LIVE UPDATES
Politike

"Numërimi mbrapsht për qeverisjen e mbrapshtë ka nisur", Blushi: Fitorja Madhështore e Shqipërisë, që prodhon dhe eksporton shihet te çdokush që kërkon ndryshim

Blushi tha se duke votuar në 11 Maj për programin ekonomik të koalicionit "PD-ASHM" shqiptarët do të votojnë për uljen e taksave, për rritjen e pagave dhe të pensioneve, për të ulur ndjeshëm koston e jetesës dhe çliruar ekonominë familjare dhe kombëtare nga kriza dhe stanjacioni regresiv ekonomiko-shoqëror. 

5 Prill 2025, 12:17 Nga r.ll
"Numërimi mbrapsht për qeverisjen e mbrapshtë ka
tedi blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka mbajtur fjalën e tij në prezantimin e kandidatëve për deputetë të PL-së që garojnë si pjesë e koalicionit "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Blushi u shpreh se ka nisur numërimi mbrapsht për qeverinë që sipas tij për tre mandate nuk arriti tu garantonte shqiptarëve as ujë të pijshëm 24 orë. Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama flet për pasaportën europiane ndërkohë që sipas tij dëboi në emigrim 1 milion shqiptarë. 

Blushi tha se tashmë nuk mund të pranohet pushtet që mbron të fortët dhe shkel të dobëtit dhe një pushtet që jep leje ndërtimi për "kulla luksi e droge për pakicën dhe që rrëmben e rrënon pronat e ligjshme për shumicën."

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së tha se fitorja e "Shqipërisë Madhështore" që prodhon dhe eksporton shihet te çdo person që kërkon ndryshimin. Blushi u shpreh se Partia e Lirisë ka qenë gjithmonë në ballë të betejës për listat e hapura, "që nga viti 2008 kur Ilir Meta hyri në grevë urie dhe më 11 Maj listat e hapura do të jenë edhe prova më e qartë e fitores sonë dhe triumfi i vërtetë i demokracisë kundër tiranisë dhe kryetarokracisë."

Sipas tij duke votuar në 11 Maj për programin ekonomik të koalicionit "PD-ASHM" shqiptarët do të votojnë për uljen e taksave, për rritjen e pagave dhe të pensioneve, për të ulur ndjeshëm koston e jetesës dhe çliruar ekonominë familjare dhe kombëtare nga kriza dhe stanjacioni regresiv ekonomiko-shoqëror. 

FJALA E PLOTË E TEDI BLUSHIT: 

Numërimi mbrapsht për qeverisjen e mbrapshtë ka nisur. Këmbanat po bien për regjimin, që as ujë të pijshëm 24 orë nuk arriti dot në tre mandate t’u garantonte shqiptarëve, të etur sot jo vetëm për ujë, por më shumë se kurrë për Liri, të drejta dhe dinjitet njerëzor. Uji i gamiles së “Rilindjes” po shteron, bashkë me premtimet elektorale që Edi Rama i pati në dorë t’i realizonte por nuk i mbajti dhe as i përmbushi kurrë.

Qeveria që 12 vite më parë premtoi diell për të gjithë shqiptarët, e mbyll mandatin e tretë si terri më i errët dhe ferri më përvëlues për Shqipërinë. Njësoj si rangallat gjigande dhe të ndryshkura të TEC-eve lundruese të Vlorës, që Edi Rama i mori për të garantuar furnizimin pa kufizim me energji elektrike, por që as 1 kw nuk prodhuan dhe as kanë për të prodhuar kurrë. Kryeministri që u mbylli dyert e shtëpive 1 milion shqiptarëve duke i dëbuar në emigrim, premton sot të na hapë dyert e BE-së me pasaportën europiane.

Flet për paqen globale, për luftën në Ukrainë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme, Kryeministri që nuk garanton dot rendin dhe qetësinë publike jo në lagjet, por as në zemrat e qyteteve të Shqipërisë ku bandat çdo ditë bëjnë kërdinë dhe ku fëmijë therren me thikë në shkolla në mes të Tiranës. Ky Kryeministër që në 12 vite nuk arriti dot t’u japë fund radhëve torturuese në spitale, hipoteka dhe gjykata, pretendon sot t’u japë fund radhëve të shqiptarëve në aeroportet e Europës.

