LIVE UPDATES
Politike

"Nuk ishte vetëm një lider, por edhe një misionar"/ Berisha flet me shallin e Rugovës në qafë: Zgjodhi rrugën paqësore për të mundur një regjim

Lideri i opozitës duke folur gjatë promovimit të librave të ish-udhëheqësit të protokollit në Presidencë në vitet ‘90 të ish-presidentit Rugova, Adnan Merovci, Berisha kujtoi momentet e vështira të ish-presidentit Rugova ku ai zgjodhi një rrugë krejt të huaj për shqiptarët, rrugën paqësore.

24 Mars 2025, 19:40 Nga E. D
"Nuk ishte vetëm një lider, por edhe një misionar"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, jo vetëm si një lider vizionar, por dhe i vetmi politikan që sa ç’ishte lider, aq ishte edhe misionar. Lideri i opozitës duke folur gjatë promovimit të librave të ish-udhëheqësit të protokollit në Presidencë në vitet ‘90 të ish-presidentit Rugova, Adnan Merovci, Berisha kujtoi momentet e vështira të ish-presidentit Rugova ku ai zgjodhi një rrugë krejt të huaj për shqiptarët, rrugën paqësore. Sipas tij Ibrahim Rugova nuk zgjodhi as të parën dhe as të dytën, por zgjodhi qëndresën paqësore, me të cilën ai shtyu muret e kohës.

"I dashur Adnan, i dashur Avni, të dashur Genc, Edit, miqtë e mi këtu, ndjehem i emocionuar, por edhe pafundësisht mirënjohës ndaj njeriut që nuk iu nda presidentit Ibrahim Rugova në çdo moment të jetës së tij, ndaj njeriut që e ndoqi atë në çdo hap të jetës së tij, Adnan Merovcit. Të dashur miq, Ibrahim Rugova është, në vlerësimin tim, një gjeni shqiptar në politikën evropiane dhe në politikën botërore. Është një gjeni i papërsëritshëm. Pasardhës i një familje atdhetare. Intelektual i klasit të parë. Ai angazhohet në çështjen e kombit dhe vendit të tij.

Në mënyrë gjeniale, ai zgjedh një rrugë krejtësisht të huaj për shqiptarët. Të huaj për shumicën e kombeve të botës. Zgjedh rrugën paqësore për të mundur një pushtim. Kombete, ndaj pushtimeve, kanë pasur ose nënshtrim, ose përballje me armë. Ibrahim Rugova nuk zgjodhi as të parën dhe as të dytën, por zgjodhi qëndresën paqësore, me të cilën ai shtyu muret e kohës. Me të cilën ai në mënyrë më mahnitëse, ta quajmë mrekullia Rugova, ai arriti që një projekt, të cilin përveç atij, përveç shqiptarëve, nuk mbaj mend një të dytë që ta përkrahte, që ta mbështeste, t’i lëmë folkloret, pavarësinë e Kosovës nuk e mbishteste njeri, përveç atij.

Imagjinoni për një moment të luftosh i vetëm dhe të gjithë kundër. Por përsëri, ai në këmbë. Pse në këmbë? Sepse kishte bërë një zgjedhje gjeniale, kishte bërë zgjedhjen paqësore. Dhe unë do t’u them këtu në vitin 1992, si president, takoj në Stamboll, Kostandin Micotaqis, i cili kishte treguar shumë simpati për forcat demokratike në Syqipëri, por meqenëse Ballkani po riformatohej me luftëra, ai kishte një qëndrim më të ndryshëm ndaj Millosheviçit se sa të tjerët. Dhe i them në Stamboll, unë them që ti të takosh Ibrahim Rugovën. Pse ta takoj, më tha. Ta takosh se ai përfaqëson 2 milionë shqiptarë dhe ti po gjete ndonjë tjetër, që i përfaqëson ata, mos i tako. Por ama, gjersa interesohesh për zhvillimet, edhe ata duhet të kenë zërin e tyre dhe të dëgjohen.

Ndejti, nuk tha as po, as jo. Pastaj i them, po ai është paqësor, vërtet projektin nuk e pëlqen, por qëndrimin e tij nuk mund ta hedhësh poshtë. Ke të drejtë, më tha. Dhe është kryeministri i parë që ka pritur presidentin Rugova. E thirri dhe e takoi në Selanik. Gjatë luftës, Tirana u soll keq me presidentin Rugova. Beogradi ishte e kuptueshme. Në vjeshtë të vitit 1992 ose vjeshta, në Tiranë vjen Sajruz Venz dhe Lordi Ouen dhe më kërkojnë që t’i mbush mendjen Rugovës që të marrë pjesë në zgjedhjet që zhvillohen në Kosovë. U them unë, unë nuk ia kërkoj një gjë të tillë presidentit Rugova. Dhe ata menjëherë, siç kishin paragjykimin, pse më thanë nuk e kërkon.

Nuk e kërkoj, se edhe po t’i thotë ai qytetarëve të Kosovës, ata nuk marrin pjesë në zgjedhje. Rezultati është se nuk do kemi një lider si ai që të bisedojmë. Çfarë leverdie ka komuniteti ndërkombëtar që të zhvlerësojë një figurë si ai? Si përfundim ata nuk u bindën, por në fund u them, a t’u jap një sugjerim, pse nuk shkoni në Prishtinë ta takoni vetë Rugovën, ai është një njeri pacifist, është një njeri intelektual. Mirë, më thanë.
Dhe ata shkuan, Millosheviçi u bëri një rreng, ata u tronditën shumë. Ajo që kishte mbetur në mendjen e tyre ishte takimi me Rugovën. Ishin mahnitur nga takimi me presidentin Rugovën. U kthyen dhe më thanë se kishe pasur shumë të drejtë dhe më shpjeguan edhe egërsinë që kishin përjetuar nga bandat e Millosheviçit. Rugova nuk ishte vetëm një lider vizionar, por ishte i vetmi politikan që sa ç’ishte lider, aq ishte edhe misionar," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj