj do të dalim në media. Tani për tani, mendimi im nuk do të ketë të njëjtin efekt si përpara zgjedhjeve.

Ky rezultat më ka habitur, nuk e kam pritur, që PS të merrte kaq shumë deputetë. E di që në vendin tonë ka marrë ferra uratën, korrupsion, blerje votash, ç'të duash, por kam besuar që zullumi nuk mund të arrijë deri në atë pikë sa një parti në pushtet pas 12 vitesh, ku çdo vit është më i keq, të thellojë rezultatin. 

Për Lëvizjen Bashkë është rezultati minimal që ne prisnim. Kemi arritur të nxjerrim një deputet. Donim më shumë, meritonim më shumë, por në kushtet e një gare të pabarabartë me të gjithë, jo vetëm me PS dhe PD. Nuk financohemi nga oligarkët, nuk marrim para nga shteti, mediat na bojtkojnë, por ky rezultat është shenjë e rëndësishme se mund të bëhet politikë krejt ndryshe. Arrin që 24 mijë votues, është një rezultat dinjitoz.

Përse kemi një thellim të numrit të deputetëve për PS dhe Edi Ramën? Mendoj se kjo është parti që ka të gjithë pushtetet, në një vend ku ndarja e pushteteve është në rastin më të mirë tejet i brishtë, ose nuk ekziston fare. Të kesh pushtetin ekzekutiv, legjislativ, kombëtar, lokal, të siguron një avantazh më të madh se disavantazhi që prodhon pakënaqësia. Është parti që ka mbështetjen e oligarkisë, por ka ditur të luajë nga pikëpamja stategjike. Rama ka rikrijuar gogolin, “bufin” e Sali Berishës. Është hera e parë pas vitit 2013 që Rama ka drejtpërdrejt përballë Sali Berishën. Ia ka dalë për muaj të tërë, që ata qytetarë të pakënaqëur ti bindë se ekziston një rrezik imagjinar që Berisha vjen në pushtet dhe ka shtrënguar rradhën.

Partia në pushtet ka një avantazh për listat, hedh në garë të hapur personat më të fortë brenda partisë, jo në kuptimin parimor, por kafshët e votave, maskarenjtë. Pra ka patur komoditetin, t’ju thotë Rakipëve, Qefalive, të gjithëve, këta që të kafshojnë edhe në qafë, ti hidhte të lista e hapur, vëllezër hahuni me njëri tjetrin, sepse duke shqyer njëri tjetrin, gjeneron vota për partinë. Asnjë parti tjetër nuk e ka patur këtë komoditet.

Por, avantazhi më i madh i tij ka qenë se ka krijuar perceptimin në shoqëi. Partitë e reja po ti mbledhësh kanë marrë një rezutlat që nuk kanë ekzistuar më parë, pra 10% e qytetarëve kërkojnë ndryshim. Por në pjesën tjetër është krijuar një ndjenjë e thellë pesimizmit. Të thotë se keni dy altenativa, pavarësisht dashamirësisë, keni dy alternativa, të keqen dhe të keqe, mes këtyre zgjidhni atë që ju duket pak më pak e keqe.

Ne folëm përpara se të hapeshin kutitë, dhe thashë jam optimist, nuk kisha parë kurrë kaq solidaritet në rrugë. Mendimi im ishte që nuk ka sesi të mos kthehet kjo masivisht në vota. Është kthyer pjesërisht por jo masivisht.

Shumë njerëz me dëshirën e mirë, simpatinë, në momentin e fundit kanë thënë jo, se diksuh më ka premtuar se do të më fusë në punë, një legalizim, një falje gjobe, një lloj kalkulimi i ngushtë pa patur në vëmendje panoramën e gjerë. Një pjesë e atyre që kanë votuar PS, kur kanë parë rezultatin kanë thënë kemi gabuar. Sikur të bëhen zgjedhjet sot, Rama nuk del aq sa del. Ata kanë menduar do të marrë 73, aman të mos jetë Berisha.

Por tani ai mund të bëjë çdo gjë, bashkë me tre deputetët e Tom Doshit. Shumë qytetarë tani, besoj i thonë vetes prit se ndoshta kemi gabuar. Kjo është ndoshta ajo dritare e vogël shprese, që ai rezultat nuk është real në kuptimin e besimit", tha Qori.

arlind qori

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj