LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Shqipërinë do e integrojmë ne në BE sepse ne jemi ADN-ja e integrimeve! Të gjithë ata që votojnë njishin janë njisha

Sipas tij kryeministri Edi Rama u  përpoq të bllokonte NATO-n. Berisha shtoi se Shqipëria nuk mund të shkojë në BE si një vend ku arrestohen liderët e opozitës për të marrë mandatin.

4 Prill 2025, 20:29 Nga N.F
Berisha: Shqipërinë do e integrojmë ne në BE sepse ne jemi
Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e zonës së Fushës së Aviacionit u shpreh se do të jetë PD-ja që do tëintegrojë Shqipërinë në BE. Sipas tij PD ka ADN-në e integrimeve. Ai shtoi se PD firmosi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit sepse plotësuan kushtet.

Sipas tij kryeministri Edi Rama u  përpoq të bllokonte NATO-n. Berisha shtoi se Shqipëria nuk mund të shkojë në BE si një vend ku arrestohen liderët e opozitës për të marrë mandatin. Ai tha se në zgjedhjet e 11 majit të gjithë që votojnë numrin 1 janë njisha.

"Sepse ishim ne që firmosëm Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, i plotësuam kushtet. Ishim ne që arritëm një arritje jete për shqiptarët, lëvizjen e lirë. Dhe çfarë bëri Edi Rama? Çoi emailet, telegramet që do dynden 800 mijë shqiptarë në Bruksel në mënyrë që të bllokonte heqjen e vizave. Ishte PD që mori nga Komisioni rekomandimin për statusin e kandidatit. E bllokoi për këshilltarët e Fierit.

U përpoq të bllokonte NATO-n, por do mbetet e gdhendur me germa të zeza dita kur Shqipëria u anëtarësua në NATO, ai organizonte miting me portretet e Enver Hoxhës në sheshin Skënderbej.
Atëherë me thoni ju mua, në këto 20 vite, kush ka qenë lokomotiva e integrimit? A nuk është ky që e festoi hapjen e negociatave me shampanjë, me fishekzjarre në vitin 2017, shpërndau edhe dekorata, me ambasadorë, me këta, negociatat nuk u hapën as në vitin 2018, as në vitin 2023, negociatat u hapën 3-4 muaj më parë.

Pra, askush nuk duhet të mashtrohet sepse ky tund një pasaportë. Po, Shqipërinë do e integrojmë ne në BE. Ne jemi ADN-ja e integrimeve. Në ç’mënyrë do ta integrojmë? Absolutisht vetëm e vetëm duke zbatuar ligjet, kriteret, standardet. Shqipëria nuk mund të shkojë në BE si një vend ku arrestohen liderët e opozitës për të marrë mandatin. Shqipëria nuk mund të shkojë në BE si një vend ku shpërndahen licencat e kanabisit për të blerë votat. Shqipëria nuk mund të shkojë në BE kur në zyrën e kryeministrit vjen pasardhësi i Çapos së Sinaloas në Meksikë. Nuk shkon në BE kur kryeministrit i del emri në të gjitha dosjet e mëdha të krimit në Shqipëri dhe Europë. Në Amerikë po e po, aty e ka të hapur. Le të mos themi se si është ajo çështja McGonigal, do e ndjekë deri në fund.

Pra, unë shpresoj se askush nuk do të mashtrohet nga tundja e pasaportës se me Edi Ramën shkohet drejt të shkuarës. Me Edi Ramën shkohet drejt varfërisë, drejt shkretimit të Shqipërisë nga shqiptarët, drejt sundimit të krimit dhe mbi të gjitha drejt përqendrimit të të gjitha pushteteve, të gjitha pasurive, të gjitha fondeve në duart e një grupi që nuk është gjë tjetër veçse ndërmarrje e përbashkët shtet dhe krim, krim dhe shtet. Duke u falënderuar shumë për këtë takim entuziast të zjarrtë, që shpreh besimin tuaj në fitoren, besimin tuaj tek programi i PD.

Me 11 maj, të gjithë të votoni 1-shin. Jemi njisha, jeni njisha! Të gjithë ata që votojnë njishin, janë njisha, janë më të mirët. Rrofshi ju. U garantoj se kjo lagje do ketë të gjitha shërbimet, shkollat, qëndret shëndetësore, kopshtet, terrenet sportive që meritojnë banorët e saj. Fitore, fitore, fitore!" tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron