16 Prill 2024, 15:12
Nga N.F
Dumani dhe Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me deklaratat që ka lëshuar kundër drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. Meta tha se edhe Nuredin Dumani, i akuzuar si autor i një sërë vrasjesh në vend, është një nivel më lart se kreu i Prokurorisë së Posaçme.
Sipas Metës, kushëriri i Nuredin Dumanit, siç e quajti ai, kreun e SPAK, mori peng PD-në përmes Charles McGonigal, por edhe partinë që ai tashmë drejton.
“Nuredini pavarësisht se është një personazh i një bote që e ka zgjedhur vetë, ka më shumë integritet se kushëriri i tij. Ky është zgjedhur për të respektuar kushtetutën. Nuredini ka bërë vrasjet që ka pranuar vetë, por ky karafil mendon se mund të bëhet një vrasës i suksesshëm i pluralizmit politik në vend. Ky mendon se mund ta arrijë përmes Ramës me McGonigal, siç është rasti i kryetarit të PD që ishte peng, apo përmes kapjes së ndonjë laraske apo sufllaqexhiu nga Partia e Lirisë. Këtë e gënjejnë se do ta bëjnë kryeministër dhe qesh Shqipëria sot.
Dikur kështu gënjenin dhe Fatos Klosin. U bëj thirrje kushërinjve të Nuredinit të bëhen gati nëse e dinë kaq të thjeshtë punën e Partisë së Lirisë dhe Ilir Metës të pyesin edhe mentorët e tyre se si e kanë parë veten shumë shpejt nga pozita e të fortit në atë të të shtrydhurit nga politika. Ky as në nivelin e Nuredinit nuk është dhe nuk prisnim që të thoshte që e kam takuar McGonigal”, tha Meta në konferencë për shtyp.
Lidhur me akuzat e kreut të Partisë së Lirisë, reagoi drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili tha se nuk e kishte takuar kurrë ish agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare,” thekson Altin Dumani.
ilir meta altin dumani spak nuredin dumani
Politike
16 Prill 2024, 14:41
M.B
Pjesë nga konferenca
TIRANA- Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për shtyp ditën e sotm...
Politike
16 Prill 2024, 14:44
S.B
Akil Kraja
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Akil Kraja ka bërë një deklarat&eu...
Politike
16 Prill 2024, 14:30
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka reaguar pas akuzave të djeshme të kre...
Politike
16 Prill 2024, 14:13
I.A
Ervin Salianji
TIRANË- Kryetari i komisionit hetimor për TIMS, Ervin Salianji ka komentuar braktisjen e mbledhjes së djeshme të ko...
Politike
16 Prill 2024, 14:02
I.A
Ervin Salianji
TIRANË- Kreu i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS Ervin Salianji i është përgjigjur deputetit Toni Gogu...
Politike
16 Prill 2024, 10:57
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka shprehur rezervat e tij në lidhje me&nbs...
Politike
16 Prill 2024, 10:11
M.B
Tonin Gogu
TIRANA- Nënkryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Toni Gogu, ka sqaruar sot arsyet se pse mor&eum...
Politike
15 Prill 2024, 22:58
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur lidhur me mandatet e fituara sipas tij me “gjak dhe sakrifica&rdqu...
Politike
15 Prill 2024, 22:49
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar ka treguar një bisedë me kryetarin e PD-së Sali Berish&eum...
Politike
15 Prill 2024, 22:53
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për tradhti në eksponentët drejtues të partisë s...