Shampanjat e festimit të integrimit europian dhe dekorimet qesharake të ambasadorëve janë bërë njësoj si kapitujt me BE-në, që vetëm hapen por që nuk dihet se kur do të mbyllen. Nuk mund të durohet më një Qeveri që flet për anije kozmike në vendin ku fëmijët me kancer humbin jetën për mungesë barnash në spitale dhe ku një shishe verë që pi në ditë Kryeministri i vendit më të varfër në Europë është e barabartë me 14 vite pension minal. A mund të besosh më se të mbron shëndetin një Qeveri që nxorri tanket në rrugë për të luftuar me COVID-in dhe që sot të detyron të paguash 60% më shtrenjtë shëndetësinë që ta premtoi falas?

Nuk mund të pranojmë më një pushtet që mbron të fortët dhe shkel të dobëtit. Një pushtet që jep leje ndërtimi për kulla luksi e droge për pakicën dhe që rrëmben e rrënon pronat e ligjshme për shumicën, duke mos kursyer as helmimin me gaz të grave shtatzëna, të miturve dhe të moshuarve. Legalizimet falas brenda mandatit të parë ishin fjalë që i mori era. Këto ndodhin sepse në 12 vite Edi Rama bëri ligje vetëm për veten dhe padrejtësi për popullin. Është ai që vrau shpresën dhe ëndrrat e të rinjve duke hapur plagën e shpopullimit si një humnerë të thellë në trupat e qytetet dhe fshatrave të Shqipërisë, ku sot nuk ka më jetë.

Është Edi Rama ai që piu gjakun e familjeve të thjeshta shqiptare, që pështyu mundin dhe djersën e fermerit shqiptar, që mohoi kontributet dhe sakrificat e panumërta të pensionistëve duke u ushqyer me taksat e tyre, të popullit me nivelin më mizerabël të varfërisë në kontinent. Ndaj jemi sot kampion në Europë për korrupsion dhe të dytët në botë për ryshfet. Edi Rama rriti taksat dhe borxhin publik, jo për të rritur mirëqenien e shqiptarëve, por t’u ushqyer me hajdutërinë skizofrenike, me mijëra tendera sekrete, me PPP, me rrugë të florinjta që ose shemben pa u inauguruar ose që kushtojnë deri 6 herë më shtrenjtë se në BE, me klientelizëm dhe padrejtësi, nga mëngjesi në darkë, aq sa sot një bebe e porsalindur e ka në kokën e krevatit një faturë borxhi që duhej të paguajë prej 5,634 euro për banor.

Si të mos mjaftohej, ky Kryeministër që shtron iftare, citon librat e shenjtë në kisha dhe teqe, është në fakt Kryehajduti më i madh i pronave të komuniteteve fetare, që në shtëpitë dhe tokat e Zotit jep leje për të ndërtuar rezorte luksoze, kazino dhe kuplara për klientët e tij. Falë tij sot kemi jo vetëm fëmijë në masë analfabetë funksionalë por edhe me kreativitetin më të ulët, për shkak se dija nënfinacohet ndërsa injoranca dhe vesi lartësohen, deri duke hyrë në Parlament dhe bashkitë e vendit.

Ndaj lugati është mbyllur sot në bunker. Larg popullit, larg gazetarëve, larg interpelancave, larg transparencës e llogaridhënies dhe larg së vërtetës, se pasi hëngri partinë e tij dhe gëlltiti pasuritë e Shqipërisë, nisi të hajë të vetët dhe tani po ha edhe veten e vet “Sy m’sy”. Fitorja është më pranë se kurrë! Edhe 35 ditë na ndajnë nga epoka e re që fillon më 11 Maj, falë fuqisë së votës tuaj dhe të çdo shqiptari të ndershëm, për të kurorëzuar së bashku triumfin e Lirisë mbi Tiraninë, të patriotizmit mbi antishqiptarinë, të fitores së programit tonë mbi pushtetin, të Fitores Madhështore të Shqipërisë, që prodhon dhe eksporton, që hap mijëra vende të reja pune dhe që rrit mirëqenien për të gjithë shqiptarët.

