LIVE UPDATES
Politike

Socialistët u larguan nga Komisioni për TIMS, Gogu: Ishte e vetmja mënyrë për të ndalur shkeljen e ligjit

Gogu thotë se në komision kanë të drejtë të votojnë dhe se kjo e drejtë u është hequr nga kryetari i Komisionit Ervin Salianji.

16 Prill 2024, 10:11 Nga M.B
Socialistët u larguan nga Komisioni për TIMS, Gogu: Ishte e vetmja
Tonin Gogu

TIRANA- Nënkryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Toni Gogu, ka sqaruar sot arsyet se pse morën vendimin e largimit nga mbledhja, duke thënë se kjo ishte mënyra e vetme për të penguar shkeljen e ligjit. Gogu thotë se në komision kanë të drejtë të votojnë dhe se kjo e drejtë u është hequr nga kryetari i Komisionit Ervin Salianji.

Sipas tij, për pak show politiko-mediatik, mund t’i qepesh edhe një batute të mjerë, thjesht sepse të ngjason me një shkop bejzbolli me të cilën mund t’u hakërrehesh kundërshtarëve politikë. Gogu shton se shkelja haptazi e ligjit, Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Etikës, për më tepër me një arrogancë, që sa kohë nuk buron dot nga vota, sipas tij, merr frymëzim nga padija dhe e bënte të pamundur vijimin e mbledhjes.

Deklarata e Gogut:

Dje u larguam me dhimbje nga Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave TIMS. Në mbledhjen e djeshme ishim të shtrënguar që nga anëtarë të një Komisioni Hetimor, të bëheshim dëshmitarë sesi Ligji u shkel sistematikisht me injorancë si një gjë e pavlerë. Ligji që duhet të respektonim për Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore na ngarkon ne, ligjvënësve që: (cit.) “të hetojmë përmes veprimeve proceduriale për të sqaruar një çështje të veçantë (në rastin tonë, veprimtarinë e institucioneve të ngarkuara për mbrojtjen e sistemit TIMS), por pa marrë të pandehur dhe pa ngritur akuzë penale.”

Ligji nuk na autorizon të akuzojmë, ndaj sa herë që akuzojmë në vend që të hetojmë, ligji shkelet. Ligji nuk na autorizon të shpallim fajtorë, ndaj sa herë që shpallim të tillë pa bërë ende asnjë pyetje, ligji shkelet.

Ne, ligjvënësit anëtarë të Komisionit Hetimor, në zbatim të ligjit për komisionet hetimore, ndihmohemi nga ekspertët ligjorë. Nga ata ekspertë ligjorë të Komisionit, që janë miratuar me shumicë të cilësuar. Ligji ngarkon ekspertët ligjorë për grumbullimin e informacionit dhe hartimin e Planit të Hetimit. Planin e Votimit ne e VOTOJMË, dhe më pas e zbatojmë me përpikmëri në thirrjen dhe pyetjen e dëshmitarëve dhe krerëve të institucioneve. Sipas Ligjit! Sa i paaftë apo në keqbesim duhet të jesh që të mos e kuptosh këtë?!

Ne ligjvënësit anëtarë të Komisionit Hetimor VOTOJMË. VOTOJMË ÇDO KËRKESË PËR INFORMACION. VOTOJMË PLANIN E HETIMIT. VOTOJMË ÇDO NDRYSHIM APO PLOTËSIM TË KËTIJ PLANI.

VOTIMI është rregulli bazë në vendimmarrjen e një Komisioni (dhe jo vetëm). Nuk ka mënyrë tjetër për të marrë vendim! Ndaj kur kolegëve të Komisionit iu heq të drejtën për të VOTUAR, se bën sikur nuk i dëgjon, apo bën sikur nuk i sheh, jo vetëm që shkel ligjin, por i heq edhe Komisionit mundësinë që të marrë Vendime. Sa i paaftë apo në keqdashje duhet të jesh që të mos e kuptosh këtë?!

