Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se përmes avokatit të tij, Meta ka ofruar një garanci pasurore prej 50 mijë eurosh.
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë. Mësohet se përmes avokatit të tij, Meta ka ofruar një garanci pasurore prej 50 mijë eurosh.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 04.05.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 120 akti, datë 22.04.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit I.M: “Ankim kundër vendimit nr. 242, datë 24.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit personal të arrestit në burg, në një masë tjetër: arrest në shtëpi, garanci pasurore, detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ose ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe vendosi: – Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri I.M., nëpërmjet mbrojtësit av. Kujtim Cakrani, ndaj disponimit nr. 242, datë 24.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. – Ky vendim t’i njoftohet palëve. – Ndaj këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë. Tiranë, më 04.05.2026.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
Gjykata e Larte TIRANË- Një vendim me ndikim të gjerë në praktikën gjyqësore pritet të merret këtë të...
Pamjet TIRANË- Ngjarja e djeshme në Durrës, ku u vranë dy fëmijë të mitur 10 dhe 12 vjeç ka rikthyer në pah ...
Edi Rama ARMENI- Kryeministri Edi Rama mbërriti këtë mëngjes në vendin ku do të mbahen punimet Samitit të 8-të t&eu...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se vrasësit e fëmijëve në Durrës dhe mbrojtësve të tij ndësh...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik sot në Durrës ku humbë...
EDI RAMA DURRËS- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Durrës, ku humbë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Edi Ramës, duke i cil&eu...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Armenisë për të marrë pje...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Korçë, për procesin e...
Ervin Salianji dhe Sali Berisha TIRANË- Ish deputeti Ervin Salianji ka shtuar akuzat në drejtim të kreut të PD Sali Berisha, duke dekla...