Fitorja rreh në çdo zemër, shihet në çdo bisedë sy më sy, ndihet në çdo shtrëngim dore dhe dëgjohet në çdo zë që kërkon ndryshimin. Shihni kë kemi kundërshtar, një Kryeministër të lodhur nga pesha e rëndë e krimit dhe korrupsionit dhe një qeveri të kalbur që ka zero bilanc dhe zero program para qytetarëve. Në kampin e kundërshtarit, frika dhe paniku janë të dukshme. Vetë Edi Rama, që herë premtonte futjen e vetes në lista të hapura, herë deklaronte se nuk do të kandidonte fare, ka përfunduar tani i kyçur në bunker, i vetëdijshëm për orët që po i numërohen mbrapsht dhe ndëshkimin fatal që po afrohet me afrimin e 11 Majit. Partia e Lirisë ka qenë gjithmonë në ballë të betejës për listat e hapura, që nga viti 2008 kur Ilir Meta hyri në grevë urie dhe më 11 Maj listat e hapura do të jenë edhe prova më e qartë e fitores sonë dhe triumfi i vërtetë i demokracisë kundër tiranisë dhe kryetarokracisë.

Në krye të ekipit tonë fitues qëndron lideri ynë i sprovuar, lideri i fortë i sfidave të vështira që i ka shndërruar ato gjithmonë në fitore të mëdha, lideri i fjalës së mbajtur “Po-Po dhe Jo-Jo”, atdhetari dhe burri i shtetit që ka udhëhequr gjithmonë me vizion dhe integritet: Presidenti Ilir Meta! Një atdhetar i vërtetë, gjithmonë në shërbim të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, që nuk e ka tradhtuar kurrë dhe për asnjë arsye interesin dhe kauzat e mëdha kombëtare, si dhe interesin e qytetarëve të thjeshtë. Edhe pse në kushtet e një izolimi ekstrem ku mbahet dhunshëm nga Narkoregjimi i trembur nga fuqia e tij elektorale dhe i tronditur nga themelet nga të vërtetat e thëna prej tij me zë të lartë, Presidenti Meta po e drejton fushatën tonë me forcën dhe vizionin e një lideri që nuk ndalet përballë asnjë pengese!

Me energji dhe vendosmëri, ai po bashkon shqiptarët për t’i dhënë fund këtij regjimi të korruptuar në çdo qelizë dhe për të qenë më 11 Maj deputeti më i votuar në listën e hapur në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Tirana do të jetë lokomotiva e ndryshimit historik me të paktën 20 deputetë për aleancën tonë “PD–ASHM” dhe me 84 deputetë në të gjithë Shqipërinë. Më 11 Maj votojmë Njëshat! Me programin tonë i çlirojmë qytetarët nga Edi Rama që është kryetaksa dhe kryegjoba e tyre.

Duke votuar më 11 Maj për programin ekonomik “Made in Albania” të Shqipërisë Madhështore, shqiptarët do të votojnë për uljen e taksave, për rritjen e pagave dhe të pensioneve. Është votë për të ulur ndjeshëm koston e jetesës dhe çliruar ekonominë familjare dhe kombëtare nga kriza dhe stanjacioni regresiv ekonomiko-shoqëror. Programi i shkëlqyer i “PD-ASHM”, ku integrohen prioritet madhore të Partisë së Lirisë, shemb Narkoekonominë e drogës dhe parave të pista dhe ndërton ekonominë e qëndrueshme që e bën Shqipërinë Madhështore si fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon duke rritur mirëqenien ekonomike të familjeve, duke rritur fuqishëm punësimin dhe duke ndaluar shpopullimin.

Një alternativë e shkëlqyer, plotësisht e financueshme, që maksimizon resurset e mëdha ekonomiko-natyrore të vendit për t’i dhënë frymëmarrje të gjerë zhvillimit të qëndrueshëm dhe progresiv ekonomik, si dhe garanton të ardhmen e të rinjve tanë këtu në Shqipëri. Më 11 maj shporret Edi Rama, që përzuri shqiptarët dhe shpopulloi Shqipërinë dhe vijnë në pushtet shërbëtorët e qytetarëve që anëtarësuan vendin në NATO, ju hoqën vizat dhe ju dhanë pasaportën europiane me të cilën lëvizin lirshëm në dhjetëra vende të Europës.

Më 11 maj shporren Edi Rama dhe Qeveria që u bënë njësh me kriminelët e narkotrafikantët dhe vijnë politikanët me duar të pastra, që zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën dhe e luftojnë ballas korrupsionin, krimin, drogën dhe pastrimin e parave. Vota për Nr.1, për aleancën “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është vota për ndryshimin historik. Vota për ILIR METAJ, deputet i Qarkut të Tiranës, është një votë e pastër kundër diktaturës. Votat për kandidatët e Partisë së Lirisë në listat e hapura në të gjithë Shqipërinë janë garanci për demokracinë! Suksese dhe Fitore të padiskutuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

tedi blushi partia e lirise zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!