Të shohësh Kryetarin e një Komisioni Hetimor, që injoron hapur jo vetëm ligjin e Komisioneve Hetimore, por edhe ligjet e logjikës së thjeshtë njerëzore, duke mos ja nënshtruar vendimmarrjen VOTIMIT, e tejkalon dhimbjen për Ligjin e shkelur. Të shohësh dikë që nga karrikja e ligjvënësit REFUZON t’i nënshtrojë VENDIMMARRJEN VOTIMIT dhe beson se demagogjia mund të zëvendësojë procedurën më elementare nga e cila buron çdo vendimmarrje, të bën të ndjehesh i keqardhur edhe për demagogjinë e konsumuar më kot.

Komisioni është i detyruar nga Ligji që të votojë dhe miratojë me votë SECILËN KËRKESË PROCEDURIALE, të përgatitur nga ekspertët që i ka propozuar vetë. Në një situatë si ajo e drejtimit të çartur të Komisionit Hetimor për TIMS-in, jo vetëm që bëhesh dëshmitar i një shkeljeje ligjore, por edhe i një sjelljeje në keqbesim dhe keqdashëse. Më duhet të shpjegoj se kërkesat proceduriale për informacion që i dërgohen krerëve të institucioneve të rendit dhe sigurisë në republikën tonë, kanë nevojë të mbështeten me vendimmarrjen e deputetëve anëtarë te Komisionit.

Për vendimmarrjen nevojitet Votim sipas Ligjit, sepse vendimet e Komisioneve Parlamentare, nuk janë si votimet e 5 mijë delegatëve, që votonin të ulur në 3 mijë karrige, e nga të cilat votime “merreshim vendime” të njoftuara e të zbardhura muaj të tërë përpara votimit. Secila Kërkesë Proceduriale për informacion meriton vëmendjen dhe VOTËN E KOLEGËVE DEPUTETË. Dhe kur ia mohon këtë të drejtë të gjithë kolegëve, majtas e djathtas, jo vetëm që shkelet ligji, por nëpërkëmbet edhe inteligjenca e votuesve që presin të shohin rezultatet e hetimit parlamentar.

Për pak show politiko-mediatik, mund t’i qepesh edhe një batute të mjerë, thjesht sepse të ngjason me një shkop bejzbolli me të cilën mund t’u hakërrehesh kundërshtarëve politikë. Me batutë në gojë mund të shkelësh edhe Kodin e Etikës së Deputetit, por nuk zhbën dot procedurën parlamentare. Nuk zëvendëson dot VOTIMIN. Nuk ka batutë që të shpëton nga procedura ligjore. Komisioni hetimor, është i vetmi instrument që mund të na udheheqë drejt së të vërtetës objektive. Të paralizosh Komisionin Hetimor do të thotë minimumi të shkelmosh me arrogancë pritshmëritë e atyre që beson se të votojnë.

Shkelja haptazi e ligjit, Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Etikës, për më tepër me një arrogancë, që sa kohë nuk buron dot nga vota, me sa duket merr frymëzim nga padija, na e bënte të pamundur vijimin e mbledhjes.Ndaj dhe u larguam, nga ajo skenë e shëmtuar, ku ligji shkelet dhe komisioni hetimor paralizohet me vetëdije. Shpresojmë që Kryetari dhe kolegët opozitarë që kanë kërkuar të hetojnë, t’u kthehen pyetjeve dhe të lënë mënjanë deklaratat.

Të paktën deri në ditën që Komisioni mund të vendosë t’i thërrasë si dëshmitarë për aq shumë gjëra sa kanë deklaruar dhe pretendojnë se dinë. Atë ditë mund të DEKLAROJNË gjerë e gjatë! Deri atë ditë është mirë të pyesin dhe të dëgjojnë, pra të hetojnë. Dje u larguam, pasi me keqardhje konstatuam sesi ligji shkelej si të ishte bishti i një cigareje, që e ke ndezur sa për të kaluar mërzitjen apo sëkëlldinë e radhës. Shkelej me këmbë, me duar e me fjalë. U larguam sepse largimi ishte e vetmja mënyrë për të ndalur shkeljen e ligjit.

tims

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen