Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Po ashtu në postimin e tij Zoto ka ngritur edhe disa pyetje, për të cilat shprehet se janë retorike.
TIRANË- Anëtari i Lëvizjes "Bashkë", Kristjan Zoto, shprehet se prej rreth një jave, që nga momenti kur banorët e Rjollit nisën protestën për të mbrojtur tokën dhe detin nga grabitja, A2 CNN, televizioni i oligarkut Bashkim Ulaj kanë nisur sulmet ndaj Lëvizjes "Bashkë".
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zoto thotë se ky person është po ai person që do të grabisë Rrjollin. Po ashtu në postimin e tij ai ka ngritur edhe disa pyetje, për të cilat shprehet se janë retorike.
"Si ka mundësi që flitet me zell për trarë që s'kanë lidhje me Bashkimin, por heshtet për traun e Thumanë-Kashar që kontrollohet prej tij?! Si ka mundësi që protestat e banorëve të Rrjollit për tokën e tyre injorohen plotësisht?! Si ka mundësi të flasësh për një ndërtues të viteve ’90, që prej një dekade është në pension, ndërkohë që nuk guxon të përmendësh Bashkim Ulajn?! Pse u thahet buza kur bie fjala tek hidrocentralet e Gener 2 në Valbonë?!", janë pyetjet e ngitura nga Zoto.
POSTIMI I PLOTË:
Prej rreth një jave, që nga momenti kur banorët e Rjollit nisën protestën për të mbrojtur tokën dhe detin nga grabitja, A2 CNN – televizioni i oligarkut Bashkim Ulaj – ka aktivizuar zërat e zakonshëm propagandistikë.
Të njëjtët që shfaqen si ekspertë, analistë apo politikanë të rinj, por në të vërtetë janë thjesht zëdhënës të interesave të tij. Sot gjithçka është më e qartë se kurrë: kush sponsorizon me mijëra euro lajme të rreme kundër Lëvizjes BASHKË? Ai që do të grabisë Rrjollin.
Si ka mundësi që flitet me zell për trarë që s'kanë lidhje me Bashkimin, por heshtet për traun e Thumanë-Kashar që kontrollohet prej tij?! Si ka mundësi që protestat e banorëve të Rrjollit për tokën e tyre injorohen plotësisht?! Si ka mundësi të flasësh për një ndërtues të viteve ’90, që prej një dekade është në pension, ndërkohë që nuk guxon të përmendësh Bashkim Ulajn?! Pse u thahet buza kur bie fjala tek hidrocentralet e Gener 2 në Valbonë?!
Të gjitha këto janë pyetje retorike.
shoqerimi nga policia TIRANË- Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga policia...
lacivita, berisha TIRANË- Kandidatja e PD në qarkun e Tiranës në listën e hapur, Edith Harxhi ka treguar mbrëmjen e sotme se...
kaja kalla TIRANË- Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, komisionerja Kaja Kalla do të zhvillojë një vizitë zyrtare...
foto ilustruese DURRËS- Ka përfunduar faza e parakualifikimit për projektin e ndërtimit të portit të ri në zonën e ...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e zon...
erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, Erion Veliaj, ka bë...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e zonës s&e...
erion veliaj TIRANË- Përgjime të reja të kryebashkiakut Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit janë publikuar në ...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në një takim me banorët e zon&eum...
fatmir xhafaj, spak TIRANË– Më 12 mars 2025, vetëm një ditë para se Gjykata e Apelit të konfirmonte masën e arrest...